Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Mikel Arteta s’i ndalë lëvdatat për gjyqtarin: U tregua trim që ia anuloi golin West Hamit
Aktualitet

Mikel Arteta s’i ndalë lëvdatat për gjyqtarin: U tregua trim që ia anuloi golin West Hamit

• 11 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Trajneri Mikel Arteta ka lavdëruar gjyqtarin Chris Kavanagh për vendimin “të guximshëm” që mori duke anuluar golin e vonshëm të West Hamit, në fitoren 1-0 të Arsenalit të dielën.

Arsenali u shkëput me pesë pikë në krye të Ligës Premier pas triumfit minimal në “London Stadium”, ku Leandro Trossard shënoi golin vendimtar ndaj “Çekanëve”, të cilët po luftojnë për mbijetesë.

Megjithatë, ndeshja solli dramë në minutat e fundit: Callum Wilson kishte menduar se kishte rrëmbyer barazimin në minutën e 95-të, por pas një kontrolli të gjatë nga VAR-i, goli u anulua për shkak të një faulli ndaj portierit David Raya nga Pablo, në momentin e krosimit nga këndi.

“Me siguri do ta kujtoj këtë ditë. E dinim që do të ishte një ditë e vështirë, ata po luftojnë për jetën e tyre, ndërsa ne po përpiqemi ta fitojmë Ligën Premier”.

Read more:Arteta: Fituesi i ndeshjes duhej të ishte dikush special – dhe Saka është i tillë

“Ka shumë në lojë. E nisëm ndeshjen shumë mirë dhe patëm tri raste të mëdha”.

“Pastaj erdhi lëndimi i Ben White, u desh të bënim një ndryshim dhe të përshtateshim, u desh të merrnim vendime të vështira. Hodhëm gjithçka që kishim për ta fituar”.

“U shpërblyem për atë guxim. Pastaj janë dy aksione, një me David Raya. Ai bën një pritje të pabesueshme, dhe pastaj polemika rreth golit të anuluar, që padyshim është një vendim i madh”.

Read more:Crystal Palace barazon pa gola me West Hamin, Wolves rrëzohet nga Premier League pas tetë sezonesh

“Kur kam pasur nevojë të jem kritik, kam qenë. Por duhet t’i përgëzoj ata (gjyqtarët). Duhet shumë guxim për të dalë dhe për t’i dhënë mundësinë gjyqtarit ta shikojë aksionin”.

“Kur e sheh pamjen, nuk ka asnjë dyshim, është faull i pastër. Ata ishin shumë të guximshëm”.

“Aksioni e meritonte këtë. Sipas mendimit tim, është shumë e qartë. Këto janë rregullat dhe ne kërkojmë vazhdimësi”./Telegrafi

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Arsenal #Ben white #David raya #gjyqtarët #Mikel arteta #Siguri #Telegrafi #Var #west ham

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Avokatët bojkot masave të sigurisë, rregullorja censuruese përçan gjyqtarët e GJKKO! Njëra palë kundër Erion Banit: Duhet dialog! Tjetra kërkon ndëshkime më të ashpra
  • Rama i ftoi në takim për pagat, Shoqatat e Gjyqtarëve dhe e Prokurorëve refuzojnë: Nuk marrim pjesë, presim vendimin e Kushtetueses!
  • Sot ishte planifikuar takimi/ Debati për pagat, Shoqatat e Gjyqtarëve dhe e Prokurorëve refuzojnë ftesën e Ramës: Nuk marrim pjesë, presim vendimin e Kushtetueses!
  • Zgjidhen sot 3 anëtarë të KLGJ, Sadushi për pagat: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza duhet për konsolidimin e drejtësisë
  • Skandali me drejtuesen e SHISH, studiuesi Auron Tare: Pse historia e spiunazhit në Tiranë ia kalon Luftës së Ftohtë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin 6 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit 4 lexime · 10 orë më parë
  3. 03
    Ekonomi Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet 4 lexime · 9 orë më parë
  4. 04
    Sociale Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO) 3 lexime · 10 orë më parë
  5. 05
    Teknologji WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by