
Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se “e mirëkuptojnë panikun në BDI, i cili sipas tyre buron nga një realitet i ri politik”.
“Më 9 maj u dëshmua e kundërta e asaj që është propaguar për dy vite: VLEN jo vetëm që nuk u shpërbë, por u bashkua në një subjekt të vetëm politik. Pesë parti në një strukturë të përbashkët përbëjnë një arritje historike dhe një forcë të re, më të konsoliduar”.
Read more:Ja çfarë ndodh saktësisht me tensionin e gjakut kur konsumoni boronica
“Në këtë kontekst, edhe përpjekjet e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, për të unifikuar partitë e të ashtuquajturit koalicion AKI në një subjekt të vetëm politik, kanë dështuar që në nisje, duke u përballur me refuzim të qartë nga partnerët e tij politikë, një tjetër dëshmi e krizës së brendshme të këtij kampi”.
“Në njërën anë është VLEN, me vizion të qartë për reforma dhe zhvillim; në anën tjetër BDI, e pareformuar dhe e zhytur në skandale. Kjo përballje mes të resë dhe të vjetrës do të përcaktojë drejtimin e përfaqësimit politik të shqiptarëve”.
Read more:Koreja e Veriut ndryshon kushtetutën për të kërkuar sulm automatik bërthamor nëse Kim Jong Un vritet
“Pika qendrore e VLEN është shqiptari në Maqedoninë e Veriut: dinjitoz, i barabartë dhe institucionalisht i fuqishëm. Angazhimi ynë është për përfaqësim real në të gjitha institucionet dhe për barazi që ndihet në praktikë, jo vetëm në letër”, thonë nga VLEN.




