Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. I nxehti ekstrem godet Francën, humb jetën një person që po merrte pjesë në një garë vrapimi në Paris, 10 garues të tjerë përfundojnë në spital
Botë

I nxehti ekstrem godet Francën, humb jetën një person që po merrte pjesë në një garë vrapimi në Paris, 10 garues të tjerë përfundojnë në spital

• 25 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një valë e paprecedentë nxehtësie po godet Francën, ku të dielën u regjistruan temperatura rekord për majin dhe një vdekje u raportua gjatë një gare vrapimi në Paris.

Viktima ndërroi jetë gjatë një gare në kryeqytet ndërsa rreth dhjetë vrapues të tjerë në një garë tjetër në një periferi të Parisit u dërguan me urgjencë në spitale, tha shërbimi i zjarrfikësve.

Sipas shërbimit francez të motit Météo-France, zhiva në Paris tejkaloi 30° Celsius për herë të parë këtë vit të shtunën, duke arritur në 31.9° Celsius.

Kjo “valë e hershme dhe e dukshme e nxehtësisë”, sipas Météo-France, është për shkak të një “kupole termike” mbi Francën, një zonë me presion të lartë që bllokon ajrin e ngrohtë nga Afrika e Veriut, e cila pritet të intensifikohet më tej sot.

Read more:Kushte të qëndrueshme dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për ditën e diel

Një total prej 13 rajonesh në Francën perëndimore janë vënë në alarm të verdhë për valë të nxehtësisë, niveli i parë i alarmit, për herë të parë për muajin maj që nga viti 2004, kur u krijua ky sistem.

Dje temperaturat tejkaluan 30° Celsius në shumë zona.

Sipas të dhënave paraprake nga Météo-France, rekordet për muajin maj u thyen të dielën në të paktën dhjetë stacione meteorologjike, përfshirë atë në Brest në Francën perëndimore, ku zhiva arriti në 29.8°C, duke thyer rekordin e vendosur në maj 2017.

Read more:Analiza e BBC: Lidershipi i Keir Starmer nën presion, shtohen zërat për sfidë brenda Partisë Laburiste

Sot, temperaturat pritet të arrijnë 35°C në Francën perëndimore.

Siç theksoi Météo-France, kjo valë e hershme e nxehtësisë “do të jetë afatgjatë” dhe mund të vazhdojë të paktën deri në fillim të javës së ardhshme.

Klimatologët paralajmërojnë se valët e nxehtësisë të përsëritura janë një shenjë e qartë e ndryshimeve klimatike, të cilat shkaktohen kryesisht nga djegia e lëndëve djegëse fosile. Këto valë nxehtësie pritet të bëhen më të shpeshta, më të gjata dhe më intensive.

Lexo edhe
Botë

Gjermania dhe Polonia bashkojnë forcat ushtarake, firmoset marrëveshja e re e mbrojtjes

Botë

Pas 40 vitesh nën ujë, rishfaqet stacioni historik i “Hekurudhës së Vdekjes” në Tajlandë

Tags: #Afrika #france #Gare #jetë #Paris #spital #Temperatura #Temperaturat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Gjermania dhe Polonia bashkojnë forcat ushtarake, firmoset marrëveshja e re e mbrojtjes
  • Pas 40 vitesh nën ujë, rishfaqet stacioni historik i “Hekurudhës së Vdekjes” në Tajlandë
  • SHBA dhe Irani nënshkruajnë marrëveshjen fillestare të paqes, por çështja e armëve bërthamore mbetet e hapur
  • Marrëveshja SHBA-Iran, teksti i plotë prej 14 pikash. Teherani merr 300 mld dollarë, por zotohet se nuk do të prodhojë armë bërthamore
  • “Nuk është një tekst përfundimtar, por një protokoll mirëkuptimi”/ Trump kërcënon Iranin: Nëse nuk sillen mirë, do fillojmë me bombardimet
Nga të njëjtat tag-e
  • Kryeministri Rama udhëton drejt Berlinit, merr pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor
  • Larg thikave çuna, mos ia bëni qejfin gjyqtarëve që inkurajojnë krimin – Blog
  • Kur banditët rrethohen nga budallenjtë! – Blog
  • Edhe diktatori bjellorus Lukashenko në “Bordin e Paqes” për Gazën – Blog
  • Arkitekët shqiptarë, të përndjekur në shtëpinë e tyre – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën”, Rama nxjerr videon nga protesta: Fjalor me sharje, kore linçimi dhe ulërima marshuese 5 lexime · 14 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Shqipëria, kur fluturojnë flamingot – Blog 4 lexime · 13 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Memaliaj/ Ishte duke punuar, 45-vjeçari bie nga skela në Teqenë e Koshtanit! Në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI) 4 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Politikë Deklarata e Marjana Koçekut/ Reagon kryetari i komisionit të Jashtëm, Hasani: Kushdo që ndihet e kërcënuar, t’i drejtohet organeve 4 lexime · 2 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Mbyllet vettingu, procesi që nxori jashtë sistemit 442 magjistratë! BE: Historik, standardet e arritura të ruhen 4 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Sociale ‘Zvërneci’, dita e 18-të e protestës para kryeministrisë, mikrofoni ‘u dorëzohet’ pensionistëve! Rikthejnë ‘flamingot’ dhe bëjnë paradë, bashkohet edhe tufa e dhive 4 lexime · 14 orë më parë
  7. 07
    Botë Ngushtica e Hormuzit, largohen çisternat e para me naftë, sinjal i zbutjes së tensioneve 4 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Botë

Gjermania dhe Polonia bashkojnë forcat ushtarake, firmoset marrëveshja e re e mbrojtjes

Për të shënuar 35-vjetorin e Traktatit të Fqinjësisë Gjermani-Poloni, dy vendet e BE dëshirojnë të forcojnë bashkëpunimin në…

• 50 minuta më parë • 6 min lexim
Botë

Pas 40 vitesh nën ujë, rishfaqet stacioni historik i “Hekurudhës së Vdekjes” në Tajlandë

Një pjesë e “Hekurudhës së Vdekjes” në Tajlandë është shfaqur sërish në sipërfaqe pas më shumë se katër…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Botë

SHBA dhe Irani nënshkruajnë marrëveshjen fillestare të paqes, por çështja e armëve bërthamore mbetet e hapur

Presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë nënshkruar një marrëveshje fillestare paqeje me synimin për t’i dhënë…

• 3 orë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by