Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. A është Luis Diaz kandidat për “Topin e Artë”? “Blerja e sezonit” në Evropë që mund ta çojë Bayern Munichun drejt lavdisë
Aktualitet

A është Luis Diaz kandidat për “Topin e Artë”? “Blerja e sezonit” në Evropë që mund ta çojë Bayern Munichun drejt lavdisë

• 6 Maj, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Luis Diaz po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm te Bayern Munich dhe emri i tij po përmendet gjithnjë e më shpesh edhe në garën për Topin e Artë. Kolumbiani ka treguar jo vetëm talentin për ndeshje të mëdha, por edhe një ndikim konstant që e ka kthyer në një nga transferimet më të suksesshme të sezonit në Evropë.

Në ndeshjen e Bundesligës ndaj St. Pauli më 29 nëntor, Diaz realizoi një moment magjik: i rrëzuar në zonë, ai e mbajti topin nën kontroll dhe, thuajse nga toka, e devijoi saktë për Joshua Kimmich, duke krijuar aksionin e golit.

Trajneri Vincent Kompany nuk u habit aspak, sepse – siç kujtoi edhe vetë – vetëm tri javë më parë ndaj Union Berlin, Diaz kishte mbajtur një top të “humbur” brenda fushës me një rrëshqitje dhe më pas shënoi nga një kënd pothuajse i pamundur.

Read more:Natë vendimtare në Mynih: Bayern dhe PSG luftojnë për një vend në finalen e madhe

“Lucho ka një lloj kreativiteti kaotik. Ai mund të bëjë diçka edhe në kaos. Si mbrojtës, gjithmonë e kam pasur të pakëndshme të luaj kundër lojtarëve të tillë, sepse kurrë nuk e di nëse ti e ke topin nën kontroll apo e ka ai”, deklaroi Kompany.

Nga “i shitshëm” te Liverpooli, në “pazarin” e dekadës te Bayern Munich

Një pjesë e rëndësishme e historisë së Diaz është fakti se Liverpooli e shiti verën e kaluar, pas bllokimit të bisedimeve për rinovim kontrate dhe kërkesave për pagë që klubi nuk i plotësoi. Në një verë me shpenzime të mëdha, largimi i tij u bë i pashmangshëm sapo Bayerni pranoi çmimin e kërkuar.

Read more:Arsenali arriti finalen e Ligës së Kampionëve pa asnjë humbje – vetëm katër ekipe e kanë fituar këtë garë në këtë mënyrë në shekullin e 21-të

Liverpooli e konsideroi rreth 75 milionë euro një shumë të mirë për një sulmues 28-vjeçar, por në retrospektivë, Diaz është kthyer në një “goditje” për Bayern – sidomos duke pasur parasysh se disa nga blerjet e shtrenjta të “Reds” nuk kanë funksionuar siç pritej.

Pas një paraqitjeje shumë të fortë ndaj Atalantës në 1/8 e finales së Champions, Kompany e vlerësoi hapur: “Lucho i sjell shumë ekipit. Driblon, krijon raste, shënon dhe ka mentalitet të madh. Mund ta përgëzosh vetëm klubin për një transferim të tillë”.

This Luis Díaz finish 🫢#UCL pic.twitter.com/EVMY68TxZp
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) March 23, 2026

“Përshtatja perfekte” në Mynih

Edhe pse ishte bërë temë e nxehtë, Diaz nuk ishte objektivi i parë i Bayernit në afatin kalimtar. Emra si Bradley Barcola, Nico Williams dhe Rafael Leao ishin më lart në listë, por pasi u kuptua se ishin të paarritshëm, bavarezët u kthyen te Diaz dhe vendosën ta mbyllin me çdo kusht marrëveshjen.

Read more:Ministri i Jashtëm gjerman thirrje Iranit: Braktisni programin e raketave balistike

Drejtori sportiv Max Eberl insistoi se klubi ishte i bindur për zgjedhjen: “Ishim të bindur se Luis do të ishte përshtatje perfekte – jo vetëm për gola dhe asistime, por edhe për qëndrimin dhe intensitetin e tij”.

