Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. I morën 55 mijë euro të pandehurit për ta shpëtuar nga burgu, GJKKO kalon për gjykim dy ish-prokurorët e Sarandës dhe 2 biznesmenët
Aktualitet

I morën 55 mijë euro të pandehurit për ta shpëtuar nga burgu, GJKKO kalon për gjykim dy ish-prokurorët e Sarandës dhe 2 biznesmenët

• 7 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për të kaluar për gjykim 4 të pandehurit Kledian Llaho, Çlirim Shahini, të dy ish-prokurorë në Sarandë, së bashku me biznesmenin Vasil Bakalli dhe Pando Papuçit.

Ish-prokurorët e Sarandës dyshohen se u përfshinë në një aferë korrupsioni për zbutjen e masës së sigurimit ndaj Pando Papuçit, i cili ishte shpallur në kërkim për ndërtim pa leje. Llaho dyshohet se ka marrë 30 mijë euro nga miku i tij, biznesmeni Vasil Bakalli. Ky i fundit provohet se vlerat monetare i ka marrë në shtetin grek.

Ndërsa prokurori i Papuçit, Çlirim Shahini provohet se ka marrë 25 mijë euro në këmbim që t’i kërkonte gjykatës masën “detyrim paraqitje”, ndërsa në total dyshohet se janë paguar 55 mijë euro për një masë sigurimi.

Read more:Meta, Veliaj e Beqaj në kafaz, Spaho në Report Tv: Turpëruese, mentalitet primitiv! Gjyqet s’jepen live se dosjet ‘s’janë qepur mirë’

Kledian Llaho akuzohet për veprat penale Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit, apo funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”
Çlirim Shahiniakuzohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”
Vasil Bakalli akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit, apo funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”
Pando Papuçiakuzohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”

Njoftimi i GJKKO

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 28.01.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 73/2024, në ngarkim të të pandehurve: Kledian Llaho, Vasil Bakalli, Pando Papuçi dhe Çlirim Shahini.”.

2. Në seancën e datës 06.05.2026 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Engjëllushe Tahiri, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin nr. 69, datë 06.05.2026, bazuar në nenet 332 e vijues të K.Pr.Penale, vendosi:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Read more:Nis sesioni i hapjes së Kongresit Botëror të Ligjit, Rama: Përzgjedhja e Tiranës, domethënëse! Reforma në drejtësi, sfidë historike

2. Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 73/2024 në ngarkim të të pandehurve:

– Kledian Llaho për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit, apo funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë” në bashkëpunim dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319/ç – 25, 245/1 paragrafi i katërt, dhe 25 të Kodit Penal; – –

– Vasil Bakalli, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit, apo funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë” në bashkëpunim dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319/ç – 25, 245/1 paragrafi i katërt, dhe 25 të Kodit Penal;

Read more:Kuvend/ 1 minutë heshtje për 2 të miturit që u vranë në Durrës, Braçe: Është vrasje, të ndryshohet Kodi Rrugor! Zhupa: Kemi dështuar të gjithë

Pando Papuçi, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë” parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal në 2 episode;

Çlirim Shahini, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal, trupit gjykues të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të përbërë nga 3 (tre) gjyqtarë.

Read more:Rasti i rëndë në Ferizaj – e dyshuara po trajtohet në spital, ndërsa trupi i pajetë i foshnjës dërgohet për obduksion

3. Së bashku me kërkesën e Prokurorisë për dërgimin e çështjes për gjykim, dërgohet dhe kërkesa e të pandehurit Pando Papuçi për gjykimin e çështjes penale në ngarkim të tij sipas procedurës së parashikuar për gjykimin e shkurtuar.

4. Fashikulli i gjykimit përmban të gjitha provat e Prokurorisë së Posaçme sipas akteve të hetimit; provat shkresore të depozituara gjatë seancës paraprake nga të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre; kërkesa me shkrim për gjykim të shkurtuar e të pandehurit Pando Papuçi.

5. Ngarkohet Kryesekretaria e Gjykatës të vijojë procedurat për hedhjen në short të çështjes me qëllim formimin e një trupi tjetër gjykues.

Read more:“Ishte krejtësisht e zhveshur dhe më kërkoi të bashkohesha me ta”/ Rihapet skandali i “skllavit seksual” në JPMorgan, dy dëshmitarë të rinj dalin para gjykatës

6. Ngarkohet sekretaria gjyqësore të dorëzojë vendimin për dërgimin e çështjes në gjyq dhe fashikullin e gjykimit brenda 10 (dhjetë) ditëve pranë Kryesekretarisë. 7. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.

Lajmi në përditësim…

——————————-

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Aktualitet

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti

Aktualitet

E rëndë në Vlorë/ Një grua futet me thikë në Gjykatën e Shkallës së Parë, arrestohet nga forcat e policisë

Tags: #Çlirim Shahini #Detyrim #GJKKO #Gjykata #Kledian Llaho #pando papuci #prokurorët #Prokuroria #Vasil Bakalli

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti
  • E rëndë në Vlorë/ Një grua futet me thikë në Gjykatën e Shkallës së Parë, arrestohet nga forcat e policisë
  • Vendimi për Veliajn, Kushtetuesja i kthen Gjykatës së Lartë rishqyrtimin e arrestit me burg për kryebashkiakun e Tiranës
  • Kontrollet blic në të gjitha burgjet e vendit/ Sekuestrohen telefona, alkool dhe drogë, 35 efektivë nën hetim
  • Zjarri që vrau emigrantin, punëtorët rrëfejnë panikun pas flakëve ku humbi jetën 25-vjeçari nga Bangladeshi
Nga të njëjtat tag-e
  • Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti
  • Vendimi për Veliajn, Kushtetuesja i kthen Gjykatës së Lartë rishqyrtimin e arrestit me burg për kryebashkiakun e Tiranës
  • Detajet/ Çështja e kryebashkiakut Erion Veliaj, mblidhen sërish sot gjyqtarët e Kushtetueses
  • GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish ministri mbetet në burg
  • Shtyhet seanca për nënën e Monika Kryemadhit, shkak mungesa e avokatëve të Ema Çokut
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 5 lexime · 15 orë më parë
  3. 03
    Ekonomi Hapen aplikimet për subvencione, mbi 5 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare, ende pa datë për IPARD III 4 lexime · 10 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Aksident në Vaqarr/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin, të përfshirë një grua shtatzënë dhe gjashtë fëmijë 4 lexime · 5 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet E rëndë në Durrës, dy persona i japin fund jetës 4 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet I merrnin para qytetarëve shqiptarë përmes faqeve dhe sms-ve të falsifikuara të Postës Shqiptare, arrestohet një 22-vjeçar francez, shpallet në kërkim një shtetas gjerman 3 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti

Prokuroria e Sarandës ka lëshuar 12 masa sigurie ndaj disa personave, mes tyre punonjës policie, oficerë, inspektorë dhe…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

E rëndë në Vlorë/ Një grua futet me thikë në Gjykatën e Shkallës së Parë, arrestohet nga forcat e policisë

Një grua ka hyrë brenda ambienteve të Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë për të marrë pjesë…

• 4 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Vendimi për Veliajn, Kushtetuesja i kthen Gjykatës së Lartë rishqyrtimin e arrestit me burg për kryebashkiakun e Tiranës

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rikthejë për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë ë çështjen që lidhet me masën…

• 4 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by