Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Tri arsyet pse Luis Enrique nuk do të kthehet kurrë te Real Madridi si trajner
Aktualitet

Tri arsyet pse Luis Enrique nuk do të kthehet kurrë te Real Madridi si trajner

• 7 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Luis Enrique po e shkruan sërish historinë në Ligën e Kampionëve. Mbrëmjen e së mërkurës, sapo ra fishkëllima e fundit në “Allianz Arena”, u konfirmua se trajneri i Paris Saint-Germain do të drejtojë për herë të dytë radhazi në finalen e Ligën së Kampionëve.

PSG tashmë e pret finalen ndaj Arsenalit në Budapest, më 30 maj, ndërsa një tjetër triumf do ta vendoste Luis Enriquen në një “klub” shumë të rrallë: Ai do të bëhej vetëm trajneri i dytë që e fiton kompeticionin dy herë rresht, pas Zinedine Zidane, i cili e ngriti trofeun tri herë me Real Madridin (2016-2018).

Në anën tjetër, me Real Madridin në krizë dhe me shumë zëra për ndryshime në stol gjatë verës, ka lindur një pyetje e natyrshme: pse emri i Luis Enrique nuk lidhet seriozisht me postin më të madh në botën e futbollit? Aq më tepër kur ai është spanjoll dhe ka luajtur për Realin për pesë vite (1991-1995).

Por, sipas gjithçkaje që dihet dhe sipas zërave nga Spanja, një ribashkim i tillë është pothuajse i pamundur.

Read more:Luis Enrique është gjeni: A e dini pse e urdhëroi portierin e tij ta gjuante topin jashtë në anën e majtë?

“Do të ishte bombë”

Tema u prek edhe në analizat spanjolle pas gjysmëfinales së kthimit, në transmetimin e “Movistar+”. Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe ish-bashkëlojtar i Luis Enrique, Abelardo, ishte i prerë:

“Nuk do të doja që Luis Enrique të shkonte te Real Madridi sepse ai është më i miri… Por do të ishte e pabesueshme. Do të ishte bombë”.

Ndërkohë, ish-sulmuesi i Real Madridit, Fernando Morientes, u shpreh edhe më qartë: “Nuk e shoh të ndodhë për asnjërën palë. Florentino Perez nuk do ta shikonte Luis Enriquen për shkak të së kaluarës së tij, dhe Luis Enrique do ta shikonte Realin edhe më pak”.

Arsyet: Histori, “gjak i nxehtë” dhe rivalitet i thellë

Read more:Henry: Kvaratskhelia dhe Dembele janë një makth për çdo mbrojtje

Luis Enrique vjen nga Asturias dhe u formua te Sporting Gijon. Pas një sezoni shpërthyes në La Liga (1990/91), ku shënoi 15 gola, ai kaloi te Real Madridi dhe qëndroi pesë sezone në “Bernabeu”.

Edhe pse i zhvilloi mbi 200 ndeshje dhe fitoi titullin në La Liga në vitin 1995, Luis Enrique ka deklaruar më vonë se “rrallë është ndjerë i vlerësuar nga tifozët e Real Madridit”.

Kjo u pasua nga lëvizja që e ndezi përgjithmonë ndarjen: në verën e vitit 1996, ai u transferua te Barcelona si lojtar i lirë. Më pas, vetë ai e pranoi hapur lidhjen emocionale me Barçën, duke thënë se kishte qenë gjithmonë tifoz i saj.

Read more:Kush është dhe çfarë bën njeriu për të cilin po flet sot e gjithë bota e futbollit? Rasti “Bayern–PSG” e bëri edhe më të famshëm

Në Kataloni, Luis Enrique u bë kapiten dhe ikonë. Ajo që i dhemb më shumë Madridit është se ai jo vetëm që luajti për Barcelonën, por shënoi edhe pesë gola në “El Clasico” dhe festonte me pasion kundër ish-klubit, duke e bërë armiqësinë edhe më të fortë.

Madje, ai ka thënë edhe një fjali që vazhdon t’i irritojë “Madridistat”:

“Për një lojtar të Barçës, është gjithmonë kënaqësi të të vërshëllejnë në Santiago Bernabeu”.

Titi and Luis Enrique discuss their shared connection with Barcelona and how that has influenced his coaching at PSG 🇪🇸🇫🇷 pic.twitter.com/6tQcTVQvVS
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) May 6, 2026

Më pas erdhi edhe goditja tjetër: si trajner i Barcelonës në vitin 2014, Luis Enrique e udhëhoqi klubin drejt tripletës një vit më vonë, duke e mbyllur çdo diskutim për “pajtimin” e mundshëm me Realin.

