Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Paralizohet Hormuzi, mbi 1 mijë anije të bllokuara në Gjirin Persik, mallra me vlerë 23.7 miliardë dollarë në pritje, tranzitet bien me 89%
Aktualitet

Paralizohet Hormuzi, mbi 1 mijë anije të bllokuara në Gjirin Persik, mallra me vlerë 23.7 miliardë dollarë në pritje, tranzitet bien me 89%

• 11 Maj, 2026 • 6 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Lufta në Lindjen e Mesme ka shkaktuar një rënie me 89% të tranziteve ditore në Ngushticën e Hormuzit brenda pak muajsh. Para bllokimit, nga aty kalonte 37% e naftës botërore të transportuar me rrugë detare dhe 28% e gazit të naftës të lëngshëm (LPG), por edhe 19% e gazit natyror të lëngshëm dhe produkteve të rafinuara. Këtë e tregon raporti i ri “Port Infographics”, i realizuar nga Assoporti dhe SRM, qendra studimore e grupit Intesa Sanpaolo. Analiza kujton se afro 1 mijë anije rezultojnë të bllokuara në Gjirin Persik, me mallra të transportuara me vlerë të vlerësuar në 23.7 miliardë dollarë, me pasoja në zinxhirët globalë të furnizimit.

“Analizat që kemi kryer, falë bashkëpunimit të fortë me Assoporti, nxjerrin në pah vlerën strategjike të korridoreve kryesore detare për ekonominë globale”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i SRM, Massimo Deandreis.

“Këtë e shohim përmes tensioneve gjeopolitike dhe ndërprerjeve që po prekin Hormuzin, si edhe efekteve që ato sjellin në zinxhirët e furnizimit, kostot logjistike dhe organizimin e trafikut ndërkombëtar detar dhe energjetik. Pavarësisht situatës së përgjithshme, të dhënat tregojnë se Mesdheu ruan një rol strategjik global dhe Italia mund të luajë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në ekuilibrat e rinj logjistikë”, shtoi ai.

Read more:Revolucioni financiar dixhital, Analiza e Fintech Times: Shqipëria, një nga tregjet më interesante në Europën Juglindore

Sipas medias iraniane “Irib”, gjatë 24 orëve të fundit vetëm një supertanker ka kaluar në Ngushticën e Hormuzit dhe këtë e ka bërë me lejen e Marinës iraniane.

Bëhet fjalë për “Agios Fanourios I”, një supertanker (VLCC) i ngarkuar me naftë irakiane dhe me destinacion portin Nghi Son në Vietnam, që ndodhet aktualisht në Gjirin e Omanit. Më herët ishte raportuar se anija, me flamur maltez, kishte kaluar ngushticën duke fikur sistemet e lokalizimit për të shmangur sulmet iraniane. Sipas asaj që raportoi sot “Tasnim”, anija e kaloi korridorin në koordinim me Iranin.

Takimi në Oman për Hormuzin

Të hënën, më 11 maj, ministri i Jashtëm i Omanit, Badr Albusaidi, priti në Muscat sekretarin e përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO), Arsenio Dominguez. Të dy zhvilluan një bisedë mbi sfidat aktuale të lundrimit detar në rajon dhe veçanërisht në Ngushticën e Hormuzit. Gjatë takimit, Albusaidi ritheksoi nevojën për respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të respektojnë sovranitetin e shteteve mbi ujërat e tyre territoriale.

Read more:Negociatat me SHBA, Irani i dorëzon përgjigjen Pakistanit: Ndërprerje të luftës, heqje e sanksioneve! Trump: E papranueshme!

Dominguez vlerësoi bashkëpunimin me Omanin dhe shprehu kënaqësi për konsultimet në vijim, duke mbështetur zbatimin e iniciativës humanitare të nisur nga IMO për mbështetjen e tankerëve të naftës që aktualisht ndodhen të bllokuar në Gjirin Persik.

Në kërkim të rrugëve alternative

Kriza në Lindjen e Mesme po ridizenjon rrugët tregtare. Portet që ndodhen në perëndim të Ngushticës së Hormuzit, si Jebel Ali dhe Dammam, nuk furnizohen më nga deti, por vetëm në rrugë tokësore ose përmes shërbimeve të kombinuara det-tokë nga Aqaba, Xheda, Egjipti apo direkt nga Turqia.

Read more:Netanyahu thotë se udhëheqësi suprem iranian besohet të jetë gjallë

Ndërkohë, porte të tjera që para luftës konsideroheshin më pak të rëndësishme, si Fujairah dhe sidomos Khorfakkan, u kanë lejuar Emirateve të Bashkuara Arabe të vijojnë tregtinë, edhe pse të dyja ndodhen në një zonë të rrezikuar.

Porti i Fujairah ndodhet rreth 70 milje detare (afërsisht 130 kilometra) jashtë Ngushticës së Hormuzit dhe rreth 130 kilometra në lindje të Dubait. Ai është terminali i naftësjellësit Habshan-Fujairah, i njohur edhe si naftësjellësi i Abu Dhabit. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nisur ta përdorin atë për të kapërcyer bllokimin e Hormuzit.

Nuk është e qartë sa naftë transportohet aktualisht përmes këtij naftësjellësi. Megjithatë, eksportet e naftës nga Fujairah duket se janë rritur gjatë muajit të fundit, duke arritur një mesatare prej 1.62 milionë fuçi në ditë në mars, krahasuar me 1.17 milionë fuçi në ditë në shkurt, sipas analistit të Kpler, Johannes Rauball, për agjencinë Reuters.

Read more:Hantavirusi/ Anija Hondius mbërrin në portin spanjoll, personeli mjekësor në bord, zbarkojnë pasagjerët e parë

Siç kujtoi Guido Olimpio në “Corriere della Sera”, nuk është rastësi që së fundmi disa sulme iraniane kanë goditur impiantet e naftës në Fujairah, pika fundore e gazsjellësit që përbën të vetmen alternativë ndaj Hormuzit, së bashku me naftësjellësin Lindje-Perëndim, që lidh fushat saudite të naftës në lindje me portin Yanbu në Detin e Kuq.

Arabia Saudite synon Detin e Kuq

Edhe Arabia Saudite po studion alternativa për të kapërcyer bllokimin e Hormuzit. Në veçanti, pas reduktimit të projektit të megaqytetit futuristik Neom, Arabia Saudite po promovon portin e Neom si një nyje lidhëse mes Gjirit, Europës dhe Afrikës.

Read more:“Abissnet Superiore” hyn në fazën vendimtare, përcaktohet kalendari i ndeshjeve në “Final 4”

Ajo po fokusohet gjithnjë e më shumë te bregdeti i saj në Detin e Kuq si dalje kryesore tregtare. Pas mbylljes së Hormuzit, Arabia Saudite ka arritur të devijojë një pjesë të konsiderueshme të naftës së saj drejt Detit të Kuq përmes East-West Pipeline, naftësjellësi i ndërtuar gjatë luftës Iran-Irak në vitet ’80.

Sipas të dhënave të Kpler, eksportet nga porti i Yanbu janë katërfishuar që nga shkurti, duke kaluar mbi 29 milionë fuçi në javë në fillim të prillit. Për të ulur rrezikun e sulmeve të reja në Detin e Kuq, veçanërisht në Ngushticën Bab el-Mandeb, sauditet në fund të prillit rifilluan negociatat me Houthit jemenas./CorrieredellaSera

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #1 maj #Alternativa #Analiza #Anija #Anije #Arabia saudite #Emiratet e Bashkuara Arabe #iran #Ngushtica e hormuzit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU zhbllokon aktivitetin e ‘Sori-Al’: Analizat laboratorike rezultuan konform standardeve të sigurisë ushqimore
  • Anija turistike ‘Seven Seas Splendor’ ankorohet për herë të parë në portin e Durrësit! 650 turistë në bord
  • “Të ndahet partia nga shteti! Administratë jo në shërbim të individëve me pushtet”/ Zbardhet mocioni i Spiropalit: Mos e shtypni protestën, duhet reflektim!
  • Amnistia ‘liron’ burgjet, 553 të dënuar lënë menjëherë qelinë! Lot, përqafime e shpresë: Sot nis jetë e re! Lë qelinë edhe Rozeta Dobi
  • Amnistia penale, nis zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit! Lirohen 541 të burgosur, mes përfituesve edhe Rozeta Dobi e Erisa Fero
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin, vihet në pranga! Në kërkim 18-vjeçari (VIDEO) 17 lexime · 12 orë më parë
  2. 02
    Politikë 46 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës/ Presidenti i EDS nga Brukseli: Rinia shqiptare po frymëzon gjithë Europën 15 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama po mban të bllokuar çështjen ‘Balluku’ deri në shtator? Braho-deputetes së PD: Nëse keni prova, bën kallëzim! Të gjithë të barabartë para ligjit! 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë, “thumbon” Ramën: Qytetarëve duhet t’u përgjigjemi me përulësi, jo me arrogancë 10 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Mijëra shqiptarë protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama”/ Profesori i njohur amerikan citon Jefferson: Një rebelim i vogël herë pas here është një gjë e mirë 9 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Politikë 46-të ditë revoltë/ “Për javë të tëra, mijëra demonstrues kanë dalë në rrugë”/ Media gjermane: Dua Lipa mbështet protestat në Shqipëri 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë A do nisë hetim ndaj Ramës për “Albanian Files”? Klodian Braho: Asnjë person nuk është imun ndaj SPAK! Provat… 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by