Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Finale unike në Budapest: për herë të parë, trofeu vendoset mes dy trajnerëve spanjollë
Aktualitet

Finale unike në Budapest: për herë të parë, trofeu vendoset mes dy trajnerëve spanjollë

• 7 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Për herë të parë në historinë e Ligës së Kampionëve, finalja do të shndërrohet në një duel taktik mes dy trajnerëve spanjollë.

Paris Saint-Germain i Luis Enriques, kampion në fuqi i Evropës, do të përballet me Arsenalin e Mikel Artetës në “Puskas Arena”, në një finale që premton jo vetëm spektakël në fushë, por edhe një betejë strategjike në bankinë.

Një përballje e tillë është jashtëzakonisht e rrallë në historinë e kompeticionit. Më herët, finale me trajnerë nga e njëjta kombësi janë zhvilluar vetëm katër herë: Brian Clough kundër Bob Houghton (Angli, 1979), Carlo Ancelotti kundër Marcello Lippi (Itali, 2003), si dhe dy herë me trajnerë gjermanë – Jupp Heynckes kundër Jurgen Klopp (2013) dhe Thomas Tuchel kundër Hansi Flick (2020).

Tani, për herë të parë, lista pasurohet edhe me një finale “spanjolle”.

Read more:Bayern Munich – Paris Saint-Germain: Fakte, statistika, analizë, parashikim dhe formacionet e mundshme

Finalja e 30 majit në Budapest e vë në qendër të vëmendjes edhe ndikimin e madh të shkollës spanjolle të trajningut në futbollin modern.

Luis Enrique e udhëhoqi PSG-në sezonin e kaluar drejt një triplete historike, duke e konfirmuar ekipin parisien si një superfuqi të re të kontinentit.

Në anën tjetër, Mikel Arteta e ka rikthyer Arsenalin në elitën europiane, duke i dhënë fund pritjes së gjatë të londinezëve për një paraqitje në një finale të madhe evropiane.

Read more:Arsenali planifikon festë madhështore më 31 maj nëse fiton Ligën Premier ose Ligën e Kampionëve

E goditi lojtarin e Atletico Madridit me shuplakë, ylli i Arsenalit rrezikon finalen e Ligës së Kampionëve

Ky duel nuk është vetëm një përballje emrash, por edhe filozofish.

Luis Enrique njihet për intensitetin e lartë, kontrollin e topit dhe presionin agresiv, ndërsa Arteta, i formuar në një ambient modern taktik, ka ndërtuar një Arsenal të disiplinuar, me organizim të fortë dhe fleksibilitet në fazat e lojës.

Përplasja e tyre pritet të jetë një “lojë shahu” në nivelin më të lartë./Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #angli #Arsenal #Bayern munich #budapest #Carlo ancelotti #Hansi flick #Liga e kampionëve #Luis enrique #Mikel arteta #Psg

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Makina Benz e papaguar në 2017-ën prangos shkodranin në Angli, nis procesi i ekstradimit (EMRI)
  • “Rama nga sot i shkarkuar”/ Protestuesi: Je tradhtar. Po shet tokat e shqiptarëve. Në Angli janë ndërruar 7 kryeministra, ky s’ikën se është diktator
  • “Ky është moment kritik”/ Protestuesi: Shqiptarët po paguajnë çmimin e babëzisë së pushtetit, Shqipërisë i duhet një lider si Albin Kurti
  • Aktivisiti nga diaspora: Protesta duhet të përshkallëzohet! Jemi gati të qëndrojmë disa ditë para institucioneve!
  • SPECIALE/ Fshati që u vetëmbrojt me ligje pleqnie: Si po e kthen turizmi rininë në Radomirë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 4 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin