Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. PS plan për “shkrirjen” e disa bashkive, Braçe i del kundër Ramës për hartën e re territoriale: Qytetarët nuk janë dëgjuar!
Politikë

PS plan për “shkrirjen” e disa bashkive, Braçe i del kundër Ramës për hartën e re territoriale: Qytetarët nuk janë dëgjuar!

• 1 Gusht, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kërkuar më shumë debat dhe transparencë për Reformën Territoriale, duke ngritur shqetësimin se komunitetet e prekura nga ndryshimi i hartës administrative nuk janë përfshirë në proces.

Në reagimin e tij, Braçe shprehet se propozimi për bashkitë e reja territoriale ka sjellë reagime të forta, veçanërisht në zonat ku parashikohet shkrirja e disa bashkive. Ai përmendi konkretisht Poliçanin, Divjakën dhe Libohovën, tre bashki me të cilat, sipas tij, ka një lidhje të veçantë dhe që pritet të bashkohen me njësi të tjera vendore.

Duke komentuar protestat dhe kundërshtimet e banorëve, deputeti socialist theksoi se procesi nuk duhet të zhvillohet vetëm në zyrat e institucioneve, por duhet të përfshijë drejtpërdrejt qytetarët.

Read more:Mali i Zi iu njeh grave dy ditë pushimi gjatë ciklit menstrual, reagon Braçe: Kam 2 vite që i lutem qeverisë, në shtator rikthej nismën në Kuvend

“Duhet të dëgjojmë njerëzit, jo vetëm drejtuesit e bashkive. Ata nuk janë dëgjuar dhe ky është një problem. Duhet t’u shpjegojmë arsyet e ndryshimit, të dëgjojmë shqetësimet e tyre dhe të diskutojmë me ta”, u shpreh Braçe.

Ai argumentoi se bashkitë që preken nga reforma nuk janë thjesht njësi administrative, por zona me histori, identitet dhe zhvillime të rëndësishme ekonomike.

Read more:“Ky është ekipi më i mirë në histori”/ Berisha: Emrat nuk u publikuan për të shmangur lobimin. Rezultatet do të jenë transparente

Sipas Braçes, Libohova ka një trashëgimi të hershme historike si qendër administrative, Divjaka ka njohur zhvillim të ndjeshëm ekonomik dhe infrastrukturor vitet e fundit, ndërsa Poliçani është një qytet i krijuar rreth industrisë strategjike ushtarake.

Deputeti socialist theksoi se vendi nuk mund të përqendrojë gjithë zhvillimin ekonomik vetëm në Tiranë dhe kërkoi që reforma të shihet përtej një ndarjeje teknike të territorit.

Read more:Reforma Territoriale/ Qytetarët e Dimalit kundër bashkimit me Beratin e Poliçanin! Banorët e Klosit i thonë ‘jo’ Bashkisë së përbashkët me Matin

“Dita e djeshme ishte e vështirë, për shkak të ndarjes së propozuar territoriale, administrative. Reforma duhet të jetë shumë më e madhe se kaq. Tre bashki me të cilat unë kam një lidhje të posaçme, Poliçani, Divjaka dhe Libohova, shkrihen e bëhen pjesë e bashkive të tjera. Dita u bë edhe më e vështirë pas protestës në Poliçan, banorëve atje, socialistëve me ta, si edhe pas reagimeve që pasuan në Divjakë dhe Libohovë. Unë mendoj se tani është koha të dëgjojmë njerëzit. Jo thjesht udhëheqësit e këtyre bashkive, por njerëzit. Ata nuk janë dëgjuar dhe ky është problem. Të ndajmë me ta informacion për arsyet dhe çfarë ndodh me ta pas kësaj ndarjeje; të dëgjojmë mendimet e tyre, argumentet e tyre, t’i debatojmë me ta, të reflektojmë. Është detyrim i procesit ky. Kini parasysh që nuk kemi të bëjmë me tre njësi administrative të humbura e të mbaruara. Libohova ka qenë nënprefekturë që në vitin 1914 dhe qytet prej shekujsh. Divjaka është zhvilluar jashtëzakonisht shumë në 12 vitet e fundit, ekonomikisht, në prodhim, infrastrukturë dhe në aspektin social. Ndërsa Poliçani është një qytet i ndërtuar për nevoja strategjike të industrisë ushtarake, për të cilën sot flitet si një domosdoshmëri. Nuk mund të jetë vetëm Tirana ekonomia e këtij vendi në çdo degë”, shkruan Braçe.

