Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Mali i Zi iu njeh grave dy ditë pushimi gjatë ciklit menstrual, reagon Braçe: Kam 2 vite që i lutem qeverisë, në shtator rikthej nismën në Kuvend
Sociale

Mali i Zi iu njeh grave dy ditë pushimi gjatë ciklit menstrual, reagon Braçe: Kam 2 vite që i lutem qeverisë, në shtator rikthej nismën në Kuvend

• 30 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Erion Braçe ka vendosur ta rikthejë në shtator në Kuvend një propozim që, sipas tij, prej dy vitesh nuk po gjen mbështetje brenda maxhorancës socialiste. Deputeti i PS-së kërkon sërish që grave me patologji gjinekologjike të diagnostikuara, si endometrioza dhe adenomioza, t’u njihet me ligj një ditë pushim e paguar, e dhënë vetëm me vlerësim të mjekut.

Shkas për reagimin e Braçes është bërë Mali i Zi, i cili u njeh grave dy ditë pushim gjatë ciklit menstrual. Deputeti socialist thotë se Shqipëria ka humbur dy vite pa e diskutuar seriozisht këtë nismë, edhe pse, sipas tij, brenda shumicës i është pranuar se bëhet fjalë për një propozim të drejtë.

Read more:‘Punoni ose shporruni!’ Braçe ndan videon e mbeturinave në Selitë: Policia Bashkiake bën sehir e luan me telefon në makinë

““Unë kam dy vjet që lutem për 1 ditë për të njohur dhe trajtuar një gjëndje shëndetësore reale dhe periodike e të individualizuar tek vajzat dhe gratë që vuajnë nga semundje te ndryshme gjinekologjike qe ne periudhen e ciklit shkaktojne dhimbje te medha akuta te vajzat e grate. Patjetër që duhet kohë, por kanë kaluar 2 vjet për tu menduar. Duhet dhe më shumë? Spanja e bëri! Mali i Zi e bëri! Po ne? Kemi humbur 2 vjet kur mund ta kishim diskutuar, kur të gjithë më kanë thënë qartë që ‘është e drejtë por nuk marrim dot vendim tani.’ Kur do të marrim vendim? Në shtator do ta keni të shkruar në Kuvend. Do ta keni mbi tavolinat tuaja dhe pastaj mund ta diskutoni edhe 2 vjet të tjera. Secili prej nesh, secili prej jush ka gra dhe vajza që vuajnë” thotë Braçe në videon e tij të postuar në rrjete sociale.

Braçe sulmoi edhe kundërshtarët e propozimit të tij, duke thënë se debati është zhvendosur te kostoja për bizneset dhe jo te problemi shëndetësor i grave.

Read more:Marrëveshja me SHBA, PD bojkoton seancën/ “Rama kërkon ta miratojë brenda ditës”, Bardhi: Jemi pro huasë 302 mln euro, por jo shkeljes së Kushtetutës

“Kjo e drejtë lidhet me shëndetin riprodhues në një vend që ka dukshëm rënie të numrit të lindjeve. Dy vite që e propozoj dhe tërheq se më thonë ‘do ta votojmë kundër’ dhe ta votojnë kundër duhet kohë për tu rikthyer përsëri. Nuk e kam kuptuar kurrë pse duan ta votojnë kundër! Kur e thashë për herë të parë, gomerë televizivë apo onlinë, të paguar nga biznesmenët që ka ky vend, u shqetësuan shumë se kush do të punonte në rast se vendosnim kështu. Të jetë punë biznesmenësh kalohet si pengesë, por padija është pengesa reale” thotë Braçe.

Read more:Turizmi humb ritmin, rritja e turistëve ngadalësohet, bien vizitorët nga Kosova dhe rajoni

Në Europë, Spanja u bë në vitin 2023 vendi i parë që miratoi leje menstruale të paguar për gratë që vuajnë nga menstruacione të dhimbshme. Së fundmi, edhe Mali i Zi ka vendosur t’u njohë grave dy ditë pushim gjatë ciklit menstrual, rast që Braçe e ka marrë si shembull për të kërkuar rihapjen e debatit edhe në Shqipëri.

