Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Sezoni turistik në Strugë me çmime të reja parkimi
Aktualitet

Sezoni turistik në Strugë me çmime të reja parkimi

• 6 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Struga këtë verë do t’i presë turistët dhe mërgimtarët me çmime më të larta për parkim në zonën qendrore urbane dhe çmime më të ulëta në zonat periferike.

Aktualisht, çmimi është 40 denarë për orën e parë të parkimit, 30 denarë për orën e dytë dhe 20 denarë për orën e tretë. Sipas autoriteteve, këto kanë qenë tarifa të ulëta dhe deri më tani nuk janë ndërmarrë masa për ndryshimin e tyre.

Read more:700 lekë për plazhet publike në Vlorë, kryebashkiakja Mersini sqaron vendimin e Këshillit: Do ketë edhe hapësira falas për qytetarët që marrin çadrat me vete

“Mendoj se do të ketë rritje të çmimeve për parkim, por edhe ulje të caktuar të çmimeve në disa zona, sepse në pjesët qendrore të qytetit sigurisht që do të ketë tarifa më të larta krahasuar me zonat periferike, ku çmimet do të jenë më të ulëta. Në këtë mënyrë qytetarët do të kenë mundësi të parkojnë më lirë në varësi të lokacionit. Kjo do t’u mundësojë qytetarëve që duhet të lëvizin ose të shkojnë drejt qendrës së qytetit, të kenë opsione të ndryshme për parkim. Gjithashtu do të vendoset platformë e veçantë dhe do të bëhet ndarja në zona sipas çmimeve, të cilat do të varen nga vendndodhja e parkingut”, deklaroi Mendi Qyra – kryetar i Komunës së Strugës .

Nga Ndërmarrja Publike “Eko Struga”, e cila menaxhon hapësirat e parkimit në qytet, thonë se kanë trashëguar borxh prej 1.5 milionë denarë. Akuzojnë se ndërmarrja ka funksionuar si kompani private e udhëheqjes së mëparshme.

Read more:Kamerat e "Safe City" në Ohër dhe Strugë do të aktivizohen përpara sezonit turistik

“Janë vërejtur shumë dyshime për keqpërdorime financiare, duke filluar nga të ardhura të regjistruara në nivele të ulëta, shpenzime të panevojshme, deri te fatura të dyshimta. Në korrik të vitit 2025, në periudhë kur është pothuajse e pamundur të gjendet vend parkimi në qytet, janë regjistruar vetëm 5000 denarë qarkullim. Sa i përket faturave të dyshimta, ka shumë raste ku me mjetet e ndërmarrjes janë blerë sasi të mëdha të pijeve alkoolike dhe produkte të tjera, të cilat nuk përputhen me nevojat e ndërmarrjes apo të punonjësve”, tha Abduladi Shazimanoski – drejtor i “Eko Struga”.

Read more:Fatos Çoçoli: Pashalimani, nga Kinostudjo në… prodhim!

Vetëm për qira të zyrave ku ishte e vendosur ndërmarrja, janë shpenzuar rreth 10.000 euro në vit. Tani ndërmarrja është zhvendosur në hapësira komunale. Shazimanoski thotë se të gjitha parregullsitë e konstatuara gjatë kontrollit të brendshëm do t’u dorëzohen organeve përkatëse ndërsa do të kërkohet edhe kontroll nga Enti Shtetëror për Revizion./Alsat.mk.

Lexo edhe
Aktualitet

Skafi u afrohet pushuesve në Ksamil, drejtuesi i mjetit lundrues nuk i bindet as Policisë Kufitare

Aktualitet

Mjeti përfshihet nga flakët në aksin Korçë-Ersekë, shpëton mrekullisht shoferi, shkrumbohet “Benz”-i

Tags: #Hapesira #kompani #Komuna e strugës #Private #Produkte #Strugë #Tarifa

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Skafi u afrohet pushuesve në Ksamil, drejtuesi i mjetit lundrues nuk i bindet as Policisë Kufitare
  • Mjeti përfshihet nga flakët në aksin Korçë-Ersekë, shpëton mrekullisht shoferi, shkrumbohet “Benz”-i
  • Të rinjtë drejt profesioneve, Platforma digjitale lidh shkollat profesionale me tregun e punës në Korçë
  • Arrestohet roja private që u përplas me protestuesin në Zvërnec, reagon kompania: E papranueshme vazhdimi i marrëdhënies kontraktuale me këtë shoqëri, organet kompetente të hetojnë
  • Emri i tij nuk ishte në listat e kandidatëve për Këshillin Kombëtar, Spaho: Me këtë ekip drejtues që ka PD, më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet
Nga të njëjtat tag-e
  • Arrestohet roja private që u përplas me protestuesin në Zvërnec, reagon kompania: E papranueshme vazhdimi i marrëdhënies kontraktuale me këtë shoqëri, organet kompetente të hetojnë
  • Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës
  • “Investim 4 miliardë euro”/ Debati për projektin në Zvërnec, reagon kompania që ka marrë përsipër projektin: Prona është private, gjithçka po bëhet sipas ligjit
  • Shkresa/ Konflikti i dy kompanive dhe bllokimi i punimeve në Aeroportin e Vlorës, ministri Karakaçi u jep ultimatum: Keni 30 ditë afat të zgjidhni mosmarrëveshjet
  • Lidhje me grupe të strukturuara kriminale në trafikun dhe kultivimin e narkotikëve, SPAK çon për gjykim tre punonjës policie
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Aksident në rreth-rrotullimin e Kolonjës, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset një grua 5 lexime · 5 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës 4 lexime · 19 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Nisin ndëshkimet e sezonit veror! Pushuesit po laheshin në det, Jet Ski-a i afrohet shumë pranë, gjobitet drejtuesi i mjetit lundrues 4 lexime · 5 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Lufta ndaj krimit dhe pastrimit të parave, Ambasada e SHBA nis trajnimin e zyrtarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe RMV 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Kryeministri Rama ndan pamje nga Tirana: Kryeqyteti zgjohet mes qindra turistëve 3 lexime · 4 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Zjarr pranë Ranës së Hedhun në Shëngjin, zona me pisha përfshihet nga flakët 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, pësojnë sërish ulje nafta dhe benzina 3 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Skafi u afrohet pushuesve në Ksamil, drejtuesi i mjetit lundrues nuk i bindet as Policisë Kufitare

Konstatohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare një mjet lundrues, i cili shkeli tapat kufizuese duke u…

• 27 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Mjeti përfshihet nga flakët në aksin Korçë-Ersekë, shpëton mrekullisht shoferi, shkrumbohet “Benz”-i

Një mjet është përfshirë nga flakët në aksin Korçë-Ersekë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet tip “Benz”…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Të rinjtë drejt profesioneve, Platforma digjitale lidh shkollat profesionale me tregun e punës në Korçë

Mungesa e lidhjes mes arsimit dhe tregut të punës mbetet një nga sfidat kryesore për të rinjtë shqiptarë.…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by