Lexo edhe
Politikë

“Alarmi i UNESCO-s, aktakuzë ndaj politikës së betonizimit të qeverisë”, Ina Zhupa: Liqeni i Ohrit rrezikon të futet në listën e pasurive në rrezik!

Politikë

“Ekonomi llaçi dhe tullash”/ Tabaku: Modeli i qeverisë ka sjellë çmime të larta, emigrim dhe rënie prodhimi

Tags: #Detyrim #Divjakë #ekonomia #Erion Braçe #jetë #tirana #Tirane #Transparencë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Alarmi i UNESCO-s, aktakuzë ndaj politikës së betonizimit të qeverisë”, Ina Zhupa: Liqeni i Ohrit rrezikon të futet në listën e pasurive në rrezik!
  • “Ekonomi llaçi dhe tullash”/ Tabaku: Modeli i qeverisë ka sjellë çmime të larta, emigrim dhe rënie prodhimi
  • “Rama i ka ditët e numëruara”/ Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive, kërkesë e panegociueshme mbetet dorëheqja e kryeministrit
  • LIVE- “Arrestoni Ramën!”/ Protestuesit vërshojnë në rrugët e Tiranës: Çohuni nga kafja!
  • “Jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit rikthehen në bulevard pas marshimit në disa rrugë të Tiranës, mbyllet protesta e 62: Nesër për Shqipërinë, jo për partinë!
Nga të njëjtat tag-e
  • “Ekonomi llaçi dhe tullash”/ Tabaku: Modeli i qeverisë ka sjellë çmime të larta, emigrim dhe rënie prodhimi
  • Harta e re e PS ‘shkrin’ 15 bashki, protesta në Dimal, Prrenjas, Klos, Memaliaj dhe Divjakë! Banorët: Thellohet shpopullimi, na rrezikohen shërbimet
  • “Rama i ka ditët e numëruara”/ Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive, kërkesë e panegociueshme mbetet dorëheqja e kryeministrit
  • FOTOLAJM/ Flamingot e Revolucionit në mbështetje të qyteteve që protestojnë kundër “Territoriales”: Me bashkitë!
  • “Konsullata serbe në Shkodër është kurth”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj-Ferit Hoxhës: Mos i shërbe padronit tënd! Kërko llogari për 1600 shqiptarët e zhdukur nga Serbia
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit! 24 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet 22 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë U emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit/ “Jam demokrate, por jo me PD!”, Jola Hysaj: Çfarë më mbeti në mendje nga takimi me Ramën. Kush do të më mallkojë, e ngushëlloj 18 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Emërimi i ish-anëtares së Kryesisë së PD në qeveri/ Berisha: Korruptimi i opozitës është politikë kryesore e Ramës 17 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama duhet të tërhiqej, kërkohet qeveri tranzitore”/ Aulon Kalaja: Rezistenca e protestës heroike, Europa e ka mbështetur! “Besa” e Ramës? Si karamele propagandistike 14 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Politikë Bashkia e tij cilësohej si bastion i majtë, por i dha ‘shuplakë’ Ramës/ Qytetari nga Poliçani: S’kemi ujë e rrugë! Ma shpallën të vdekur nënën e gjallë 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Duam dorëheqjen e Ramës dhe që kryeministri të ketë vetëm dy mandate gjatë jetës politike”/ Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba e sorra kundër korrupsionit 10 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Alarmi i UNESCO-s, aktakuzë ndaj politikës së betonizimit të qeverisë”, Ina Zhupa: Liqeni i Ohrit rrezikon të futet në listën e pasurive në rrezik!

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka publikuar…

• 56 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

“Ekonomi llaçi dhe tullash”/ Tabaku: Modeli i qeverisë ka sjellë çmime të larta, emigrim dhe rënie prodhimi

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka analizuar në “Këndin e Fundjavës” tri krizat që, sipas saj, po…

• 1 orë më parë • 8 min lexim
Politikë

“Rama i ka ditët e numëruara”/ Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive, kërkesë e panegociueshme mbetet dorëheqja e kryeministrit

Lëvizja qytetare që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë mban sot protestën kombëtare, ku…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by