Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ermal Peçi: Puthja e mallkuar e Robert Ndrenikës
Aktualitet

Ermal Peçi: Puthja e mallkuar e Robert Ndrenikës

• 9 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Robert Ndrenika është një nga ato figura që nuk kanë nevojë për prezantim në kulturën shqiptare. Për dekada me radhë, ai ka qenë pjesë e kujtesës kolektive të shqiptarëve, përmes roleve që kanë kaluar nga skena e teatrit në ekranin e kinemasë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme emocionale në disa breza.

Me një karrierë të gjatë dhe të pasur në teatër dhe film, Ndrenika i përket atij grupi të rrallë artistësh që nuk e kanë ndërtuar famën vetëm mbi talentin, por mbi një marrëdhënie të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshme me publikun. Ai ka qenë shpesh zëri i njeriut të thjeshtë, i personazheve të zakonshme, i dramave dhe gëzimeve shqiptare, të përkthyera në art me një ndjeshmëri që pak të tjerë e kanë arritur. Ndrenika ka qenë nga ata pak aktorë që nuk i përket vetëm skenës, por edhe rrugës, kafenesë dhe kujtesës popullore.

Por ditët e fundit, emri i tij doli nga kjo hapësirë e njohur dhe u fut në një terren krejt tjetër, shumë më të ashpër: atë të politikës dhe gjykimit publik.

Read more:EKSKLUZIVE/ Sulmet pasi takoi Veliajn në gjyq, flet Robert Ndrenika: Pse reagojnë kështu?! S’i kuptoj! E kam bir për shpirt, ia njoh jetën e do jem sërish nëse ka nevojë

Prania e Robert Ndrenikës në gjyqin e Erion Veliajt dhe gjesti i tij — një puthje në ballë dhe fjalët “Ç’të ka mbetur, e bëj unë për ty”, që u interpretuan si nënkuptim i vuajtjes së burgut — u shndërruan menjëherë në objekt debatesh dhe leximesh të forta. Një akt i thjeshtë njerëzor u transformua brenda pak orësh në një ngjarje me ngarkesë emocionale dhe politike

“Puthja e mallkuar” u kthye kështu në një etiketë të kohës sonë. Një gjest që në rrethana normale do të kalonte pa shumë zhurmë, u bë material interpretimi publik. Secili e pa dhe e lexoi sipas bindjeve të veta, duke e larguar ngjarjen nga dimensioni njerëzor dhe duke e futur në territorin e gjykimit.

Read more:LSM: "Luftojmë për paga, nuk lutemi", më 1 Maj dalim në protestë

Në këtë pikë, “Puthja e mallkuar” nuk është më vetëm një gjest. Ajo shndërrohet në një metaforë të kohës sonë — të një shoqërie që shpesh nuk arrin më të ndajë njeriun nga roli, emocionin nga ideologjia dhe gjestin nga gjykimi moral.

Robert Ndrenika është një figurë e një brezi tjetër, me kode sjelljeje dhe komunikimi emocional që shpesh nuk përputhen me mënyrën e sotme të leximit publik. Pavarësisht se çfarë mendohet për Erion Veliajn politikisht apo personalisht, nuk mund të gjykohet apo “kryqëzohet” një njeri si Robert Ndrenika për një gjest të tillë, pasi është e padrejtë.

Read more:FOTOT/ Denoncimi, Gjykata paraprake e kaloi për gjykim në themel çështjen Veliaj pa hapur dhe pa i parë të gjitha provat e SPAK

Debati që u krijua rreth tij thotë më shumë për shoqërinë sesa për vetë individin. Në vend që të lexohej konteksti njerëzor i një gjesti, reagimi u zhvendos shpejt drejt gjykimit moral dhe politik. Një artist që për dekada ka dhënë emocione të forta në kulturën shqiptare, u gjend papritur në skenën e opinionit të polarizuar.

Në Shqipërinë e sotme, duket se nuk mjafton më të jesh një figurë e madhe por kërkohet edhe një “përshtatje morale” me klimën e momentit. Përndryshe, rreziku i linçimit publik bëhet i menjëhershëm.

Read more:Xheneta Fetahu dhe Loredana Brati largojnë njëra-tjetrën nga rrjetet sociale

Një puthje në ballë nuk është program politik, nuk është ideologji dhe as vendim gjykate. Puthja e Ndrenikës as e liron dhe as e burgos, as e pastron dhe as e nxin figurën e Veliajt. Është thjesht një gjest njerëzor, një shenjë afeksioni, besnikërie apo dhembshurie sipas mënyrës së një njeriu.

Në fund kur një popull zemërohet më shumë me një gjest sesa me problemet reale të jetës së përditshme, atëherë diçka e rëndë ka ndodhur me shpirtin tonë si shoqëri. Sepse kur ne nuk dimë më të shohim njeriun nga profesioni, atëhere kemi humbur pak nga vetja jonë.

Lexo edhe
Aktualitet

Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…

Aktualitet

E rëndë në Korçë/ 48-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë

Tags: #erion veliaj #Ermal Peçi #Gjesti #Gjykata Administrative #Puthja #robert ndrenika #Zëri

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…
  • E rëndë në Korçë/ 48-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë
  • “Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale
  • Exclusive/ “Ishte i përgatitur me çunat e Fushë-Krujës”, si u bë Erjon Alibej i penduar i drejtësisë? “Zbërthimi” para prokurorëve dhe dëshmitë tronditëse
  • Exclusive/ “Thashë shyqyr që e vranë Lamajn, do u jepja drekë çunave”, dëshmia audio e vrasësit të pamëshirshëm Nuredin Dumani: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e krimit
Nga të njëjtat tag-e
  • Klotilda Bushka paraqitet në Prokurorinë e Posaçme
  • “Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë për lirimin e Veliajt”/ Avokati Plarent Ndreca në Top News: Nëse e rrëzon kërkesën, e dërgojmë në Strasburg
  • Shtyhet seanca ndaj bashkëpandehurve të Erion Veliajt, shkak mungesa e disa avokatëve
  • Erion Veliaj kërkoi shfuqizimin e masës ‘arrest në burg’, mbyllet pa vendim seanca në Gjykatë Kushtetuese
  • Sot seanca në Kushtetuese, Erion Veliaj kërkon shfuqizimin e masës “arrest në burg”, kryebashkiaku nuk do jetë prezent
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 6 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 7 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Sërish kontroll në qelitë e Fierit, gjenden 10 telefona, shishe uji të mbushura me alkool dhe lëndë narkotike 3 lexime · 12 orë më parë
  4. 04
    Botë Lufta në Lindjen e Mesme, Irani frenon entuziazmin për marrëveshjen me SHBA: Nuk jemi pranë një dakordësie 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vu zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, vihet në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 11 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Ekskluzive/ Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA 3 lexime · 3 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…

Exclusive nga Anila Hoxha: I penduar në Shqipëri Erjon Alibej, i penduar: Po dal direkt tek dita e…

• 2 orë më parë • 10 min lexim
Aktualitet

E rëndë në Korçë/ 48-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë

Një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë në lagjen nr. 18 të qytetit…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

“Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar zyrtarisht pas sulmit të fundit rus me dronë dhe…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by