Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Siguria e ushqimit dhe kontrollet për produktet e qumështit, Muja viziton pikat kufitare Merdarë dhe Hani i Elezit
Aktualitet

Siguria e ushqimit dhe kontrollet për produktet e qumështit, Muja viziton pikat kufitare Merdarë dhe Hani i Elezit

• 6 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja së bashku me përfaqësues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), kanë zhvilluar sot një vizitë në pikat kufitare në Merdarë dhe Hani i Elezit, me qëllim të monitorimit të zbatimit të kontrolleve fitosanitare dhe veterinare, si dhe të masave të ndërmarra për mbrojtjen e tregut të qumështit dhe produkteve të tjera.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë kësaj vizite, Muja po ashtu është njoftuar me ecurinë e zbatimit të masave të reja, të cilat përfshijnë vendosjen e akcizës për qumështin pluhur dhe produktet që përmbajnë vaj palme, si dhe forcimin e kontrolleve për produktet e qumështit, produktet e tjera ushqimore dhe kafshët që hyjnë në Kosovë.

“Me këtë rast, është theksuar se të gjitha produktet e qumështit, si dhe produktet ushqimore dhe kafshët që importohen, po i nënshtrohen kontrolleve të shtuara dhe analizave laboratorike nga AUV-ja, në funksion të verifikimit të përbërjes, respektimit të standardeve dhe garantimit të cilësisë dhe sigurisë ushqimore për konsumatorët dhe për sektorin blegtoral në vend”, thuhet në njoftim.

Read more:Detyra jote është e thjeshtë, por sfiduese – duhet të gjesh se cila vazo do të thyhet

Ministri Muja gjatë kësaj vizite ka theksuar se zbatimi rigoroz i këtyre masave është thelbësor për mbrojtjen e tregut vendor të produkteve ushqimore dhe për krijimin e kushteve të barabarta për prodhuesit lokalë.

“Këto masa janë të domosdoshme dhe janë në interes të mbrojtjes së konsumatorit, garantimit të cilësisë dhe mbështetjes së prodhuesve vendorë dhe ekonomive familjare”, theksoi Muja, duke shtuar se do të vazhdojnë me kontrolle të shtuara në të gjitha pikat hyrëse, në mënyrë që çdo produkt që hyn në tregun vendorë të jetë në përputhje me standardet e përcaktuara.

Read more:Merret vendimi për paketë masash për mbrojtjen e tregut të qumështit dhe prodhimit vendor

Ai gjithashtu vlerësoi angazhimin e AUV-së dhe institucioneve të tjera relevante në zbatimin e këtij vendimi, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për garantimin e zbatimit të plotë të masave. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Armend muja #Detyrë #Hani i elezit #jetë #Kontrolle #kosove #Merdare #Ministria e bujqësisë #Produktet e qumeshtit #Qumështi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Spitalet janë skandal”/ Protestuesi: Rama të largohet dhe të na përfaqësojnë krerë të tjerë
  • Kremtohet ‘Dita e Kujtesës’ në Savër, të përndjekurit kërkojnë drejtësi e dëmshpërblim! Begaj: Kemi detyrim të mos harrojmë
  • Të dhënt e OKB/ Grigels Muçollari: 31.8% e shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore, dështim i qeverisë
  • “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh?
  • Hyn në fuqi ligji i ri i Policisë/ Drejtorët dhe shefat pa garë, kryepolici mbetet te blutë pas mandatit! Ulen vitet e pritjes për gradat, vlerësohen aktet heroike
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 24 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 21 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 15 lexime · 4 orë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 14 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 24 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 12 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by