Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Sezoni turistik në Strugë me çmime të reja parkimi
Aktualitet

Sezoni turistik në Strugë me çmime të reja parkimi

• 6 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Struga këtë verë do t’i presë turistët dhe mërgimtarët me çmime më të larta për parkim në zonën qendrore urbane dhe çmime më të ulëta në zonat periferike.

Aktualisht, çmimi është 40 denarë për orën e parë të parkimit, 30 denarë për orën e dytë dhe 20 denarë për orën e tretë. Sipas autoriteteve, këto kanë qenë tarifa të ulëta dhe deri më tani nuk janë ndërmarrë masa për ndryshimin e tyre.

Read more:700 lekë për plazhet publike në Vlorë, kryebashkiakja Mersini sqaron vendimin e Këshillit: Do ketë edhe hapësira falas për qytetarët që marrin çadrat me vete

“Mendoj se do të ketë rritje të çmimeve për parkim, por edhe ulje të caktuar të çmimeve në disa zona, sepse në pjesët qendrore të qytetit sigurisht që do të ketë tarifa më të larta krahasuar me zonat periferike, ku çmimet do të jenë më të ulëta. Në këtë mënyrë qytetarët do të kenë mundësi të parkojnë më lirë në varësi të lokacionit. Kjo do t’u mundësojë qytetarëve që duhet të lëvizin ose të shkojnë drejt qendrës së qytetit, të kenë opsione të ndryshme për parkim. Gjithashtu do të vendoset platformë e veçantë dhe do të bëhet ndarja në zona sipas çmimeve, të cilat do të varen nga vendndodhja e parkingut”, deklaroi Mendi Qyra – kryetar i Komunës së Strugës .

Nga Ndërmarrja Publike “Eko Struga”, e cila menaxhon hapësirat e parkimit në qytet, thonë se kanë trashëguar borxh prej 1.5 milionë denarë. Akuzojnë se ndërmarrja ka funksionuar si kompani private e udhëheqjes së mëparshme.

Read more:Kamerat e "Safe City" në Ohër dhe Strugë do të aktivizohen përpara sezonit turistik

“Janë vërejtur shumë dyshime për keqpërdorime financiare, duke filluar nga të ardhura të regjistruara në nivele të ulëta, shpenzime të panevojshme, deri te fatura të dyshimta. Në korrik të vitit 2025, në periudhë kur është pothuajse e pamundur të gjendet vend parkimi në qytet, janë regjistruar vetëm 5000 denarë qarkullim. Sa i përket faturave të dyshimta, ka shumë raste ku me mjetet e ndërmarrjes janë blerë sasi të mëdha të pijeve alkoolike dhe produkte të tjera, të cilat nuk përputhen me nevojat e ndërmarrjes apo të punonjësve”, tha Abduladi Shazimanoski – drejtor i “Eko Struga”.

Read more:Fatos Çoçoli: Pashalimani, nga Kinostudjo në… prodhim!

Vetëm për qira të zyrave ku ishte e vendosur ndërmarrja, janë shpenzuar rreth 10.000 euro në vit. Tani ndërmarrja është zhvendosur në hapësira komunale. Shazimanoski thotë se të gjitha parregullsitë e konstatuara gjatë kontrollit të brendshëm do t’u dorëzohen organeve përkatëse ndërsa do të kërkohet edhe kontroll nga Enti Shtetëror për Revizion./Alsat.mk.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Hapesira #kompani #Komuna e strugës #Private #Produkte #Strugë #Tarifa

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Denoncimi i Klevis Balliut: Skemë vjedhje te Ushtria e firmosur nga Balluku. Ja si Ron Yeffet, miku i Ramës dhe KAYO zhvatin miliona euro tendera (VIDEO)
  • “Ministria e Mbrojtjes shpall fituese kompaninë me ofertë 2.7 milionë euro më të lartë për blerjen e avionëve zjarrfikës”/ Salianji: Qeveria nuk heq dorë nga korrupsioni. SPAK të hetojë
  • “Protesta i çori maskën politikës. Duhet presion popullor e ndërkombëtar!”/ Lisandër Hoxha: Rama po centralizon pushtetin me “Territorialen”, qytetarët duhet të ngrihen në revoltë
  • Rama mund ta fusë Shqipërinë në fazën e “jostabilitetit të menaxhuar” – Ide
  • Rama prezanton aneksin e “Besës”, mesazh të tijëve: Isha në varrezat e partive që humbën, ato nisën me veshë hapur dhe qeverisën me veshë mbyllur. Ndryshkja nuk është e pashmangshme
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Berisha: Do bëjmë gjithçka që Olsi Rama të hetohet nga drejtësia amerikane, nuk e votojmë ligjin e lojërave të fatit 19 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Politikë Emërimi i ish-anëtares së Kryesisë së PD në qeveri/ Berisha: Korruptimi i opozitës është politikë kryesore e Ramës 19 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Denoncimi i Klevis Balliut: Skemë vjedhje te Ushtria e firmosur nga Balluku. Ja si Ron Yeffet, miku i Ramës dhe KAYO zhvatin miliona euro tendera (VIDEO) 18 lexime · 16 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama duhet të tërhiqej, kërkohet qeveri tranzitore”/ Aulon Kalaja: Rezistenca e protestës heroike, Europa e ka mbështetur! “Besa” e Ramës? Si karamele propagandistike 16 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Duam dorëheqjen e Ramës dhe që kryeministri të ketë vetëm dy mandate gjatë jetës politike”/ Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba e sorra kundër korrupsionit 12 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, minatori 40-vjeçar mbetet i bllokuar, ende nuk dihet fati i tij 11 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Gjirokastër/ ’Cekja’ i Beratit dhe Baba Sheh Hormova përplasen me makinë, shpëtojnë pa lëndime 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by