SARANDË- Një sherr brenda në fshatin Gjashtë të Sarandës, që përfundoi deri në përdorimin e armëve të zjarrit, i ka marrë jetën pronarit të një karburanti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në lokalin e karburantit “Vëllezërit Ismaili sh.p.k,” dhe viktimë ka mbetur pronari Rexhep Ismaili 66 vjeç, i cili ka marrë 1 plumb në kokë. Ndërkohë, një person tjetër i paidentifikuar ende, ka mbetur i plagosur por nuk është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spital.
Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë të qarta, por policia thotë se fillimisht sherri mes disa personave ka nisur me përdorimin e sendeve të forta, për motive që ende nuk dihen. Më pas, brenda lokalit të Rexhep Ismailit, i cili ishte në tavolinë me disa persona të tjerë, ka pasur edhe shkëmbim zjarri.
Dyshimet janë se ka qenë autori, Lulzim Tabaku i pari që ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me plumb në kokë 66-vjeçarin Ismaili, i cili rezulton të jetë edhe kryetar i Shoqatës Çamëria në Sarandë. Në këtë moment, personat që kanë qenë në tavolinë me Ismailin janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe mësohet se një tjetër person ka mbetur i plagosur.
Read more:Limaj shprehet i gatshëm t’i bashkohet PDK-së në zgjedhje
Pas vrasjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me personat e tjerë të përfshirë dhe me shtetasin që dyshohet se ka mbetur i plagosur.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Blutë e Sarandës kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat do t’i ndihmojnë për të zbardhur dinamikën e sherrit si edhe për të bërë të mundur identifikimin e personave të tjerë që janë përfshirë në ngjarje bashkë me autorin Tabaku,
Po ashtu, policia po ushtron kontrolle në spitalet rajonale dhe në klinikat private, me qëllim identifikimin dhe gjetjen e shtetasit të dyshuar të plagosur.
Read more:Sulm me armë në Turqi, plagoset rëndë vëllai i ish-ministrit turk
Viktima Rexhep Ismaili
Vrasja në Sarandë, identifikohet autori! Policia: Një tjetër i plagosur, nuk është paraqitur në spital për ndihmë

Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Qafë Gjashtë”, në lokalin në pronësi të shtetasit R. I., gjatë një konflikti për motive që do të zbardhen gjatë hetimit, mes disa personash, ku fillimisht konflikti ka nisur me sende të forta dhe më pas me përdorimin e armëve të zjarrit, ka mbetur i vrarë shtetasi R. I., 66 vjeç, banues në Qafë Gjashtë, Sarandë.
Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit me armë zjarri është plagosur edhe një shtetas tjetër, i cili ende nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe nuk është identifikuar.
Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet e siguruara në vendngjarje, dyshohet se shtetasi L. T. ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. I. dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me personat e tjerë të përfshirë dhe me shtetasin që dyshohet se ka mbetur i plagosur.
Read more:Nga sherri në lokal te vrasja e Rexhep Ismailit, zbardhet dinamika e krimit në Sarandë
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për kapjen e autorit dhe të personave të përfshirë në konflikt.
Njëkohësisht, po ushtrohen kontrolle në spitalet rajonale dhe në klinikat private, me qëllim identifikimin dhe gjetjen e shtetasit të dyshuar të plagosur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Read more:Vajza me të cilën u fotografua Orlando Bloom ka 18 milionë ndjekës – kush është Meredith Duxbury?
Atentati në Sarandë/ Viktima u ekzekutua brenda lokalit në karburantin e tij, ishte në tavolinë me persona të tjerë kur u qëllua nga autori

Rexhep Ismaili është ekzekutuar me armë zjarri brenda në lokalin e karburantit në pronësi të tij në fshatin Gjashtë të Sarandës. 66-vjeçari ka qenë në tavolinë me të tjerë persona kur autori ka hyrë i armatosur dhe e ka qëlluar për vdekje.
U ekzekutua me plumb në kokë pranë karburantit në pronësi të tij, Report Tv siguron foton e 66-vjeçarit

Report Tv ka siguruar foton e Rexhep Ismailit 66 vjeç, i cili është ekzekutuar mbrëmjen e sotme pranë një pike karburanti në pronësi të tij me plumb në kokë.




