Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Sharja e rëndë në spektaklin e kaluar, reagon për herë të parë Arbana Osmani: Nuk doja t'i rikthehesha temës, por ju lutem mos linçoni dhe denigroni një vajzë tjetër
Aktualitet

Sharja e rëndë në spektaklin e kaluar, reagon për herë të parë Arbana Osmani: Nuk doja t'i rikthehesha temës, por ju lutem mos linçoni dhe denigroni një vajzë tjetër

• 8 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në spektaklin e së premtes të “Ferma VIP 3”, prezantuesja Arbana Osmani e nisi mbrëmjen me një deklaratë publike, pas incidentit të ndodhur në prime-n e së hënës, ku banorja Fabjola Elezaj iu drejtua asaj me fyerjen “k*çkë”.

Arbana zgjodhi t’i drejtohej publikut që në minutat e para të emisionit, duke theksuar se, edhe pse kishte menduar të mos e rikthente më temën, e pa të nevojshme të fliste pas reagimeve të shumta dhe diskutimeve të ndezura në rrjetet sociale.

“Kam diçka të rëndësishme për t’ju thënë që në fillim. Në fakt, kisha menduar të mos i rikthehesha temës, por duke parë gjithë mbështetjen dhe dashamirësinë, veçanërisht këtyre ditëve, desha vetëm të them që mbështetja dhe dashamirësia ndaj një vajze nuk ka pse të sjellë linçim dhe denigrim për një vajzë tjetër”, u shpreh Osmani.

Read more:Dona, konkurrentja e radhës që u largua nga Ferma VIP

– YouTube youtu.be

Prezantuesja kërkoi që publiku të jetë më i kujdesshëm me gjuhën e përdorur online, duke vënë theksin te gjuha e urrejtjes, sidomos kur ajo drejtohet ndaj konkurrenteve vajza, të cilat – siç tha ajo – janë pjesë e një “eksperimenti social të vështirë”.

“Do t’ju lutesha të keni kujdes me gjuhën e urrejtjes ndaj të gjithë konkurrentëve në ‘Ferma VIP’, në mënyrë të veçantë ndaj vajzave të ‘Ferma VIP’, të cilat janë në një eksperiment social të vështirë. Natyrisht që herë pas here bëhen gabime, por në asnjë rast nuk duhet justifikuar gjuha e urrejtjes e këtyre ditëve në rrjetet sociale, që ka qenë vërtet e trishtë”, tha ajo.

Read more:Situata e Olës me Arbanën, Ermali: Kam 25 vjet në televizion, hera e parë që ndodh kjo

– YouTube youtu.be

Në vijim, Arbana nënvizoi se askush nuk është i pagabueshëm dhe se të gjithë, në një moment të jetës, mund të gabojnë. Ajo u bëri thirrje ndjekësve që të ruajnë etikën dhe respektin, duke kujtuar se konkurrentet janë njerëz me familje dhe me ndjenja.

“Ju lutem, krejt ju që jeni prapa tastierave, të keni kujdes, sepse janë vajza nënash, janë fëmijë baballarësh. Keni kujdes në mënyrën si shpreheni”, përfundoi Osmani.

Read more:Vëllai vjen nga Malësia e Madhe në Ferma VIP 3 për të marrë motrën e tij pas lidhjes me Adionin: Familja nuk janë dakord, për çfarë hyre këtu?

Deklarata e prezantueses u pa si një thirrje e drejtpërdrejtë për të ulur tonet dhe për të frenuar linçimet në rrjete sociale, duke e zhvendosur fokusin te përgjegjësia e publikut dhe kufijtë e gjuhës që përdoret ndaj banorëve të një formati të tillë. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Arbana osmani #Fabjola elezaj #Familje #Femije #Ferma vip #jetë #Para #Rrjetet sociale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEOLAJM/ Protestuesit leksion qytetarie! Ndalet “lumi” i qytetarëve, lejohet të kalojë ambulanca
  • “Rama ik!”/ 20 ditë revolucion! “Ndizen” rrugët nga blicet e protestuesve, qytetarët i përshëndesin nga ballkonet
  • PAMJE ME DRON – “Atdheu nuk është në shitje”/ Det protestuesish marshojnë rrugëve të Tiranës, ushton thirrja: Rama jepe dorëheqjen!
  • 2 ditë para protestës së paralajmëruar, hiqet porta metalike dhe gardhi me tela që ishte vendosur në plazhin e Kakomesë
  • Revolta popullore! Protestuesja: Jemi popull i Skëndërbeut, do t’i “heqim kokat”. Kush ka vjedhur, në burg!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 18 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave, plot sheshi para Kryeministrisë 14 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Politikë VIDEO – Disa qytetarë duke pirë kafe në shesh, protestuesit thirrje me megafon: Bashkohuni me ne! 12 lexime · 10 orë më parë
  4. 04
    Sociale Organizatori i protestës Arben Kola si Berisha, kundër amnistisë! Çon protestën te Kuvendi, incident me deputetin Ardit Bido! Përplasje para selisë së PD dhe mblidhen te Kryeministria 11 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Protestat për ‘Zvërnecin’, nismëtarja Kokaj: S’jemi në shesh për krijimin e partive politike apo poste në shtet! Një grup i madh shqiptarësh nga Anglia do na bashkohen brenda javës! 6 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by