Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti në Sarandë! Shkëmbim zjarri brenda në lokal pas sherrit, një i plagosur! Autori në kërkim! Viktima edhe kryetar i Shoqatës Çamëria (EMRI + VIDEO)
Aktualitet

Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti në Sarandë! Shkëmbim zjarri brenda në lokal pas sherrit, një i plagosur! Autori në kërkim! Viktima edhe kryetar i Shoqatës Çamëria (EMRI + VIDEO)

• 8 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

SARANDË– Një sherr brenda në fshatin Gjashtë të Sarandës, që përfundoi deri në përdorimin e armëve të zjarrit, i ka marrë jetën pronarit të një karburanti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në lokalin e karburantit “Vëllezërit Ismaili sh.p.k,” dhe viktimë ka mbetur pronari Rexhep Ismaili 66 vjeç, i cili ka marrë 1 plumb në kokë. Ndërkohë, një person tjetër i paidentifikuar ende, ka mbetur i plagosur por nuk është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spital.

Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë të qarta, por policia thotë se fillimisht sherri mes disa personave ka nisur me përdorimin e sendeve të forta, për motive që ende nuk dihen. Më pas, brenda lokalit të Rexhep Ismailit, i cili ishte në tavolinë me disa persona të tjerë, ka pasur edhe shkëmbim zjarri.

Dyshimet janë se ka qenë autori, Lulzim Tabaku i pari që ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me plumb në kokë 66-vjeçarin Ismaili, i cili rezulton të jetë edhe kryetar i Shoqatës Çamëria në Sarandë. Në këtë moment, personat që kanë qenë në tavolinë me Ismailin janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe mësohet se një tjetër person ka mbetur i plagosur.

Read more:Shala: Osmani bartëse e listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Pas vrasjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me personat e tjerë të përfshirë dhe me shtetasin që dyshohet se ka mbetur i plagosur.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Blutë e Sarandës kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat do t’i ndihmojnë për të zbardhur dinamikën e sherrit si edhe për të bërë të mundur identifikimin e personave të tjerë që janë përfshirë në ngjarje bashkë me autorin Tabaku,

Po ashtu, policia po ushtron kontrolle në spitalet rajonale dhe në klinikat private, me qëllim identifikimin dhe gjetjen e shtetasit të dyshuar të plagosur. Nuk përjashtohet mundësia që autorët të jenë larguar nga Saranda, pasi fshati Gjashtë ku ndodhi vrasja ndodhet në dalje të Sarandës.

Read more:Në Korçë po hidhen qepët/ Fermerët po flakin në kanale mundin e tyre: Nuk i shitëm dot prodhimet

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 23:23

Vrasja në Sarandë, identifikohet autori! Policia: Një tjetër i plagosur, nuk është paraqitur në spital për ndihmë

1778187642_vrasjasaranda.jpg

Policia e Sarandës ka reaguar për vrasjen e Rexhep Ismailit, i cili u qëllua me plumb në kokë në lokalin e tij. Policia thotë se ka identifikuar autorin, Lulzim Tabaku dhe është shpallur në kërkim. Ndërkohë, nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, i paidentifikuar, i cili është larguar bashkë me autorin.

“Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Qafë Gjashtë”, në lokalin në pronësi të shtetasit Rexhep Ismaili, gjatë një konflikti për motive që do të zbardhen gjatë hetimit, mes disa personash, ku fillimisht konflikti ka nisur me sende të forta dhe më pas me përdorimin e armëve të zjarrit, ka mbetur i vrarë shtetasi Rexhep Ismaili, 66 vjeç, banues në Qafë Gjashtë, Sarandë.

Read more:Atentat në Sarandë/ Ekzekutohet me plumb në kokë pronari i një karburanti! 66-vjeçari dhe kryetar i Shoqatës Çamëria (EMRI)

Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit me armë zjarri është plagosur edhe një shtetas tjetër, i cili ende nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe nuk është identifikuar.

Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet e siguruara në vendngjarje, dyshohet se shtetasi Lulzim Tabaku ka vrarë me armë zjarri shtetasin Rexhep Ismaili dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me personat e tjerë të përfshirë dhe me shtetasin që dyshohet se ka mbetur i plagosur.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për kapjen e autorit dhe të personave të përfshirë në konflikt.

Read more:Limaj: Nëse s’bashkohemi me PDK-në, Nisma nuk merr pjesë në zgjedhje

Njëkohësisht, po ushtrohen kontrolle në spitalet rajonale dhe në klinikat private, me qëllim identifikimin dhe gjetjen e shtetasit të dyshuar të plagosur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton policia.

Read more:Makina përplas turmën me njerëz në Leipzig të Gjermanisë, dy të vdekur dhe 22 të plagosur

Ora 22:59

Atentati në Sarandë/ Viktima u ekzekutua brenda lokalit në karburantin e tij, ishte në tavolinë me persona të tjerë kur u qëllua nga autori

Rexhep Ismaili është ekzekutuar me armë zjarri brenda në lokalin e karburantit në pronësi të tij në fshatin Gjashtë të Sarandës. 66-vjeçari ka qenë në tavolinë me të tjerë persona kur autori ka hyrë i armatosur dhe e ka qëlluar për vdekje.

Ora 22:21

U ekzekutua me plumb në kokë pranë karburantit në pronësi të tij, Report Tv siguron foton e 66-vjeçarit

Report Tv ka siguruar foton e Rexhep Ismailit 66 vjeç, i cili është ekzekutuar mbrëmjen e sotme pranë një pike karburanti në pronësi të tij me plumb në kokë.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #jetë #Karburanti #Kontrolle #Lulzim Tabaku #Para #Rexhep Ismaili #sarande #Vlore #vrasja e rexhep ismailit #Vrasje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Dojna, Dea, Fjoralba e të tjerët që, me një celular në dorë, mposhtën “investitoret strategjikë” – Ide
  • Protestuesi: Mediat botërore dhe rrjetet sociale rrëzuan propagandën e Ramës dhe të Endri Fugës. S’ka ilaç që i shëron!
  • “Siç është rrëzuar muri i Berlinit, të rrëzojmë këtë qeveri. Diasporë bashkohu, qytetarëve këtu u bëhet presion”/ Protestuesja falenderon News24: I vetmi TV që na ka mbështetur
  • “Drejtësia të bashkëpunojë që të mos ketë përshkallëzim…”/ Aktivisti Arben Kola: Nesër zbresin në Tiranë 5 europarlamentare në mbështetje të protestës!
  • LIVE- Revolta e shqiptarëve kundër Ramës/ Pas tubimit te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Rama dorëhiqu!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Letra e arkitektit holandez, Marsel Rupi “sfidë” Ramës: Jep dorëheqje e hyr në zgjedhje me qeveri teknike! Shihe sa “mbret” do të të bëjnë shqiptarët 29 lexime · 5 orë më parë
  2. 02
    Politikë 27 ditë protesta masive antiqeveritare/ “Rama largohet nëse në krye dalin studentët”. Avokati Berberi: Të dëgjojë qytetarët dhe të organizojë mocion besimi 15 lexime · 11 orë më parë
  3. 03
    Politikë Mithat Havari: Kur shemba parkun “Rinia” kisha përballë krimin e organizuar, Rama më futi miq, por e poshtërova. Kryeministri hajdut kontributesh! 14 lexime · 5 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Synon të shpallet mbret”/ “Mos bëni kurrë zgjedhje”, Këlliçi nxjerr letrën nga “Dosjet shqiptare” drejtuar Ramës 13 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Protesta do ta arrijë dorëheqjen e Edi Ramës”/ Kaca: Republika parlamentare ka dështuar, duhet sistem amerikan. Xhemalaj: Të rinjtë kanë marrë fatin në dorë 13 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Mbështes revoltën qytetare, Rama të largohet”, Salianji: Deputetët e PD në protestë legjitimojnë thirrjet kundër Berishës 13 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “S’e keni kurajon e Koçekut! Dëgjoni qytetarët”/ Protesta për protestat, Blushi: Të kufizohet në dy mandate pushtet i kryeministrit 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by