Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Sulejmani: Gjendja në arsim nuk është për t'u lavdëruar, VLEN ka politika konkrete
Aktualitet

Sulejmani: Gjendja në arsim nuk është për t'u lavdëruar, VLEN ka politika konkrete

• 11 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Zv.ministri i Arsimit dhe Shkencës Driton Sulejmani, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për arsimin në vend, propozim-ligjin e ri për arsimin e mesëm, si dhe VLEN-in në Qeveri.

Ai tha se për VLEN-in dhe për Qeverinë, arsimi është në prioritetet kryesore, megjithatë theksoi se gjendja momentale nuk është për t’u lavdëruar. Sulejmani tha se këtë vit është miratuar Strategjia arsimore 2026-2032, e cila parasheh reforma rrënjësore në fushën e arsimit.

“Nuk është se mund të lavdërohemi me gjendjen e arsimit, kemi shumë punë për të bërë. Këtë vit është miratuar Strategjia arsimore 2026-2032 me të cilën synohen reforma rrënjësore, që nga arsimi fillor deri te arsimi i lartë. Do të ketë mënyrë të re për financimin e shkollave, janë përcaktuar kritere për zhvillimin e shkollave. Punojmë për optimizimin e sistemin arsimor, ku për qëllim kemi vendosjen e mësimit me një ndërrim”, tha Sulejmani.

Read more:Arsimi Dual – investim i sigurt për të ardhmen e të rinjve

Në lidhje me propozim-ligjin e ri për arsimin e lartë dhe heqjen e nenit me të cilin ndalohet nepotizmi nëpër universitete, ai tha se me rritjen e kritereve për avancim, do të ndalohet familjarizimi në arsimin e lartë.

“Nepotizmi si dukuri është e dënuar me ligj. Ne kemi menduar se nepotizmi mund të luftohet duke rritur kriteret për punësime të reja. Kriteret me ligjin e ri janë rritur. Për çdo zgjedhje që bëjnë profesorët në një titull të caktuar, do të duhet të bëjnë 6 deri 7 punime shkencore, prej të cilave 3 deri 4 duhet të jenë në revista me ndikim ndërkombëtar. Me këtë kemi menduar se do të pamundësohet familjarizimi në universitetet tona”, tha Sulejmani.

Read more:Koalicioni “VLEN” sot do të mbajë Kongresin për bashkimin e pesë subjekteve politike në një parti të vetme

Ai gjithashtu tregoi detajet tjera të cilat parashihen në propozim-ligjin e ri, e që kanë të bëjnë me funksionimin e universiteteve.

E pyetëm edhe për tendencat e palës maqedonase për të lënë pas arsimin shqip, ndërsa ai tha se të gjithë ata që janë të përfshirë në sistemin arsimor duhet ta kenë të qartë rëndësinë e arsimimit në gjuhën shqipe.

Read more:Mexhiti: Nuk ka cep të Çairit ku nuk punohet, më 9 maj VLEN-in e bëjmë një

“Universitetin e Tetovës e kemi fituar me gjak dhe cilido që është i kyçur në sistemin arsimor dhe mësimdhënie duhet ta ketë parasysh këtë gjë dhe punën e tij ta bëjë duke e pasur parasysh këtë. Kjo vlen më shumë për të punësuarit në UT, të cilët duhet ta shohin si mision kombëtar për ta ngritur edhe cilësinë e arsimit brenda universitetit, por edhe universitetin”, tha Sulejmani.

Kurse sa i përket uljes së numrit të nxënësve, Sulejmani tha se VLEN-i ka politika konkrete për të rritur natalitetin, si dhe për të nxitur qytetarët që të qëndrojnë në vend.

Read more:Rreth 4 milionë mungesa të nxënësve në shkollat e Kosovës, ministri Çeku ka një zgjidhje

“Në secilën komune kemi rënie të numrit të nxënësve të klasës së parë, por edhe në shkolla të mesme. Kjo nuk është rezultat i sotshëm, është punuar në politika jo të mira për të sjellë shqiptarët të mendojnë ta lëshojnë vendin e tyre. Ne si parti politike kemi politika konkrete të sferës sociale, për ta stimuluar natalitetin. Duhet të punojmë në përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve”, tha Sulejmani./Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Arsimi #Arsimi fillor #Arsimi në maqedoni #Driton sulejmani #Mash maqedoni #Mësimdhënie #parti politike #Podgo #Telegrafi maqedoni

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti
  • Harta e re me 46 bashki / Përvoja e 2014-ës si alarm: Bashkimi i njësive rriti taksat, por jo cilësinë e shërbimeve për qytetarët
  • Revolta kundër Ramës/ “Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!
  • “Plehrat i kemi në Parlament, do të përfundojnë në incenerator”/ Aktivisti: Korrupsionit i erdhi fundi! Kushtetutë dhe model të ri qeverisës!
  • Klasa të reja, laboratorë dhe terrene sportive, si po transformohet shkolla ‘Mehmet Bajraktari’ në Cërrik
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 31 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 28 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 17 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 14 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 14 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 13 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by