Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Rregulla të reja për gjuetinë, qeveria propozon kritere më të forta për administrimin e zonave
Ekonomi

Rregulla të reja për gjuetinë, qeveria propozon kritere më të forta për administrimin e zonave

• 9 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Qeveria shqiptare ka nxjerrë një projektvendim të ri që përcakton mënyrën se si do të jepen me qira zonat e gjuetisë, mbarështimit dhe ripopullimit të faunës së egër.

Dokumenti synon të vendosë rregulla më të qarta për administrimin e gjuetisë dhe për mbrojtjen e biodiversitetit në vendin tonë.

I hedhur për konsultim publik projektvendimi përcakton se bashkitë do të kenë detyrimin që pasi të shpallen zonat e gjuetisë, të hapin procedurat publike për dhënien e tyre me qira. Për këtë proces do të krijohen komisione të posaçme që do të ndjekin konkurrimin dhe vlerësimin e subjekteve pjesëmarrëse.

Kritere më të forta do të ketë për subjektet që kërkojnë të marrin në administrim zona të gjuetisë. Ku aplikantët duhet të dorëzojnë:

Read more:Nën moton “Evropa jonë, së bashku më të fortë”, Maqedonia e Veriut sot feston Ditën e Evropës

-dokumentacion të plotë ligjor dhe financiar,

-kërkohet plan biznesi dhe plan menaxhimi për zonën

-subjektet duhet të provojnë kapacitetet teknike dhe përvojën profesionale,

Read more:OBRM-PDUKM: LSDM dhe Filipçe fshihen pas frazës "pro-evropiane", ndërsa në praktikë ofrojnë një politikë lëshimesh pa parime

-ofertat do të vlerësohen me sistem pikëzimi

-kontrata e qirasë do të jetë 5-vjeçare

Pas shqyrtimit të dokumenteve dhe ofertave, komisioni harton raportin përfundimtar dhe ia paraqet kryetarit të bashkisë. Fitues shpallet subjekti që merr numrin më të lartë të pikëve. Ndërsa subjektet do të kenë të drejtë ankimi brenda afateve të përcaktuara.

Një nga synimet kryesore të projektvendimit është forcimi i luftës kundër gjuetisë së paligjshme. Dokumenti parashikon edhe për këtë pjesë parashikon kontroll më të fortë institucional, përgjegjësi më të mëdha për subjektet që administrojnë zonat, mbrojtje të habitateve natyrore dhe masa për ripopullimin e specieve të dëmtuara.

Read more:Pas 28 vitesh infertilitet, 48-vjeçarja ishte bërë nënë e binjakëve – rrëfimi i gjinekologut Sebajdin Gjini

Në relacion përcaktohet se ky projektvendim vjen në zbatim të ligjit të ri “Për Gjuetinë”, miratuar në vitin 2025. Dokumenti argumenton se deri më tani ka pasur boshllëqe në procedurat e dhënies me qira, mungesë kriteresh të qarta vlerësimi dhe nivel të ulët kontrolli mbi subjektet që menaxhojnë zonat e gjuetisë.

Në vitet e fundit, gjuetia në Shqipëri ka qenë shpesh në qendër të debatit publik për shkak të dëmtimit të faunës së egër dhe rasteve të shumta të gjuetisë së paligjshme. Për disa vite u aplikua moratoriumi i gjuetisë dhe vetëm në 1 janar 2025 u hoq duke u përcaktuar dhe rregullat e reja. Megjithatë, ekspertët e mjedisit kanë ngritur vazhdimisht shqetësimin se pavarësisht ndalimeve gjuetia e paligjshme ka vijuar në disa zona të vendit.

Lexo edhe
Ekonomi

“Bashkitë të përthithin projekte”, kreu i BERZH për Top Channel: Për integrimin Shqipëria duhet të zgjerojë projektet në nivel vendor

Ekonomi

Rekord remitancash në 6 muaj, emigrantët ju dërguan familjeve rreth 621 milionë euro në gjysmën e parë të vitit

Tags: #Biznesi #jetë #qeveria #shqiperi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Bashkitë të përthithin projekte”, kreu i BERZH për Top Channel: Për integrimin Shqipëria duhet të zgjerojë projektet në nivel vendor
  • Rekord remitancash në 6 muaj, emigrantët ju dërguan familjeve rreth 621 milionë euro në gjysmën e parë të vitit
  • Rekord parash nga emigrantët, 621 milionë euro në gjashtë muaj, por kursi i këmbimit ua zbeh vlerën
  • “Bashkitë të përthithin projekte”, Zielinski për Top Channel: Për integrimin Shqipëria duhet të zgjerojë projektet në nivel vendor
  • Pagat rriten, punësimi bie/ Një në katër punonjës mbetet me rrogë minimale, thellohen diferencat në treg
Nga të njëjtat tag-e
  • “I ka çmendur hajnia”/ Denoncon Berisha: Aeroportin e Vlorës do ia japin Yeffetit! Agasi ka hequr 4 ministra dhe…
  • Prej dy javësh çmimi i naftës rreth 230 lekë për litër, qeveria riaktivizon Bordin Transparencës
  • “Rama dhe Belinda në burg”/ Dita e 109-të e protestës, qytetarët rikthehen në shesh, paralajmërohet marshim drejt Parlamentit
  • VIDEO/ “Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Ju erdhi fundi, Edi Rama jepe dorëheqjen
  • Fiona Papajorgji takohet me kreun e Gjykatës Kushtetuese të Italisë, pritet në audiencë nga Presidenti Mattarella
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik! 24 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 20 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 8 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Politikë “S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbit: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu! 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

“Bashkitë të përthithin projekte”, kreu i BERZH për Top Channel: Për integrimin Shqipëria duhet të zgjerojë projektet në nivel vendor

Shqipëria po i afrohet një prej sfidave më të rëndësishme të viteve të ardhshme jo vetëm anëtarësimit në…

• 23 orë më parë • 4 min lexim
Ekonomi

Rekord remitancash në 6 muaj, emigrantët ju dërguan familjeve rreth 621 milionë euro në gjysmën e parë të vitit

Nevoja për të ardhura shtesë po bën që familjet shqiptare të mbështeten gjithnjë e më shumë te paratë…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Rekord parash nga emigrantët, 621 milionë euro në gjashtë muaj, por kursi i këmbimit ua zbeh vlerën

Nevoja për të ardhura shtesë po bën që familjet shqiptare të mbështeten gjithnjë e më shumë te paratë…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by