Në ditën e 62-të të protestës qytetare në Tiranë, aktivistja Sidorela Vatnikaj u shpreh se mobilizimi ka tejkaluar çdo pritshmëri dhe se, sipas saj, u ka rikthyer shpresën shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit.
Duke folur para protestuesve, Vatnikaj tha se kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa akuzoi qeverinë se jo vetëm nuk ka reflektuar ndaj kërkesave të qytetarëve, por ka zgjedhur t’i etiketojë ata me terma përçmues.
“Jemi në ditën e 62-të të protestës që askush nuk e priste të ndodhte, por që u ka kthyer buzëqeshjen shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë. Edhe sot kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit. Në çdo vend normal, pas kaq ditësh protestë, kërkesat e qytetarëve do të ishin dëgjuar, ndërsa tek ne ato vetëm janë shtuar”, u shpreh ajo.
Vatnikaj iu referua deklaratave të kryeministrit ndaj protestuesve, duke thënë se fillimisht ata u quajtën “agjentë”, më pas “të paguar” dhe së fundmi “korba dhe sorra”.
“Ne jemi flamingo, sepse na detyruat të shtegtojmë pasi keni vjedhur për katër mandate. Por dimë të jemi edhe korba e sorra që luftojnë ata që, si ju, grabisin shtetin dhe i detyrojnë shqiptarët të largohen”, deklaroi ajo.
Në fjalën e saj, aktivistja renditi edhe kërkesat e protestës. Sipas saj, kërkesa e parë mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e kabinetit qeveritar. Ajo kërkoi gjithashtu vendosjen e kufizimit me dy mandate për postin e kryeministrit gjatë gjithë jetës politike, anulimin e disa ligjeve të miratuara nga mazhoranca, si dhe reformimin e partive tradicionale dhe ndryshimin e sistemit politik.
Vatnikaj shtoi se protestuesit synojnë ndërtimin e një “Shqipërie të re”, duke theksuar se kontrata e tyre është me qytetarët dhe jo me interesat e politikës apo oligarkisë.
Fjala e plotë:
Jemi në ditën e 62 të protestës që askush nuk e priste të ndodhte por iu ktheu buzëqeshjen shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë. Edje sot këkrojmë dorëheqjen e kryeministrit. Në asnjë vend tjetër ku protestohet nuk do të shtoheshin arsyet por do të plotësoheshin kërkesat. Kërkesat tona janë shtuar. Në 61 ditë duhet që kryeministër të kishte reflektuar për të dëgjaur kërkesat por fillimisht I quajti agjentë, pastaj të paguar dhe tani po i ndan në korba dhe sorra. Ne jemi flamingo sepse nak e detyruar të shtegtojmë pasi ke vjedhur për katër mandate. Nga ana tjetër ne dimë të jemi edhe korba dhe sorra që hanë krimbat si puna jote, që vjeshin shtetin dhe na detyrojmë të ikim. Ne kemi kërkuar reflektim por kemi gjetur solidaritet se mund tja dalim edhe para perandorisë së korrupsionit. Kërkesat tona shtohen nga arrogance sepse na vjedhin por edhe na tallin.
Përsëerisim sepse jemi këtu:
Kërkesa e parë është dorëheqja e kryeministrit Rama dhe kabinetit
Në këto 61 kemi mësuar se nuk dihet të qeverisemi nga dy persona që një herë bëhen kryetarë bashkie, një herë president e kryeministra. Kryeministri duhet të ketë 2 mandate gjatë gjithë jetës politike
Kërkojmë anulimin e disa prej ligjeve
Ndërkohë që Rama do të na gënjejë me ndryshime në kabinet, ne kërkojmë reformism të të gjiths partive të vjetra dhe ndryshim të sistemit politik që i shërben oligarkisë.
Ne kontratën e kemi më njëri-tjetrin që i shërben vetën qytetarit dhe kërkojmë Shqipërinë e re.




