Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Dy policë antidrogë padisin Matt Damon dhe Ben Affleck: Na portretizuan si të korruptuar
Aktualitet

Dy policë antidrogë padisin Matt Damon dhe Ben Affleck: Na portretizuan si të korruptuar

• 10 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dy oficerë të antidrogës në Miami-Dade kanë paditur për shpifje shtëpinë e produksionit të Matt Damon dhe Ben Affleck, ‘Artists Equity’, duke pretenduar se filmi “The Rip” i portretizon ata në mënyrë të rreme si policë të korruptuar.

Padia është ngritur në gjykatë federale në Florida nga oficerët Jason Smith dhe Jonathan Santana, të cilët kanë qenë të përfshirë në një aksion të vitit 2016 ku u gjetën gati 22 milionë dollarë të fshehura në një shtëpi në Miami Lakes.

Sipas tyre, trilleri i Netflix-it, i promovuar si “i frymëzuar nga ngjarje reale”, ka marrë shumë elemente nga rasti i tyre, por në film policët paraqiten të përfshirë në vjedhje, lidhje me kartelin dhe vrasje.

– YouTube www.youtube.com

Në padi përmenden edhe bashkëprodhuesit ‘Falco Pictures’, ndërsa oficerët kërkojnë dëmshpërblim (pa specifikuar shumën) për shpifje, shpifje me nënkuptim dhe shkaktim të qëllimshëm të vuajtjes emocionale.

Read more:Lando Norris në ‘pole’ për Sprintin e Miamit, Antonelli në rreshtin e parë! Ferrari vijon të zhgënjejë

Ata thonë se persona që e njihnin hetimin real i lidhën lehtë me personazhet e filmit dhe se pas shikimit të filmit u pyetën nga familjarë, kolegë dhe prokurorë, madje u la të kuptohej se mund të kishin mbajtur një pjesë të parave të sekuestruara.

Oficerët pretendojnë se para publikimit në janar 2026 i kishin dërguar një letër produksionit, duke kërkuar ndryshime në film dhe në deklaratën shoqëruese, por filmi doli pa modifikime.

Netflix nuk është përfshirë si i paditur, ndërsa Damon dhe Affleck nuk kanë komentuar publikisht.

Read more:‘Shefja më përdorte si skllav seksi’- Detaje të reja nga padia e 35-vjeçarit ndaj drejtueses shqiptare të bankës në SHBA: Dua 20 milionë dollarë dëmshpërblim (EMRAT)

Filmi, me regji të Joe Carnahan, i ka Damon dhe Affleck në rolin e oficerëve të policisë në Miami, ku besimi mes tyre tronditet pasi gjatë një bastisjeje zbulojnë miliona dollarë.

Filmi u publikua në Netflix në janar 2026. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aksion #Ben affleck #Florida #Matt damon #miami #Netflix #padi #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Mbyllet dita e 60-të e rezistencës kundër qeverisë, protestuesit: Nesër edhe më shumë!
  • “Ju erdhi fundi!”/ Protestuesit thirrje qytetarëve që t’i bashkohen revoltës: Çohuni nga gjumi!
  • “Nesër nis numërimi mbrapsht, largohu para se të vijë shtatori!”, protestuesi paralajmëron Ramën: Ik, ose do të përballesh…
  • Shqiptarët bëjnë historinë! Sheshi plot për 2 muaj, pjesëmarrje masive në ditën e 60-të të revoltës qytetare: Rama, jepe dorëheqjen! Ndryshim sistemi!
  • FOTOLAJM/ Protestuesit “vulosin” mesazhin për Ramën para Kryeministrisë: Shqipëria nuk është në shitje!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do luftoj kundër qeverisë korruptive, edhe nëse duhet të rrëmbej të drejtat”/ Agron Shehaj: Duhet të informohemi për çfarë votojmë! Balla e Rama dërguan njerëz para shtëpisë time… 28 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama kriminalizoi ekonominë dhe politikën”/ Ish-ministri Malaj: Për të mbijetuar po nxit urrejtjen, qëndrimi i një politikani në panik 17 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet se goditi me grusht shefin pas transferimit në një sektor tjetër (EMRAT) 12 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Politikë “S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private 12 lexime · 4 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Braktisini kafet!”/ Thirrja kumbuese që vjen nga protesta: Nëse s’ikin këta qelbësira, nuk hapen universitetet në shtator. Diaspora të na bashkohet, vendi ju thërret sot! 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 11 lexime · 2 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Konflikte për motive pronësie mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI) 11 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by