Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Pesë shenjat e hershme të humbjes së kolagjenit dhe si ta ngadalësoni atë
Aktualitet

Pesë shenjat e hershme të humbjes së kolagjenit dhe si ta ngadalësoni atë

• 7 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kolagjeni përbën rreth 75 për qind të peshës së thatë të lëkurës. Me fjalë të thjeshta, ai është “skeleti mbështetës” që e mban lëkurën të fortë dhe në formë. Me kalimin e moshës, nivelet e kolagjenit fillojnë të ulen, gjë që sjell ndryshime të dukshme në lëkurë. Në fakt, pas moshës 25 vjeç, humbim rreth 1% të kolagjenit çdo vit. Kur lëkura humbet elasticitetin, fillojnë të shfaqen poret më të mëdha dhe rrudhat.

Sipas mjekes estetike Sophie Shotter, kolagjeni është një proteinë shumë e rëndësishme që mban fortësinë dhe elasticitetin e lëkurës.

Me kalimin e kohës, qelizat që prodhojnë kolagjen bëhen më pak aktive. Faktorët që e përshpejtojnë humbjen e tij janë ekspozimi në diell, ushqimi i dobët, stresi dhe ndryshimet hormonale, veçanërisht gjatë menopauzës.

Shenjat kryesore të humbjes së kolagjenit

1. Lëkura humbet fortësinë dhe fillon të varset

Lëkura bëhet më pak e qëndrueshme, poret duken më të mëdha dhe ajo hollohet gradualisht.

Read more:Pudra mund të duket si lëkurë e dytë, nëse e vendosni në këtë mënyrë

2. Lëkura bëhet më e thatë

Kolagjeni ndihmon në mbajtjen e lagështisë, ndaj kur ai ulet, lëkura thahet më lehtë.

3. Rrudhat dhe vijat e shprehjes bëhen më të dukshme

Rrudhat nuk zhduken më si më parë kur fytyra është në gjendje të relaksuar.

4. Lëkura duket më pak e plotë dhe elastike

Ajo nuk rikthehet më shpejt pas shtypjes si në moshë të re.

Read more:Operacioni dramatik në Afrikën e Jugut: Oficeri ulet me helikopter në lumin me krokodilë ‘për të nxjerrë biznesmenin e ngrënë nga njëra prej kafshëve’

5. Ndryshon forma e fytyrës

Lëkura hollohet, zona rreth syve duket më e thelluar dhe mund të shfaqen edhe ndryshime në flokë, thonj, madje edhe dhimbje në nyje.

Kolagjeni dhe menopauza

Gjatë menopauzës, nivelet e estrogjenit bien, dhe kjo ul ndjeshëm prodhimin e kolagjenit. Për këtë arsye, shumë gra vërejnë që lëkura bëhet më e hollë dhe më pak elastike në këtë periudhë.

A është humbja e kolagjenit e përhershme?

Trupi vazhdon të prodhojë kolagjen gjatë gjithë jetës, por me ritëm më të ngadalshëm. Disa kremra dhe përbërës aktivë mund ta stimulojnë prodhimin e tij, por efektet varen nga kujdesi i vazhdueshëm i lëkurës.

Si të ngadalësojmë humbjen e kolagjenit

Të shmanget duhani dhe ekspozimi i tepërt në diell;

Read more:Njollat kafe nuk vijnë vetëm nga dielli, ja gabimet e përditshme që po dëmtojnë lëkurën tuaj pa e kuptuar

Të përdoret krem mbrojtës SPF çdo ditë;

Të kemi gjumë të mjaftueshëm dhe të ulim stresin;

Të bëjmë aktivitet fizik rregullisht;

Të ushqehemi shëndetshëm me proteina, fruta, perime dhe vitamina;

Të përdorim produkte me përbërës që stimulojnë kolagjenin.

A funksionojnë kremrat me kolagjen?

Kremrat me kolagjen mund ta përmirësojnë pamjen e lëkurës në sipërfaqe, por nuk depërtojnë thellë sa për të ndaluar humbjen e kolagjenit në brendësi. Prandaj ato ndihmojnë më shumë për efekt kozmetik të menjëhershëm.

Në përgjithësi, mënyra më e mirë është kombinimi i një stili jetese të shëndetshëm me kujdes të rregullt të lëkurës.

Lexo edhe
Aktualitet

Kryeministri Rama ndan pamje nga Tirana: Kryeqyteti zgjohet mes qindra turistëve

Aktualitet

Shiste kokainë në kryeqytet, arrestohet 51-vjeçari/ Furnizonte edhe personat e tjerë që bënin shpërndarjen

Tags: #Aktivitet #Diell #Duhani #Humbja e kolagjenit #Kolagjeni #Kujdesi #Lëkura #Produkte

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kryeministri Rama ndan pamje nga Tirana: Kryeqyteti zgjohet mes qindra turistëve
  • Shiste kokainë në kryeqytet, arrestohet 51-vjeçari/ Furnizonte edhe personat e tjerë që bënin shpërndarjen
  • Nisin ndëshkimet e sezonit veror! Pushuesit po laheshin në det, Jet Ski-a i afrohet shumë pranë, gjobitet drejtuesi i mjetit lundrues
  • Partneriteti BE-SHBA dhe roli i pazëvendësueshëm i NATO-s në sigurinë Euro-Atlantike
  • Aksident në rreth-rrotullimin e Kolonjës, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset një grua
Nga të njëjtat tag-e
  • Mot i qëndrueshëm dhe kohë me diell, parashikimi për këtë të diel
  • Lidhje me grupe të strukturuara kriminale në trafikun dhe kultivimin e narkotikëve, SPAK çon për gjykim tre punonjës policie
  • Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për ditën e sotme
  • Kamioni me produkte mishi del nga rruga në ‘Rrugën e Kombit’, shoferi shpëton për mrekulli pas defektit në frenim
  • Event spektakolar i Arteve Marciale jashtë Shtëpisë së Bardhë, ndeshjet do të zhvillohen në ditëlindjen e 80-të të Donald Trump
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Aksident në rreth-rrotullimin e Kolonjës, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset një grua 5 lexime · 2 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet Lufta ndaj krimit dhe pastrimit të parave, Ambasada e SHBA nis trajnimin e zyrtarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe RMV 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës 4 lexime · 16 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Nisin ndëshkimet e sezonit veror! Pushuesit po laheshin në det, Jet Ski-a i afrohet shumë pranë, gjobitet drejtuesi i mjetit lundrues 4 lexime · 1 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Zjarr pranë Ranës së Hedhun në Shëngjin, zona me pisha përfshihet nga flakët 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, pësojnë sërish ulje nafta dhe benzina 3 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet U kapën duke transportuar 5 kilogramë kokainë me një furgon/ Arrestohen tre të rinjtë shqiptarë në Itali, i sekuestrohen mbi 6 mijë euro cash 3 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Kryeministri Rama ndan pamje nga Tirana: Kryeqyteti zgjohet mes qindra turistëve

Kryeministri Edi Rama ka uruar qytetarët përmes një postimi në rrjetet sociale këtë të diel. “Dhe me një…

• 35 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Shiste kokainë në kryeqytet, arrestohet 51-vjeçari/ Furnizonte edhe personat e tjerë që bënin shpërndarjen

Një 51-vjeçar është arrestuar pasi shiste kokainë në kryeqytet, por gjithashtu furnizonte edhe shpërndarësit e tjerë. Policia ka…

• 35 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Nisin ndëshkimet e sezonit veror! Pushuesit po laheshin në det, Jet Ski-a i afrohet shumë pranë, gjobitet drejtuesi i mjetit lundrues

Një rast shkeljeje është konstatuar në jug të vendit duke rrezikuar jetën e pushuesve, tashmë që sezoni veror…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by