Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Nis sesioni i hapjes së Kongresit Botëror të Ligjit, Rama: Përzgjedhja e Tiranës, domethënëse! Reforma në drejtësi, sfidë historike
Aktualitet

Nis sesioni i hapjes së Kongresit Botëror të Ligjit, Rama: Përzgjedhja e Tiranës, domethënëse! Reforma në drejtësi, sfidë historike

• 7 Maj, 2026 • 9 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ka nisur në Tiranë sesioni i hapjes së Kongresit Botëror të Ligjit, një ngjarje që do të mbledhë vitin e ardhshëm në Shqipëri personalitetet më të rëndësishme të drejtësisë ndërkombëtare.

Kryeministri Edi Rama tha se ‘Askush nuk do ta kishte imagjinuar disa vite më parë që Kongresi Botëror i Ligjit do të mbahej në Tiranë;, duke shtuar se përzgjedhja e Shqipërisë si vend mikpritës nuk lidhet me faktorë gjeografikë apo klimatikë, por me hapat që vendi ka bërë në dekadën e fundit në drejtim të reformës në drejtësi.

Ai kujtoi gjithashtu procesin e vettingut në drejtësi, duke thënë se në kohën kur u konceptua reforma, u zhvillua edhe një anketim publik ku, sipas tij, 90% e shqiptarëve e mbështetën fuqimisht procesin e vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët.

“Kongresi Botëror i Ligjit është një institucion i mirënjohur botëror, i cili, nën kujdesin e mbretit të Spanjës, Felipe VI, dhe me punën e palodhur të Shoqatës Botërore të Juristëve, përcjell në mbarë botën mesazhin e pikërisht atij motivi që lindi shoqëritë: mesazhin e një bote të qeverisur nga ligji dhe nga forca e tij.

Nuk besoj se do të kishte këtu, në këtë sallë apo jashtë saj, një shqiptar të vetëm që do të ngrinte dorën nëse unë do të pyesja nëse do ta kishte imagjinuar vetëm disa vite më parë që Kongresi Botëror i Ligjit do të mbahej në Tiranë në vitin 2027. Askush nuk do ta kishte imagjinuar që Tirana do të përzgjidhej nga kjo platformë prestigjioze si vend mikpritës i këtij kongresi, jo për pozicionin e saj gjeografik, klimën apo mikpritjen, por për atë që Shqipëria ka bërë në dekadën e fundit në raport me një sfidë historike.

Read more:Sot Sesioni Hapës i Kongresit Botëror të Ligjit, drejtësia në qendër të diskutimeve! I pranishëm edhe Rama

Më kujtohet kur ne bëmë një anketim publik për vettingun, në kohën kur konceptonim dhe çonim përpara reformën në drejtësi. Dihet botërisht që vettingu ishte një pikë kyçe, tek e cila ishim ne që besonim të parët dhe pastaj bëmë të gjithë përpjekjet që edhe ata që sot e mbështesin, apo që në atë kohë nuk e mbështesnin vettingun si një moment kthese në historinë e drejtësisë shqiptare, ta besonin ashtu siç e besonim ne. Këtu e kam fjalën për të gjithë partnerët tanë të çmuar në këtë rrugë, ku mbështetja ishte thelbësore.

Në atë anketim publik, 90% e shqiptarëve mbështesnin fuqimisht vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe ju e dini shumë mirë që të bashkosh 90% të shqiptarëve për një çështje është diçka jashtëzakonisht e rrallë”,- tha Ramandër të tjera.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha se pas 10 vitesh nga themelimi i reformës në drejtësi, Shqipëria reflekton sot mbi rezultatet e arritura dhe sheh përpara për përmirësime.

“Sot kemi zgjedhur të reflektojmë mbi një dekadë transformimi debatesh, rezistence pro dhe përpjekjesh. Sot jemi mbledhur për të reflektuar për një pyetje që është globale: a kanë shoqëritë demokratike vullnetin për të formuar veten? Unë personalisht i përkas një brezi juristësh kur Shqipëria përpiqej të ndërtonte një sistem demokratik dhe institucione të besueshme. 10 vite më parë Shqipëria mori një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë. Ishte një reformë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe në shumë momente e dhimbshme, nuk ishte një rregullim teknik, ishte një zgjedhje për të rregulluar një marrëdhënie mes pushtetit dhe ligjit. Ky transformim nuk erdhi rastësisht, u ndërtua përmes një procesi gjithëpërfshirës me ekspertizë ndërkombëtare.”

lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 11:38

Sundimi i ligjit nuk ndërtohet njëherë e përgjithmonë’, Gogu: Shqipëria zgjodhi reformën edhe kur dukej e pamundur

1778146878_WhatsAppImage20260507at10.54.56.jpeg

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu foli për reformën shqiptare në drejtësi si pjesë të debatit global mbi sundimin e ligjit gjatë sesionit hapës të aktiviteteve për Kongresin Botëror të Ligjit që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Tiranë.

Read more:Tiranë/ 6-7 maj, sesioni hapës i kongresit botëror të ligjit! Të pranishëm gjyqtarë, juristë dhe ekspertë të njohur ndërkombëtarë

Në një fjalim me tone reflektuese dhe jo triumfaliste, Gogu theksoi se “sundimi i ligjit nuk ndërtohet njëherë e përgjithmonë” dhe se sfida sot nuk është vetëm ndërtimi i institucioneve, por ruajtja e besimit tek ato.

Duke e vendosur zhvillimin shqiptar në një kontekst më të gjerë ndërkombëtar, ministri u ndal te prirjet globale, ku sipas tij, në vitet e fundit treguesit e sundimit të ligjit në më shumë se gjysmën e vendeve kanë pasur stanjacion ose përkeqësim, ndërsa demokracitë përballen me prova gjithnjë e më të forta.

Në këtë panoramë, ai theksoi se Shqipëria përfaqëson një rast të veçantë: “Shqipëria përfaqëson diçka që sot nuk është e zakonshme: vendosmërinë për të reformuar veten”, edhe kur reforma ka kosto, kërkon kohë dhe përballet me skepticizëm.

Duke iu referuar reformës së vitit 2016, Gogu theksoi se ajo nuk ishte një ndërhyrje teknike, por një zgjedhje për të ndryshuar marrëdhënien mes pushtetit dhe ligjit, duke kaluar drejt një sistemi që vetëqeveriset përmes institucioneve të pavarura.

Read more:Rudy Giuliani në gjendje të rëndë, reagon Trump: Kryebashkiaku më i mirë i të gjitha kohërave në New York

Ministri vuri në dukje se procesi i reformës ka qenë i shoqëruar me debat publik të fortë, të cilin e cilësoi si pjesë të domosdoshme të transformimit. “Drejtësia nuk ndërtohet fshehurazi. Ajo ndërtohet në sytë e publikut dhe përmes besimit të tij”, u shpreh ai.

Në përmbyllje, Gogu theksoi se shteti i së drejtës mbetet një proces i vazhdueshëm, që kërkon institucione që korrigjojnë vetveten, shoqëri që nuk heqin dorë nga kërkesa për drejtësi dhe vullnet politik për të reformuar, edhe kur kjo duket e vështirë.

Sesioni hapës shënon nisjen e një serie aktivitetesh që do të kulmojnë me organizimin e Kongresit Botëror të Ligjit në Tiranë në vitin 2027, duke e vendosur Shqipërinë në qendër të një debati ndërkombëtar mbi drejtësinë dhe demokracinë.

Ora 11:16

Rama: Unë dhe PS jemi më të vendosur se kurrë për të mbështetur vazhdimësinë e drejtësisë së re

1778143855_edirama.jpg

Kryeministri Edi Rama tha se ai dhe mazhoranca socialiste në Kuvend janë më të vendosur se kurrë për të mbëhseur vazhdimiësinë e drejtësisë së re.

Në fjalën e tij në sesionin e hapjes së Kongresit Botëror të Ligjit, një ngjarje që do të mbledhë vitin e ardhshëm në Shqipëri personalitetet më të rëndësishme të drejtësisë ndërkombëtare, Rama tha se vendi ynë duhet të përfitojë nga “oqeani” i eskpertizës juridike që do vijë në Tiranë vitin e ardhshëm, me qindra profesionistë të fushës nga e gjithë bota.

Read more:Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

“Pra, unë jam besimplotë që ky proces do të shkojë përpara siç duhet, me të gjitha dhimbjet dhe me të gjitha kostot e veta. Së bashku jam i vendosur se asnjëherë, së bashku me shumicën qeverisëse, të mos lejojmë të cenohet ajo çka është projektuar dhe të mos lejojmë të rrënohet ajo çka është ndërtuar, në paketën e një sistemi të ri dhe të pavarur drejtësie.

