Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Pritej të bëhej legjendë e klubit, Arsenali e vendos në shitje talentin e skuadrës
Aktualitet

Pritej të bëhej legjendë e klubit, Arsenali e vendos në shitje talentin e skuadrës

• 10 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Arsenal mund të befasojë në afatin veror, pasi sipas raportimeve në Angli po shqyrton mundësinë që të shesë Ethan Nwanerin, ndonëse më herët talenti konsiderohej pjesë e planeve afatgjata të klubit.

Mediat bëjnë të ditur se “Topçinjtë” tashmë janë të hapur të dëgjojnë oferta në vlerën 35-40 milionë funte për 19-vjeçarin, pas një huazimi të vështirë te Olympique de Marseille.

Nwaneri iu bashkua klubit francez në janar në formë huazimi, por nuk arriti të lërë gjurmë të mëdha, duke regjistruar dy gola dhe një asistim në 11 paraqitje në të gjitha garat.

Read more:Gabriel flet për presionin që ka Arsenali: Jemi të qetë, por synojmë dy trofe

Raportohet se mesfushori ofensiv shkoi në Marseille me idenë se do të punonte nën drejtimin e Roberto De Zerbit, por trajneri italian u largua nga klubi në shkurt dhe më pas u emërua te Tottenham Hotspur.

Ndërkohë, trajneri aktual i Marseille, Habib Beye, ka qenë publikisht kritik ndaj Nwanerit gjatë periudhës së tij në Francë, duke e vështirësuar edhe më shumë situatën e lojtarit.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, kishte deklaruar më herët se Arsenali kishte “besim të plotë” te Nwaneri dhe se do ta vlerësonte të ardhmen e tij në fund të sezonit. Megjithatë, raportet e fundit pretendojnë se klubi londinez tani është i gatshëm të dëgjojë oferta, me disa gjigantë evropianë që po e monitorojnë nga afër.

Read more:Skandali i spiunimit, Southampton distancohet nga veprimi i analistit të tyre

Sipas raportimeve, Chelsea, Borussia Dortmund, Juventus dhe AC Milan janë mes klubeve që po ndjekin zhvillimet. Chelsea thuhet se ka interes të hershëm për Nwanerin, pasi kishte tentuar ta transferonte edhe më parë, përpara se lojtari të nënshkruante kontratën e fundit me Arsenalin.

Nwaneri ka regjistruar deri më tani 51 paraqitje me ekipin e parë të Arsenalit, duke shënuar 10 gola dhe duke dhënë dy asistime. Kontrata e tij aktuale në “Emirates” është e vlefshme deri në vitin 2030./Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Shkrumbohet makina në Fier, dyshohet se shkak u bë një shkëndijë elektrike

Aktualitet

“Ne e dimë kush e vrau Ervis Martinajn”/ Artan Hoxha lëshon deklaratën e fortë në ‘Shqipëria Live’: Llogaria që ai bëri keq ishte…

Tags: #Ac milan #angli #Arsenal #Besim #Borussia dortmund #Chelsea #Ethan nwaneri #Fabrizio romano #Marseille

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shkrumbohet makina në Fier, dyshohet se shkak u bë një shkëndijë elektrike
  • “Ne e dimë kush e vrau Ervis Martinajn”/ Artan Hoxha lëshon deklaratën e fortë në ‘Shqipëria Live’: Llogaria që ai bëri keq ishte…
  • Helmimi i 56 studentëve në Akademinë e Policisë, Prokuroria e Tiranës i dërgon tjetër shkresë AKU-së: Detaje rreth hetimeve
  • Shpërdorim detyre dhe ndërtime të paligjshme, Prokuroria e Sarandës lëshon 12 masat e arrestit ndaj policëve dhe biznesmenëve
  • Aksioni ndaj grupit kriminal të Igli Kamberit, SPAK del me njoftim zyrtar: 15 masa sigurie, 11 prej anëtarëve shqiptarë
Nga të njëjtat tag-e
  • Ekskluzive/ Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA
  • Ekskluzive/ Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA
  • “Nuk dorëhiqem, shpirti im nuk përkulet”/ U dhunua një natë më parë, drejtori i AKU-së në Shkodër: As në lule të ballit nuk më tremb…
  • Armë dhe drogë brenda apartamentit në Britani, ruheshin nga një shqiptar/ Justifikimi përpara drejtësisë: Kam borxhe të grumbulluara nga sëmundja e vajzës
  • Arrestimi i shefit të komisariatit në Sarandë dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, Hita: Është e papranueshme që të bëhen palë më shkelësit e ligjit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Aksident në Vaqarr/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin, të përfshirë një grua shtatzënë dhe gjashtë fëmijë 4 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet E rëndë në Durrës, dy persona i japin fund jetës 4 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Hapen aplikimet për subvencione, mbi 5 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare, ende pa datë për IPARD III 4 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Botë Panik në tregjet kineze, manjati i bursës humbet një të katërtën e pasurisë brenda një dite 4 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Shkrumbohet makina në Fier, dyshohet se shkak u bë një shkëndijë elektrike

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Lalar të bashkisë Fier. Sipas burimeve, mjeti ka…

• 10 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

“Ne e dimë kush e vrau Ervis Martinajn”/ Artan Hoxha lëshon deklaratën e fortë në ‘Shqipëria Live’: Llogaria që ai bëri keq ishte…

I ftuar në “Shqipëria Live”, ishte gazetari investigativ, Artan Hoxha, i cili u ndal edhe njëherë te çështja…

• 10 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Helmimi i 56 studentëve në Akademinë e Policisë, Prokuroria e Tiranës i dërgon tjetër shkresë AKU-së: Detaje rreth hetimeve

Prokuroria e Tiranës i dërgoi tjetër shkresë AKU-së, duke i kërkuar edhe rrethanat se çfarë ndodhi gjatë hetimit…

• 40 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by