Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Nisin punimet në rrugën Kijevë–Malishevë, investim 2.3 milionë euro për mbi 11 kilometra
Aktualitet

Nisin punimet në rrugën Kijevë–Malishevë, investim 2.3 milionë euro për mbi 11 kilometra

• 7 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kanë nisur punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale R119, në segmentin Kijevë–Malishevë, projekt në vlerë prej 2.3 milionë eurosh që parashihet të përfshijë rehabilitimin e mbi 11 kilometrave rrugë.

Në nisjen e punimeve, kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se ndërhyrja është “jetike” për Malishevën dhe zonën e Llapushës, duke theksuar se projektet infrastrukturore do të vazhdojnë edhe përkundër zhvillimeve politike.

“Janë bërë shumë përpjekje për të na ndalur… por ne nuk i ndalim punët e reja, të mira e gjithsesi të dobishme për qytetarët e Republikës”, u shpreh Kurti, duke shtuar se rindërtimi i kësaj rruge përbën investim të rëndësishëm për banorët e zonës.

Read more:Siguria e ushqimit dhe kontrollet për produktet e qumështit, Muja viziton pikat kufitare Merdarë dhe Hani i Elezit

Nënshkruhet kontrata për rrugën Kijevë–Malishevë

Sipas tij, rruga shërben si lidhje kyçe e Malishevës me pesë fshatra përgjatë këtij segmenti dhe projekti parasheh rindërtim të plotë, nga baza deri në asfaltimin final. Ai bëri të ditur se në këtë fazë po nis puna në një segment rreth 8.5 kilometra, ndërsa për pjesën e mbetur pritet të procedohet së shpejti me aktivitetet e prokurimit.

Kurti deklaroi se, sipas operatorit ekonomik, punimet pritet të përfundojnë brenda 225 ditëve pune, ndërsa projekti synon të rrisë sigurinë në qarkullim dhe të ulë kostot për bizneset. Ai përmendi se trajtimi i kanalizimit të ujërave atmosferikë do të jetë pjesë e punimeve, me qëllim që rruga të jetë më e qëndrueshme.

Read more:Luksemburgu mbështeti Kosovën me 50 milionë euro, Kurti i shpreh mirënjohje kryeministrit Frieden

Ndërkaq, ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, tha se për herë të parë po bëhet rehabilitim i plotë i kësaj rruge, e cila, sipas tij, ndër vite ishte trajtuar kryesisht përmes mirëmbajtjes.

“Kjo rrugë me dekada është menaxhuar përmes mirëmbajtjes… tani po rehabilitohet e tërë rruga, pra mbi 11 kilometra”, tha Basha, duke sqaruar se segmenti i parë prej rreth 8 kilometrash është pjesë e kontratës së parë, ndërsa më pas do të procedohet edhe me segmentin e dytë prej rreth 3 kilometrash.

Read more:KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo faturë e papaguar sot, është një rubinet më pak nesër

Ai shtoi se projekti parasheh edhe trotuare të reja aty ku ka nevojë, trajtim të ujërave atmosferikë dhe rregullim të stacioneve të autobusëve. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Albin kurti #Bizneset #Detyrë #dimal #Dimal basha #Gjakova #Gjakova lokale #Investim #Kjeva #Malisheva

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta e 105-të/ “4 mandate që ju gënjejnë dhe 36 vite që ju vjedhin”, Gazetari Osman Stafa: Kur shqiptarët bëhen bashkë, nuk ka pushtet që t’u dalë përpara
  • Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë” – Gjyqtari i GJKKO i përgjigjet Ramës: Shantazh politik, tenton të kontrollojë drejtësinë
  • Autokolona e diasporës “ngeci” në Mal të Zi/ Murataj: Qeveria “preu gojën”, nuk tha asnjë fjalë për shqiptarët e bllokuar
  • “Shqipëria nuk është pronë e Ramës, Ronëve apo Agasëve”/ Ina Zhupa: Protesta vazhdon dhe qytetarët nuk do të heshtin përballë grabitjes së vendit
  • Marrëveshja për huanë prej 302 milionë dollarësh pë mbrojtjen, Nufi: Konfirmim edhe një herë i besimit të SHBA te Shqipëria
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 11 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi 9 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Blindohen dyert e Kryeministrisë/ Gazetari Stafa: Protestues para godinës së qeverisë, disa e kanë rrethuar. Bllokohet dhe rruga tek Unaza 9 lexime · 12 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Kryeministri Rama nxiti konflikt mes pushteteve”/ Ish-prokurori Beci për pagat e magjistratëve: Qeveria konsumoi vepra penale të moszbatimit të vendimit të gjykatës 9 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Edhe sa vila e pasuri të tjera duhet të zbulohen”/ Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut? 8 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by