Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. VIDEO – Zgjedhjet në Gjermani/ Auron Dodi nga DW: E majta fiton Berlinin, AfD në MV. Ç’bën Merz?
Politikë

VIDEO – Zgjedhjet në Gjermani/ Auron Dodi nga DW: E majta fiton Berlinin, AfD në MV. Ç’bën Merz?

• 26 Shtator, 2026 • 7 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Zgjedhjet rajonale në Gjermani kanë sjellë një tjetër tronditje për politikën tradicionale, me forcimin e partive në skajet e spektrit politik dhe një rezultat të dobët për CDU-në e kancelarit Friedrich Merz. Në Berlin, fitorja e së Majtës ka hapur negociatat për formimin e qeverisë së re, ndërsa në Mecklenburg-Pomeraninë Perëndimore AfD-ja doli forcë e parë, edhe pse pritet të mbetet në opozitë.

Për të kuptuar reagimin e kancelarit Merz, pasojat e këtyre rezultateve dhe se çfarë pritet të ndodhë në politikën gjermane në vijim, News24 bisedoi me gazetarin e Deutsche Welle, Auron Dodi.

Si reagoi Berlini zyrtar për rezultatin?
Auron Dodi:
Kancelari Friedrich Merz e pranoi përgjegjësinë për rezultatin e zgjedhjeve, por vetëm pjesërisht. Ai pranoi të hënën (21.09.) që pakënaqësia ndaj qeverisë së tij dhe mospëlqimi i performancës së tij kontribuan në “rezultatin dramatik” për CDU-në. Por tha se shkaqet shkojnë „shumë përtej meje personalisht“. Ai kujtoi se Gjermania po përjeton një „ndryshim të thellë të sistemit të partive politike“, ashtu si edhe vende të tjera.

Merz-i u shpreh se mbi 40 përqind e votuesve në landin e Berlinit, votuan për forca që i quajti „destruktive“, ku përfshiu edhe Të Majtën; forca që duan t’i „joshin njerëzit me zgjidhje radikale dhe të thjeshta“. Por, tha ai, „kushdo që ka qeverisur ndonjëherë e di se nuk ka zgjidhje të thjeshta.“

Kancelari pranoi se trajtimi i shqetësimeve për punën, familjen dhe shëndetin është „përgjegjësi historike“, e koalicionit të tij dhe e partive të qendrës. Por tha se nuk do të lëvizë nga strategjia e reformave. Shtoi se përgatitja e vendit për të ardhmen është detyrë e të gjithë qendrës politike.

Read more:Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Morinë 34-vjeçari nga Kosova (EMRI)

Në fakt, në landin Meklenburg-Pomerani Perëndimore, CDU-ja për herë të parë që nga viti 1949 mbeti jashtë parlamentit të një landi. Kurse AfD-ja doli edhe atje e para (pas fitores në Saksoni-Anhalt) dhe mori 38 përqind. Ndërsa në landin e Berlinit, CDU humbi gati dhjetë pikë, po ashtu përballë AfD-së. Me 18,8 përqind CDU-ja përfundoi në Berlin pas partisë E Majta (Die Linke).

Skajet politike po forcohen qartë në rajonet e Gjermanisë, ndonëse janë larg pushtetit qendror. Merz ka premtuar edhe herë tjetër hapa. Çfarë do të jetë ndryshe tani?

Pyetje e kuptueshme. Gjermania ndodhet në një proces shndërrimi, para sfidave madhore ekonomike dhe politike. Ende është në pozitë më të mirë krahasuar me fqinjët. Po çelësin e vetëm të artë, për zgjidhjet, askush nuk e ka vërtet.

Debati në Gjermani nuk është vetëm sa reforma duhen bërë, por edhe sa sociale duhet të mbetet politika e qeverisë.

Read more:Historic day in Stuttgart: The new Prime Minister is originally from Turkey, the first lady an Albanian from Canada

Këtu CDU-ja ka fërkime me socialdemokratët, partnerët e saj më të vegjël në qeveri. Sepse SPD nuk dëshiron që të jetë baza e saj elektorale që të mbajë peshën më të madhe të reformave.

Fakti që Merz-i i falënderoi këtë javë shprehimisht socialdemokratët, që do të rrinë në qeverinë qendrore, tregon se vazhdimi i koalicionit nuk është i vetëkuptueshëm. Po ky, mendoj, se është edhe një sinjal ndaj socialdemokratëve, që reformat e miratuara bashkërisht në qeveri t’i mbështesin edhe kur të diskutohen në parlamentin federal, në Bundestag.