Lexo edhe
Sociale

U akuzua se po i thurte lavde Enver Hoxhës, Florika Ngucaj ‘masakrohet’ në rrjet! Lidhja e Shkrimtarëve: U nxor nga konteksti! Korreshi: Poezia s’duhej recituar (VIDEO)

Sociale

Kujdesi për shëndetin oral shtrihet edhe në qendrat e përkujdesit shoqëror, Spahiu: 1028 persona morrën shërbim

Tags: #Bizneset #cikli menstrual #Erion Braçe #Europë #Gratë #jetë #kuvend #Mali #mali i zi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • U akuzua se po i thurte lavde Enver Hoxhës, Florika Ngucaj ‘masakrohet’ në rrjet! Lidhja e Shkrimtarëve: U nxor nga konteksti! Korreshi: Poezia s’duhej recituar (VIDEO)
  • Kujdesi për shëndetin oral shtrihet edhe në qendrat e përkujdesit shoqëror, Spahiu: 1028 persona morrën shërbim
  • SPECIALE/ Ervin Demushi ndërton të ardhmen në Alpe, historia e të riut që refuzoi emigrimin për të rikthyer traditën e të parëve
  • E diela sjell vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • Ndërtimet pa leje, IKMT shemb 5 objekte në zonën e Borshit (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK në Hagë, Tedi Blushi kërkon interpelancë me Ramën: Duhen hapa konkrete nga qeveria!
  • Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin
  • Bizneset e merrnin në punë, ajo vidhte xhiron e ditës dhe zhdukej! Arrestohet në Tiranë Kumrie Zika, policia: Janë dokumentuar 5 raste
  • Ministri Demo në Rinas me Policinë Kufitare: Mirënjohje për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve
  • Revolta kundër qeverisë nuk ndalet/ Mbahet sot protesta e 113-të! Qëndresa vazhdon, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Burri vret me thikë gruan në shtëpinë e vajzës, kapet në Kamëz pas arratisë! 58-vjeçarja po kujdesej për dy nipërit e mitur (EMRAT+VIDEO) 44 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Plagosja e dy të rinjve nga Kamza në 2025-ën që solli një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë! Nga shpërthimet me tritol te eliminimi i Isuf Jacajt 34 lexime · 4 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Reagimi i Ramës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, hipokrizi”/ Bytyçi: Duhet të kërkojë ndjesë, mori helikopterin drejt Prishtinës dhe ndikoi për miratimin e Gjykatës Speciale 12 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar! Ende nuk dihen rrethanat 9 lexime · 8 orë më parë
  5. 05
    Politikë Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin 7 lexime · 3 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! Zbardhet dëshmia e 68-vjeçarit: E qëllova në zemër, më gënjeu (EMRAT+VIDEO) 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Për Enverin yll e dritë….Qajnë pleqtë qajnë të rinjtë”/ Korreshi ndan videon: Skandal në Lushnje, në ambientet e muzeut glorifikohet diktatori 6 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

U akuzua se po i thurte lavde Enver Hoxhës, Florika Ngucaj ‘masakrohet’ në rrjet! Lidhja e Shkrimtarëve: U nxor nga konteksti! Korreshi: Poezia s’duhej recituar (VIDEO)

Ditën e shtunë, Florika Ngucaj u ‘masakura’ në rrjete sociale për shkak të një videoje nga një nga…

• 23 minuta më parë • 4 min lexim
Sociale

Kujdesi për shëndetin oral shtrihet edhe në qendrat e përkujdesit shoqëror, Spahiu: 1028 persona morrën shërbim

Mbi një mijë persona që marrin shërbime në qendrat rezidenciale të përkujdesit shoqëror në të gjithë vendin i…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

SPECIALE/ Ervin Demushi ndërton të ardhmen në Alpe, historia e të riut që refuzoi emigrimin për të rikthyer traditën e të parëve

Mes majave të larta të Alpeve, aty ku gjelbërimi i egër takohet me ujin e kristaltë, stinët kanë…

• 3 orë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by