Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Të gjithë flasin për RETINOL-in… por pak kush e njeh alternativën më të butë që po fiton terren në skincare!
Aktualitet

Të gjithë flasin për RETINOL-in… por pak kush e njeh alternativën më të butë që po fiton terren në skincare!

• 8 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në botën e kujdesit për lëkurën, retinoli është kthyer në një “mbret të padiskutueshëm”. Siguron anti-plakje, rigjenerim dhe një lëkurë më të pastër. Por bashkë me rezultatet, shpesh vijnë edhe efektet anësore: irritim, skuqje, tharje dhe ndjeshmëri e lartë – sidomos tek lëkurat sensitive.

Ndërkohë, në heshtje, një përbërës tjetër, më i sigurtë po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje nga dermatologët dhe entuziastët e skincare-it: Acidi Mandelik.

Çfarë është Acidi Mandelik?

Acidi mandelik është një AHA (alpha hydroxy acid) që nxirret nga bajamet. Ndryshe nga acidet e tjera më agresive, ai ka një strukturë molekulare më të madhe, gjë që ndikon drejtpërdrejt në mënyrën si vepron në lëkurë:

  • depërton më ngadalë në shtresat e lëkurës
  • vepron më butë dhe më kontrolluar
  • shkakton dukshëm më pak irritim

Kjo e bën atë një nga acidet më të tolerueshme për lëkura të ndjeshme dhe reaktive.

Read more:BBC: A duhet të shqetësohemi për qarkullimin e Hantavirusit

Përfitimet reale të acidit mandelik në lëkurë

Përdorimi i rregullt i tij sjell:

1. Eksfolim i butë, pa agresivitet
Heq qelizat e vdekura pa dëmtuar apo irrituar barrierën e lëkurës.

2. Ndihmon në akne dhe poret e bllokuara
Falë vetive antibakteriale, është i dobishëm për lëkurën me tendencë akneike.

3. Uniformizon tonin e lëkurës
Ndihmon në zbehjen e njollave dhe hiperpigmentimit.

4. Më pak irritim krahasuar me acidet e tjera
I përshtatshëm për: lëkura të ndjeshme, fillestarët në skincare active, rutina të thjeshta dhe të qëndrueshme , të rinjë edhe para moshës 25 vjeçare.

Rëndësia e përgatitjes së lëkurës para përdorimit

Për rezultate optimale , sidomos tek lëkura shumë e yndyrshme, hapi i pastrimit paraprak është thelbësor.

Read more:Nga mëngjesi i freskët te mbrëmja elegante: Xhaketat që dominojnë sezonin

Përdorimi i një toniku pastrues para aplikimit të acideve ndihmon në:

  • largimin e yndyrës së tepërt dhe papastërtive
  • balancimin e pH të lëkurës
  • rritjen e depërtimit të përbërësve aktivë

Tonikët që përmbajnë përbërës si ekstrakt tamarindi, ekstrakt rrodhe dhe zink janë veçanërisht efektivë, pasi ndihmojnë në pastrimin e poreve dhe krijojnë një “bazë të pastër” për veprimin e acidit mandelik. Kjo fazë shpesh bën diferencën mes një rutine bazike dhe një rutine që jep rezultate të dukshme dhe të qëndrueshme.

Kush përfiton më shumë nga acidi mandelik?

Ky përbërës është veçanërisht i vlefshëm për:

Read more:Njollat e forta nga ushqimi mund të zhduken nga rrobat “brenda sekondave” me një produkt të thjeshtë pa përdorur zbardhues

  • personat që nuk e tolerojnë retinolin
  • lëkura reaktive ose të thata
  • ata që duan rezultate pa “shock” për lëkurën
  • shtatzënat dhe nënat gjidhënëse (me konsultim profesional)

Rezultate të qëndrueshme, pa sakrifikuar rehatinë e lëkurës.

Mr.Ph.Emel Spahi,

Facebook:https://www.facebook.com/profile.php?id=61570737210239

Lexo edhe
Aktualitet

I dënuar nga GJKKO për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesë e grupit të strukturuar kriminal, arrestohet në Madrid 49-vjeçari shqiptar

Aktualitet

SPAK godet grupin kriminal në bashkëpunim me antimafian e Barit, ekzekutohen 15 masa sigurimi, 10 prej tyre në Tiranë. Sekuestrohen rreth 1 milionë euro cash

Tags: #Acidi mandelik #Bajamet #Dermatologjia #Emel spahi #Facebook #Kujdesi #Lëkura #Njolla #Retinoli #Skuqje #Zink

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • I dënuar nga GJKKO për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesë e grupit të strukturuar kriminal, arrestohet në Madrid 49-vjeçari shqiptar
  • SPAK godet grupin kriminal në bashkëpunim me antimafian e Barit, ekzekutohen 15 masa sigurimi, 10 prej tyre në Tiranë. Sekuestrohen rreth 1 milionë euro cash
  • Helmimi i 56 studentëve në Akademinë e Policisë, Prokuroria e Tiranës i dërgon tjetër shkresë AKU-së: Detaje rreth hetimit administrativ
  • Mijëra euro cash dhe makina luksoze, dalin pamjet e aksionit të SPAK me antimafien e barit ndaj grupit të strukturuar kriminal, ja ku e hodhën kufomën e parukierit italian
  • Sot Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria synon mbylljen e negociatave deri në 2027, zbardhet agjenda
Nga të njëjtat tag-e
  • Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, Rama: Përfshin 9 masa direkte dhe 3 masa investimi
  • Ndarja nga jeta e Mjeshtrit të Madh, Birçe Hasko, reagon presidenti Begaj: Bota e artit shqiptar humbi një figurë të madhe
  • Kryeministri Rama publikon pamje nga vizita në Tokio: Mikpritje e veçantë dhe respekt për Shqipërinë
  • “Nuk dorëhiqem, shpirti im nuk përkulet”/ U dhunua një natë më parë, drejtori i AKU-së në Shkodër: As në lule të ballit nuk më tremb…
  • Rrokadë në diplomaci/ Meidani ambasador në Prishtinë, Malaj në Shkup? Intelektualët shqiptarë në RMV kundër kërkesës së VLEN, mbledhin mbi 3 mijë firma në peticion
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Aksident në Vaqarr/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin, të përfshirë një grua shtatzënë dhe gjashtë fëmijë 4 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet E rëndë në Durrës, dy persona i japin fund jetës 4 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Hapen aplikimet për subvencione, mbi 5 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare, ende pa datë për IPARD III 4 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Botë Panik në tregjet kineze, manjati i bursës humbet një të katërtën e pasurisë brenda një dite 4 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

I dënuar nga GJKKO për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesë e grupit të strukturuar kriminal, arrestohet në Madrid 49-vjeçari shqiptar

Si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe homologëve në Madrid, është lokalizuar dhe arrestuar me qëllim ekstradimin…

• 25 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

SPAK godet grupin kriminal në bashkëpunim me antimafian e Barit, ekzekutohen 15 masa sigurimi, 10 prej tyre në Tiranë. Sekuestrohen rreth 1 milionë euro cash

Mëngjesin e ditës së sotme, u ekzekutuan 15 masa sigurimi, 10 prej tyre në Tiranë, si pjesë e…

• 25 minuta më parë • 3 min lexim
Aktualitet

Helmimi i 56 studentëve në Akademinë e Policisë, Prokuroria e Tiranës i dërgon tjetër shkresë AKU-së: Detaje rreth hetimit administrativ

Prokuroria e Tiranës i dërgoi tjetër shkresë AKU-së, duke i kërkuar edhe rrethanat se çfarë ndodhi gjatë hetimit…

• 25 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by