Socialdemokratëve u dha zemër tani edhe rezultati i fortë i Manuela Schwesigut në Mecklenburg-Pomerani-Perëndimore. Schwesig është kundër reformave të qeverisë për pensionet. Njëkohësisht: as SPD-ja dhe as CDU-ja nuk mund t’ia lejojnë vetes një krizë qeveritare përballë sondazheve.

Çfarë hapash të tjerë priten nga CDU?
Kjo mbetet të shihet. Një diskutim për ta ndërruar kancelarin nuk ka në medie. Asnjëri nga konkurrentët potencialë nuk ka vendosur ta sfidojë kancelarin aktualisht. Po, pas 16 muajsh në detyrë, mbështetja për Merzin është në një nivel të ulët historik.

Read more:Fundi i tensioneve? Merz telefonatë me Trump, Pata një bisedë shumë të mirë me presidentin

Ka kritika për drejtimin e partisë, edhe brenda CDU-së. P.sh. krahu i punëmarrësve dhe krahu social i CDU-së kërkuan këtë javë që partia t’u kushtojë më shumë vëmendje çështjeve sociale. Kryetari i krahut të punëmarrësve në CDU, Dennis Radtke, tha se CDU-ja duhet të kuptojë më mirë se si po përballen qytetarët me rritjen e kostos së jetesës.

Kurse kryeministri i landit të Hessenit, nga landet më të pasura, Boris Rhein, u shpreh kundër çdo ideje të rritjes së taksave. Por kërkoi gjithashtu që problemet konkrete të përditshmërisë së qytetarëve të vendosen në qendër të politikës.

Ish-politikani i lartë i CDU-së, Elmar Brok, kritikoi ndikimin e madh të krahut ekonomik në CDU. Ai paralajmëroi se një kurs thjesht liberal në ekonomi mund ta dëmtojë rëndë CDU-në.

Po në landin e Berlinit dhe në Meklenburg-Pomeraninë Perëndimore, çfarë po ndodh pas zgjedhjeve?
Partia E Majta, që i fitoi në Berlin zgjedhjet qartë, me 25,7 përqind, po përpiqet të krijojë një qeveri me Të Gjelbrit dhe me SPD. Janë zhvilluar bisedime joformale midis kësaj partie dhe Të Gjelbërve.

Read more:“Sot vendi i çdo demokrati është në shesh”, Berisha: Zhvillimet kërkojnë që PD t’u përgjigjet flakë për flakë!

Por para negociatave të rregullta duhet të sqarohen çështje delikate. Ndër to janë antisemitizmi, i pranishëm, me sa duket, në disa pjesë të partisë E Majta; si dhe kërkesa e kësaj partie për ta zgjidhur problemin e madh të banesave në Berlin edhe duke i kaluar në pronë shoqërore pasuritë e kompanive të mëdha të banimit.

Në nivel qendror, kancelari Merz paralajmëroi paraqitjen e një ligji pengues federal, nëse do të synohet vërtet shtetëzimi në Berlin, nga partia E Majta.

Pra mbetet e paqartë, nëse Elif Eralp, drejtuesja me origjinë turke e partisë E Majta, do të drejtojë Berlinin?
Po. Disa politikanë Të Gjelbër dhe socialdemokratë kanë rezerva ndaj një aleance me partinë E Majta. Në fakt, shifrat mjaftojnë që Berlinin ta qeverisin edhe CDU, Të Gjelbrit dhe socialdemokratët. CDU doli e dyta në Berlin, me 18,8 përqind, AfD doli e treta, me 16,3 përqind, po me të nuk formojnë koalicion. (Të Gjelbrit e SPD dolën të katërtët e të pestët, me 14,3 përqind dhe 12,1 përqind)

Po situata në landin Mecklenburg-Pomerani Perëndimore?
Dy ngjarjet e bujshme në landin e vogël lindor të Mecklenburg-Pomeranisë Perëndimore ishin dalja numër 1 atje e AfD-së – dhe moshyrja dot e CDU-së në parlament.

Read more:“Një nga lëvizjet më të mëdha qytetare që nga rënia e sistemit komunist”/ 23 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

AfD-ja i fitoi zgjedhjet rajonale me 38,2% dhe arrin 45% të mandateve në parlamentin e landit. Por do të rrijë në opozitë, duke bërë presion që atje, meqenëse asnjë parti nuk do bashkëpunim me të.

Kështu që pritet që socialdemokratët, nën kryeministren Manuela Schwesig, që dolën të dytët, me 35,5 %, të vazhdojnë ta qeverisin landin.