Është vendi këtu për të përkthyer këtë reflektim, që Kongresi Botëror i Ligjit të ardhshëm është një stacion që duhet të shkojmë drejt një synimi dhe programi për gati gjithë harkun e këtij viti, për të siguruar që Shqipëria nuk merr vetëm një vlerësim të jashtëzakonshëm për atë çka ka bërë deri tani, por edhe shfrytëzon praninë e një numri të pazakontë njerëzish që përfaqësojnë botën e shtetit të së drejtës, për të dalë me një angazhim të ri për të ardhmen në raport me të ndërlidhshmen”,- tha Rama.

Ora 11:09

Reforma në drejësi, Rama: Mbështetja e pushtetit politik, e rëndësishme për vazhdimin e procesit

1778144053_edirama.jpg

Ka nisur në Tiranë sesioni i hapjes së Kongresit Botëror të Ligjit, një ngjarje që do të mbledhë vitin e ardhshëm në Shqipëri personalitetet më të rëndësishme të drejtësisë ndërkombëtare.

Ndër të tjera, kryeministri Edi Rama tha se reforma në drëjtësi është histori suksesi, por në këtë pikë, pas 10 vitesh, është thelbësore vazhdimësia e mbështetjes.

Read more:OSBE dhe Ministria e Drejtësisë thellojnë bashkëpunimin, Ambasadori Tarran takon Gogun: Përdorimi i paraburgimit në Shqipëri i tepruar

“Në ndërkohë, ajo çka duhet të garantojmë në mënyrë të palëkundur është që procesi të mbështetet me çdo kusht nga forcat që kanë kapacitet ta transformojnë rrjedhën e tij, që do të thotë nga pushteti politik.

Natyrisht, nëse i afrohemi një afresku të madh, e kemi të pamundur të perceptojmë tërësinë e tij dhe, nëse shkojmë shumë afër, ka shumë gjëra të cilat duket sikur nuk shkojnë.

Arsyeja dhe sfida është kaq e jashtëzakonshme dhe kaq madhështore në historinë e vendit tonë, pikërisht sepse ndërtimi i institucioneve është diçka krejt tjetër nga përpjekjet e politikës dhe nga vendimmarrjet strategjike të interesave për të koncentruar dhe realizuar hartën e veprimeve.

Në fund të ditës ka një të vërtetë shumë të thjeshtë: njerëzit nuk e korruptojnë dot një sistem, ndërsa sistemet, nëse nuk janë ndërtuar mbi baza institucionesh që garantojnë sundimin e ligjit, korruptojnë këdo”,- tha Rama.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #bota #Edi Rama #gjyqtarët #Institucion #kuvend #ndërtimi #prokurorët #Tirane #toni gogu

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Agron Shehaj mesazh Kanye West: Refuzoji paratë e Ramës, i përkasin popullit më të varfër në Europë!
  • Të shtunën koncerti i Kanye West, të gjitha rrugët që do të bllokohen në kryeqytet! Nga ora 07:00 deri në mesnatë s’ka qarkullim mjetesh në dytësoren Durrës-Tiranë
  • FOTO+VIDEO/ Revolta kundër Ramës, ‘panda’ shfaqet me mesazh simbolik në protestë: Larg duart nga e ardhmja
  • FOTOLAJM/ Protesta kundër kryeministrit! “40 ditë Tirana digjet Rama krihet”, mesazhet e qytetarëve nëpërmjet pankartave: Arrestoni Belindën
  • “Hetoni patronazhistët që kërcënojnë, jo qytetarët”/ Protestuesi-Ramës: Balluku e akuzuar për korrupsion! Jeni turpi i Shqipërisë. Deputetët palaço luanin murlan, nuk na përfaqësojnë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 32 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 17 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 14 lexime · 16 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 14 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Trump injoron Ramën që kërkon të marrë vëmendje me atletet e bardha, në nisje të Samitit të NATO-s 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha intervistë për “Truth Times”: Rama e trajton Shqipërinë si feudin e tij privat! Protestat e qytetarëve, kryengritja më domethënëse që nga rënia e komunizmit 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by