Shembull në punë dhe presion

Sipas Kompanyt, Diaz u paraqit në ditën e parë të stërvitjes në gjendje fizike dhe mendore më të mirë se kushdo tjetër në skuadër. Ai shënoi që në debutim (Superkupë ndaj Stuttgartit) dhe vazhdoi me gola edhe në ndeshjet e para të Bundesligës.

Ikona e Bayernit, Philipp Lahm, veçoi një element kyç, punën pa top.

Read more:VLEN: “Muaji i Evropës” sjell qasje të re, integrimi evropian më afër qytetarëve dhe përfitimeve konkrete

“Ajo që e bën Diaz të veçantë është se ai është edhe punëtor. Ai punon në të dy drejtimet: përpara, por edhe në mbrojtje”, u shpreh Lahm.

Me këtë profil – talent, ndikim në ndeshje të mëdha dhe disiplinë pune – Luis Diaz po e justifikon plotësisht statusin e “blerjes së sezonit” dhe po e vendos veten në qendër të vëmendjes, si për Bayernin në Champions, ashtu edhe për ambiciet personale në garën për çmimet më të mëdha. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

U padit nga deputetët e PD për mos përmbushje të cilësive të një ministri, sot seanca në Kushtetuese për Diellën

Aktualitet

I dënuar për ‘vrasje me dashje’/ Ndërron jetë nga arresti kardiak, 73-vjeçari ishte transferuar nga burgu i Lezhës në QSUT për trajtim të specializuar

Tags: #Bayern munich #Berlin #Bradley barcola #Bundesliga #champions league #Kreativiteti #Liga e kampionëve #Liverpooli #Luis diaz

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • U padit nga deputetët e PD për mos përmbushje të cilësive të një ministri, sot seanca në Kushtetuese për Diellën
  • I dënuar për ‘vrasje me dashje’/ Ndërron jetë nga arresti kardiak, 73-vjeçari ishte transferuar nga burgu i Lezhës në QSUT për trajtim të specializuar
  • Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të martë
  • Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti
  • E rëndë në Vlorë/ Një grua futet me thikë në Gjykatën e Shkallës së Parë, arrestohet nga forcat e policisë
Nga të njëjtat tag-e
  • Konferenca ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian më 26 maj, Rama: Molotovarët u lëshuan të dëshpëruar rrugëve për ta djegur medoemos Shqipërinë në sytë e botës
  • Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian më 26 maj, Rama: Molotovarët e Tiranës u lëshuan të dëshpëruar në një ofensivë të pashoqe energjie negative
  • Cardinale mbledh Milanin në Londër, projektohet shkarkimi i Igli Tares! Ibra merr ‘peshë’ në klub
  • Historic day in Stuttgart: The new Prime Minister is originally from Turkey, the first lady an Albanian from Canada
  • “Më vjen keq për të, kjo është e turpshme”, Emery për lojtarin e huazuar që nuk po luan
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Botë Panik në tregjet kineze, manjati i bursës humbet një të katërtën e pasurisë brenda një dite 4 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Aksident në Vaqarr/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin, të përfshirë një grua shtatzënë dhe gjashtë fëmijë 4 lexime · 14 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet E rëndë në Durrës, dy persona i japin fund jetës 4 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Hapen aplikimet për subvencione, mbi 5 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare, ende pa datë për IPARD III 4 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

U padit nga deputetët e PD për mos përmbushje të cilësive të një ministri, sot seanca në Kushtetuese për Diellën

Sot në orën 11 nis në gjykatën kushtetuese seanca për ministren e parë të Inteligjencës Artificiale, Diella. Siç…

• 29 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

I dënuar për ‘vrasje me dashje’/ Ndërron jetë nga arresti kardiak, 73-vjeçari ishte transferuar nga burgu i Lezhës në QSUT për trajtim të specializuar

Një i burgosur 73-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme nga arresti kardiak. Siç njofton Drejtoria e Përgjithshme…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të martë

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by