Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Dy policë antidrogë padisin Matt Damon dhe Ben Affleck: Na portretizuan si të korruptuar
Aktualitet

Dy policë antidrogë padisin Matt Damon dhe Ben Affleck: Na portretizuan si të korruptuar

• 10 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dy oficerë të antidrogës në Miami-Dade kanë paditur për shpifje shtëpinë e produksionit të Matt Damon dhe Ben Affleck, ‘Artists Equity’, duke pretenduar se filmi “The Rip” i portretizon ata në mënyrë të rreme si policë të korruptuar.

Padia është ngritur në gjykatë federale në Florida nga oficerët Jason Smith dhe Jonathan Santana, të cilët kanë qenë të përfshirë në një aksion të vitit 2016 ku u gjetën gati 22 milionë dollarë të fshehura në një shtëpi në Miami Lakes.

Sipas tyre, trilleri i Netflix-it, i promovuar si “i frymëzuar nga ngjarje reale”, ka marrë shumë elemente nga rasti i tyre, por në film policët paraqiten të përfshirë në vjedhje, lidhje me kartelin dhe vrasje.

– YouTube www.youtube.com

Në padi përmenden edhe bashkëprodhuesit ‘Falco Pictures’, ndërsa oficerët kërkojnë dëmshpërblim (pa specifikuar shumën) për shpifje, shpifje me nënkuptim dhe shkaktim të qëllimshëm të vuajtjes emocionale.

Read more:Lando Norris në ‘pole’ për Sprintin e Miamit, Antonelli në rreshtin e parë! Ferrari vijon të zhgënjejë

Ata thonë se persona që e njihnin hetimin real i lidhën lehtë me personazhet e filmit dhe se pas shikimit të filmit u pyetën nga familjarë, kolegë dhe prokurorë, madje u la të kuptohej se mund të kishin mbajtur një pjesë të parave të sekuestruara.

Oficerët pretendojnë se para publikimit në janar 2026 i kishin dërguar një letër produksionit, duke kërkuar ndryshime në film dhe në deklaratën shoqëruese, por filmi doli pa modifikime.

Netflix nuk është përfshirë si i paditur, ndërsa Damon dhe Affleck nuk kanë komentuar publikisht.

Read more:‘Shefja më përdorte si skllav seksi’- Detaje të reja nga padia e 35-vjeçarit ndaj drejtueses shqiptare të bankës në SHBA: Dua 20 milionë dollarë dëmshpërblim (EMRAT)

Filmi, me regji të Joe Carnahan, i ka Damon dhe Affleck në rolin e oficerëve të policisë në Miami, ku besimi mes tyre tronditet pasi gjatë një bastisjeje zbulojnë miliona dollarë.

Filmi u publikua në Netflix në janar 2026. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aksion #Ben affleck #Florida #Matt damon #miami #Netflix #padi #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 9 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij 6 lexime · 6 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen! 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin! 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Sociale Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO) 1 lexime · 7 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Eurobond rekord/ Huamarrje prej 688 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare, çfarë parashikohet në vitin 2027 1 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin