
MPB Maqedoni njofton se dje (07.05.2026) në orën 18:00 në Kërçovë, nëpunës policorë nga NJPB Kërçovë e privuan nga liria D.S. (65) nga Kërçova.
“Gjatë bastisjeve në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të tij në Kërçovë dhe në fsh. Popoec, rrethina e Kërçovës, të realizuara me urdhër gjykate, ishin gjetur dhe sekuestruar dy pushkë dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm”.
Read more:MPB: Gjatë 24 orëve janë privuar nga liria 9 shoferë
“Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.