Read more:Finale unike në Budapest: për herë të parë, trofeu vendoset mes dy trajnerëve spanjollë

Kontratë te PSG dhe një “jo” me shaka

Luis Enrique ka kontratë me PSG deri në vitin 2027, por edhe kur është pyetur për mundësinë që një ditë të marrë Real Madridin, ai e ka mbyllur temën me humor:

“Mendoj se nuk ka askënd në histori që ka qenë edhe lojtar edhe trajner i Barçës dhe Realit. Mund të thyej një rekord… nuk do ta bëj!”.

Pra, edhe pse është në kulmin e karrierës dhe po synon të hyjë në histori në Ligën e Kampionëve, rruga e Luis Enrique drejt stolit të Real Madridit duket e mbyllur – për shkak të së kaluarës, rivalitetit dhe “gjakut të keq” që ende nuk është shuar./Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

“Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?” Rama mediave të huaja: Sot 2 mijë pjesëmarrës, në kulmin e saj nuk i kaloi 8 mijë

Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, aksident i rëndë në Fier-Levan, tre të plagosur

Tags: #Barcelona #budapest #El clasico #Florentino perez #La liga #Luis enrique #Paris #Psg #Real madrid

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?” Rama mediave të huaja: Sot 2 mijë pjesëmarrës, në kulmin e saj nuk i kaloi 8 mijë
  • Po ktheheshin nga dasma, aksident i rëndë në Fier-Levan, tre të plagosur
  • LIVE TV- ‘Zvërneci’, qytetarët 1 javë në shesh: Dorëheqje, kauza jo vetëm për flamingot, çlirojmë vendin nga korrupsioni! Të rinjtë nga Kosova: Jemi me ju! Protestë edhe në qytete të tjera
  • Banorët e Zvërnecit pro investimit, shprehen në mbështetje të projektit dhe kërkojnë zgjidhje të drejtë për pronat e tyre private
  • Shqiptarë, grekë e palestinezë bëhen bashkë në Athinë kundër investimit në Zvërnec. Tubime edhe në Itali, Gjermani e SHBA
Nga të njëjtat tag-e
  • “Përvëlohet” Portugalia, temperaturat arrijnë mbi 40 gradë Celsius/ Evropa Perëndimore përballet me një valë të fortë të nxehti
  • I nxehti ekstrem godet Francën, humb jetën një person që po merrte pjesë në një garë vrapimi në Paris, 10 garues të tjerë përfundojnë në spital
  • Cikloni i nxehtë nga Afrika godet Europën Perëndimore, preket edhe Ballkani/ Temperatura deri në 38 gradë Celsius, paralajmërime për rekorde historike në muajin maj
  • Pas të ftohtit, afron i nxehti në Europë, nis vapa në Francë, termometri kap vlerën 38 gradë Celsius në Spanjë
  • Tragjedia me 228 viktima në Oqeanin Atlantik, Air France dhe Airbus shpallen fajtorë pas 17 vitesh
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Prej dy ditësh asnjë gjurmë nga i riu, familja ngre policinë e Tiranës ‘në këmbë’, enigmë fati i Eglant Koçit 25 lexime · 12 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet LIVE TV- ‘Zvërneci’, qytetarët 1 javë në shesh: Dorëheqje, kauza jo vetëm për flamingot, çlirojmë vendin nga korrupsioni! Të rinjtë nga Kosova: Jemi me ju! Protestë edhe në qytete të tjera 8 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Dhunohen dy vëllezërit në Laç/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet 8 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet “Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?” Rama mediave të huaja: Sot 2 mijë pjesëmarrës, në kulmin e saj nuk i kaloi 8 mijë 7 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Indeksimi i pensioneve, Qeveria: Mund të ndodhë në qershor ose korrik, por ende nuk ka një vendimmarrje 5 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Kryeministri Rama publikon videon nga “Bukë e Zemër”: 600 arkitektë në Tiranë në Festivalin Ndërkombëtar 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina 5 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

“Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?” Rama mediave të huaja: Sot 2 mijë pjesëmarrës, në kulmin e saj nuk i kaloi 8 mijë

Edi Rama ka reaguar këtë mbrëmje në X, duke deklaruar se protesta kundër investimit në Zvërnec ka pasur…

• 7 orë më parë • 9 min lexim
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, aksident i rëndë në Fier-Levan, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Liqenit”.…

• 7 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

LIVE TV- ‘Zvërneci’, qytetarët 1 javë në shesh: Dorëheqje, kauza jo vetëm për flamingot, çlirojmë vendin nga korrupsioni! Të rinjtë nga Kosova: Jemi me ju! Protestë edhe në qytete të tjera

TIRANË– Pas protestës në Vlorë, qytetarët janë mbledhur sërish para Kryeministrisë për të protestuar kundër resortit në Zvërnec.…

• 8 orë më parë • 15 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by