Do të pasojnë negociata të saj me partinë E Majta dhe me Të Gjelbrit.

Lexo edhe
Politikë

VIDEO/ “Ndihem i tradhtuar nga Joe Biden”! Deklarata e Ramës nga New York: SHBA mund të kishin bërë më shumë për Hashim Thaçin, ajo farsë s’duhet të kishte nisur

Politikë

Eric Wendt merr zyrtarisht detyrën, ambasada Amerikane i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri. Zbardhet takimi me presidentin Begaj

Tags: #Berlin #Berlini #CDU #Detyrë #Deutsche welle #Ekonomi #Friedrich Merz #gjermani

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • VIDEO/ “Ndihem i tradhtuar nga Joe Biden”! Deklarata e Ramës nga New York: SHBA mund të kishin bërë më shumë për Hashim Thaçin, ajo farsë s’duhet të kishte nisur
  • Eric Wendt merr zyrtarisht detyrën, ambasada Amerikane i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri. Zbardhet takimi me presidentin Begaj
  • “Foli për Diellën dhe jo për Thaçin!”, Mediu sulmon Ramën për deklaratën në OKB: Heshti për Kosovën, asnjë kundërshtim për Vuçiçin!
  • VIDEO/ Auron Dodi: Zgjedhjet në Gjermani tronditin CDU-në e Merz, forcohen e Majta dhe AfD-ja. Çfarë pritet pas rezultatit?
  • Eric Wendt nis zyrtarisht detyrën si ambasador i SHBA në Tiranë, Presidenca ndan pamjet e takimit me Begajn tek Pallati i Brigadave (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEO/ Auron Dodi: Zgjedhjet në Gjermani tronditin CDU-në e Merz, forcohen e Majta dhe AfD-ja. Çfarë pritet pas rezultatit?
  • Ambasadori i SHBA Eric Wendt dorëzon letrat kredenciale te Presidenti i Republikës, largohet nga Pallati i Brigadave pas më shumë se një ore (VIDEO)
  • “U emërua në atë post jashtë çdo kriteri”, Berisha për skandalin e SHISH-it: Vlora Hyseni është kthyer për t’u dhënë reston bashkëpunëtorëve që e tradhtuan
  • Eric Wendt dorëzon letrat kredenciale te Presidenti i Republikës, ambasadori i SHBA largohet nga Pallati i Brigadave pas më shumë se një ore
  • “Korrupsioni është taksa e fshehtë për çdo familje shqiptare, duhet rrëzuar qeveria e Ramës”, Tabaku: Industria kërkon mbështetje, qeveria bën struktura si KAYO
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve 19 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Vlora Hyseni nën akuzë në Shqipëri/ Media rumune: Është stërvitur nga “Gjenerali i Zi”, Coldea ishte këshilltar i kryeministrit Rama dhe…. 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta i ka dhënë frytet, presim vetëm rrëzimin e qeverisë”/ “Kriminel, e gjithë Shqipëria të urren”, goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata: Ja si reagoi kryeministri 15 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Politikë “15 mijë euro një dhomë hoteli”/ Mariana Koçeku për videon e shpërndarë nga shqiptarët në New York: Rama harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë 13 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Politikë Akademikët shqiptarë hedhin hapa konkretë për demokracinë, institucionet dhe integrimin europian 13 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Protestuesit i zunë pritë Ramës në Nju Jork/ Shehaj: Kryeministri ka mbi 100 ditë që i injoron, duhet të largohet 12 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Politikë Këlliçi bën deklaratën e fortë: Janë porositur për të vrarë Ahmetajn jashtë shtetit! 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

VIDEO/ “Ndihem i tradhtuar nga Joe Biden”! Deklarata e Ramës nga New York: SHBA mund të kishin bërë më shumë për Hashim Thaçin, ajo farsë s’duhet të kishte nisur

Një deklaratë e papritur dhe me tone të forta e kryeministrit Edi Rama nga Nju Jorku ka tërhequr…

• 34 minuta më parë • 4 min lexim
Politikë

Eric Wendt merr zyrtarisht detyrën, ambasada Amerikane i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri. Zbardhet takimi me presidentin Begaj

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka uruar mirëseardhje ambasadorit të ri të SHBA-ve që do të përfaqësojë Amerikën…

• 34 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Foli për Diellën dhe jo për Thaçin!”, Mediu sulmon Ramën për deklaratën në OKB: Heshti për Kosovën, asnjë kundërshtim për Vuçiçin!

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar ashpër ndaj fjalimit të Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e…

• 34 minuta më parë • 9 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by