Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. FOTOT/ Denoncimi, Gjykata paraprake e kaloi për gjykim në themel çështjen Veliaj pa hapur dhe pa i parë të gjitha provat e SPAK
Aktualitet

FOTOT/ Denoncimi, Gjykata paraprake e kaloi për gjykim në themel çështjen Veliaj pa hapur dhe pa i parë të gjitha provat e SPAK

• 29 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në dy seancat e fundit të GJKKO, ku po zhvillohet gjyqi në themel i çështjes për Erion Veliaj, avokati i tij mbrojtës, Plarent Ndreca ka ngritur shqetësimin se procesi ndaj kryebashkiakut të Tiranës është ngritur mbi disa prova të pahapura nga vetë gjykata.

Sipas tij, bëhet fjalë për 35 fashikuj me prova digjitale (CD/USB), të cilat nuk janë hapur dhe nuk janë vlerësuar as nga gjykata e seancës paraprake. Pra, gjykata paraprake e ka kaluar formalisht çështjen e Veliajt për t’u gjykuar në themel, pa i hapur dhe pa i parë të gjitha provat, në kundërshtim me çdo praktikë ligjore.

Read more (GJKKO):Veliaj kundër pezullimit të afateve të paraburgimit, sot seanca në Apel

Fjala është pikërisht për këto prova që shikoni në fotot më poshtë, të cilat janë të vulosura, ta pahapura dhe ende të mbyllura në zarfin me të cilin janë dërguar nga prokuroria në gjykatë.

Nisur nga kjo situatë e paprecendentë, avokati Ndreca i kërkoi sot gjykatës që këto prova të mos preken pa prezencën e mbrojtjes së Veliajt.

Read more (Gjyqi):“Proces i turpshëm kundër shtetit shqiptar”, ish-presidenti Meta shfaqet në kafazin e xhamtë të sallës së gjyqit: Nga sot deri në momentin e fundit…

“Arsyeja e dytë pse ishim sot është këmbëngulja që ne kemi në lidhje me çështjen e themelit, për provat digjitale të pahapura që unë po kërkoj nga sekretaria dhe kancelari që të mos preken pa prezencën tonë me një proces verbal dhe unë po kërkoj që të mos cënohet ajo provë që ne na jep të drejtën që ne ta godasim në gjykime më të larta, pra në Gjykatën e Apelit gjithë procesin i cili është bazuar në ca prova të pahapura nga vetë gjykata., Pra gjykata ka marrë vendim, siç e kam thënë edhe në gjykimin në themel, ka marrë vendim për çështjen, pa i parë të gjithë provat vetë. Kjo ishte një ndër arsyet se pse isha sot dhe bëra një kërkesë Sekretarisë, në mënyrë që të mos preken CD, pa prezencën tonë dhe pa u mbajtur proces verbal mbi situatën faktike të dosjes”, u shpreh Ndreca sot për mediat.

Në seancën e 27 prillit, Ndreca kërkoi që këto prova të hapeshin në sallën e Gjykatës së Posaçme, si edhe kërkoi që këto t’i vihen në dispozicion mbrojtjes. Kërkesa e Ndrecës u rrëzua me argumentin se është ezauruar koha e mbrojtjes për njohjen me aktet. Madje, as kryebashkiaku nuk i ka marrë provat origjinale të cilat rezultojnë vetëm procesverbalet e zbardhura në dosje.

Read more (erion veliaj):Ankimi i Ajola Xoxës, Gjykata Kushtetuese kalon në seancë kërkesën për kthimin e sendeve të sekuestruara

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #erion veliaj #GJKKO #Gjykata #Gjyqi #gjyqi per dosjen Veliaj #Mediat #Plarent Ndreca #spak

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
  • Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
  • Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 10 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 2 lexime · 14 orë më parë
  5. 05
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 3 lexime · 13 orë më parë
  6. 06
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 2 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin