Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale (AMSEVP), në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, referon për ndjekje penale në prokurori 35 oficerë policie të burgjeve.
Një burim i sigurt në prokurori i tha gazetares Anila Hoxhës se policët e burgjeve, me detyra kontrollorë, trupe shërbimi dhe përgjegjës, kanë dyshime që kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrolle dhe krijuar lehtësira për futjen e sendeve të ndaluara në burgje.
Gjatë katër javëve, Drejtoria e Përgjithshme ka kryer kontrolle blic në të gjitha burgjet, ku janë sekuestruar sasi të konsiderueshme pijesh alkoolike, 40 aparate telefonash dhe doza droge.
Read more:Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme
Kontrollet vazhdojnë ende, raporton gazetarja Hoxha, dhe rezulton që plani i masave është përpiluar në Tiranë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe nga AMSEVP.




