Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Merret vendimi për paketë masash për mbrojtjen e tregut të qumështit dhe prodhimit vendor
Aktualitet

Merret vendimi për paketë masash për mbrojtjen e tregut të qumështit dhe prodhimit vendor

• 28 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja ka bërë të ditur për marrjen e një vendimi për zbatimin e një pakete të gjerë masash në tregun e qumështit në Kosovë.

Muja përmes një konference për media ka thënë se këto masa synojnë garantimin e cilësisë së produkteve, mbrojtjen e konsumatorëve dhe fuqizimin e prodhuesve vendorë.

Ai po ashtu prezantoi masat kryesore që do të zbatohen për mbrojtjen dhe rregullimin e këtij sektori.

“Kategorizimi i detyrueshëm i produkteve të qumështit – çdo produkt në treg do të duhet të etiketohet dhe kategorizohet qartë. Nuk do të lejohet përzierja e qumështit të freskët me produkte që përmbajnë qumësht pluhur apo vaj palme. Do të ketë kontrolle të shtuara kufitare, ku çdo produkt i qumështit që hyn në Kosovë do t’i nënshtrohet analizave laboratorike për verifikimin e përbërjes. Krahas kësaj, kemi marrë masë për vendosjen e akcizës për qumështin pluhur. Me propozim të MBPZhR-së, të dërguar në Ministrinë e Financave, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për akcizën ndaj qumështit pluhur, i cili hyn në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare. Po ashtu, do të ketë mbikëqyrje të shtuar të tregut të brendshëm, ku do të forcohen kontrollet për të parandaluar keq-deklarimin dhe përzierjen e produkteve”, ka thënë Muja.

Vendimi për marrjen e këtyre masave, sipas ministrit, vjen pas analizave të detajuara të realizuara nga Ministria, në bashkëpunim me institucionet relevante, të cilat kanë evidentuar rritje të presionit nga produktet e importuara dhe zëvendësuese në tregun vendor të qumështit.

Gjatë konferencës, ministri theksoi se prodhimi vendor i qumështit të freskët po përballet me ndikim të drejtpërdrejtë nga rritja e importeve, veçanërisht e qumështit pluhur, si dhe nga produktet që përmbajnë vaj palme.

“Analizat tona tregojnë një rritje të ndjeshme të importit të qumështit pluhur dhe një presion në rritje ndaj qumështit të freskët vendor, duke ndikuar drejtpërdrejt në ekonomitë rurale”, theksoi Muja.

Zbatimi i këtyre masave i është besuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), e cila është autorizuar të veprojë në mënyrë të rreptë dhe proporcionale.

Masat do të jenë në fuqi për një periudhë fillestare prej 90 ditësh, me mundësi vazhdimi, në varësi të zhvillimeve në treg.

Ministri theksoi gjithashtu se situata ndikohet edhe nga faktorët sezonalë, ku rritja e prodhimit vendor shoqërohet me rritje të presionit nga importet, duke krijuar vështirësi për plasimin e qumështit të freskët në treg.

“Këto masa janë në interes të mbrojtjes së konsumatorit, garantimit të cilësisë dhe mbështetjes së prodhuesve vendorë dhe ekonomive familjare”, u shpreh ai.

Në përfundim, ministri Muja u bëri thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të respektojnë me përpikëri dispozitat e reja, ndërsa falënderoi mediat për rolin e tyre në informimin e drejtë të qytetarëve. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Armend muja #importet #kosove #Mediat #Ministria e bujqësisë #Prodhimi vendor #Produkt #Tregu i qumeshtit #Vendimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Kamza dhe Tirana kryesojnë për tenderë me risk të lartë”/ PD denoncon: ‘Red Flag’ janë kthyer në normë në pushtetin vendor
  • “Territorialja, ‘levë Arkimedi’ për shpopullimin e vendit”/ Berisha: Shembulli i Poliçanit, frymëzim. S’mund të lejohet një tiran të shkelmojnë interesat e qytetarëve! 3.2 mld euro u vodhën për…
  • Propozimi i PS për “Territorialen”/ Administrata bojkoton punën, protestë kundër shkrirjes së Bashkisë Klos
  • “Rama po na shkel me këmbë! Na e preu ‘biletën e vdekjes’”/ Klosi kundër bashkimit me Matin, qytetarët: Nëse nuk ndryshojnë mendjen, protestojmë me “flamingot” në Tiranë
  • Propozimi i PS për “Territorialen”/ Administrata bojkoton punën, protestë kundër shkrirjes së bashkisë Klos
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit! 24 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Politikë Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet 19 lexime · 18 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private 14 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet se goditi me grusht shefin pas transferimit në një sektor tjetër (EMRAT) 13 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë U emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit/ “Jam demokrate, por jo me PD!”, Jola Hysaj: Çfarë më mbeti në mendje nga takimi me Ramën. Kush do të më mallkojë, e ngushëlloj 13 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Politikë 61 ditë revoltë/ “Dëgjo popullin!”, Partia e Demokratëve Evropianë thirrje Ramës: Mos nënvlerëso lëvizjen qytetare! Justifikimet me ndërhyrje nga jashtë… 11 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by