Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Tri shenjat e horoskopit që konsiderohen më të fortat mendërisht
Aktualitet

Tri shenjat e horoskopit që konsiderohen më të fortat mendërisht

• 11 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sipas astrologëve, këto shenja nuk e tregojnë lehtë dhimbjen, por pikërisht në heshtje e gjejnë forcën për t’u ngritur edhe pas goditjeve më të rënda të jetës

Forca mendore nuk shihet në fjalë të mëdha dhe reagime dramatike, por në mënyrën se si dikush ngrihet pas rënies. Ndërsa disa njerëz dorëzohen sapo përballen me një pengesë, ka edhe nga ata që edhe goditjet më të rënda të jetës i kthejnë në mësime dhe shtysë për një fillim të ri.

Astrologët pohojnë se mes shenjave të horoskopit dallohen veçanërisht tri, të cilat kanë qëndrueshmëri të jashtëzakonshme psikike, vetëkontroll dhe aftësi për të mbetur të qeta edhe kur bota u shembet para syve.

Forca e tyre nuk buron nga ftohtësia, por nga përvoja, disiplina dhe besimi i thellë në vete.

Forca mendore është më e rëndësishme se talenti

Read more:Fisnik Asllani i qartë për synimet: Ëndërrojmë Ligën e Kampionëve

Talenti mund t’i hapë dyert e suksesit, por vetëm qëndrueshmëria mendore mundëson që njeriu të kalojë përmes tyre. Njerëzit e fortë psikikisht nuk lejojnë që emocionet t’i thyejnë plotësisht, edhe kur kalojnë periudhat më të vështira.

Pikërisht për këtë arsye, shumëkush beson se disa shenja të horoskopit janë pothuajse të pathyeshme kur bëhet fjalë për forcën e brendshme.

Qëndrueshmëria mendore e Bricjapit: luftëtari i heshtur që nuk dorëzohet kurrë

Bricjapi konsiderohet një nga shenjat më të disiplinuara dhe më të qëndrueshme të Zodiakut. Kur i vendos vetes një qëllim, pothuajse asgjë nuk mund ta ndalë.

Read more:Putin: Besoj se lufta me Ukrainën po shkon drejt fundit, do preferoja ish-kancelarin Schroder si negociator

Forca e tij më e madhe qëndron te durimi dhe aftësia për të menduar në plan afatgjatë. Ndërsa të tjerët dorëzohen pas dështimit të parë, Bricjapi vazhdon përpara, hap pas hapi, pa pasur nevojë t’i shpjegojë askujt se çfarë po kalon.

Ajo që shumë njerëz nuk e vërejnë është se Bricjapët rrallë i shfaqin emocionet para të tjerëve. Trishtimin, zhgënjimin dhe stresin zakonisht i përpunojnë vetëm, larg syve të publikut. Prandaj shpesh duken të ftohtë, edhe pse pas asaj maske fshihet një betejë e madhe e brendshme.

Sekreti i tyre qëndron në faktin se humbjet nuk i shohin kurrë si fund, por si mësim, transmeton Telegrafi.

Akrepi: shenja që gjithmonë ngrihet nga hiri

Read more:Brikena tregon hapur dashurinë për Mateon, vesh pizhame me fytyrën e tij

Nëse ka një shenjë që i përballon më së miri stuhitë emocionale, ajo është Akrepi. Forca e tij psikike buron nga aftësia për t’u përballur me dhimbjen, në vend që të ikë prej saj.

Ndërsa shumë njerëz përpiqen t’i harrojnë problemet, Akrepët i analizojnë, kalojnë përmes tyre dhe dalin më të fortë e më të mençur.

Qëndrueshmëria e tyre emocionale shpesh e mahnit rrethin, sepse edhe kur kalojnë momentet më të rënda, arrijnë të mbeten të përmbajtur. Rrallë kërkojnë keqardhje dhe pothuajse kurrë nuk u lejojnë të tjerëve të shohin sa janë lënduar.

Simboli i feniksit e përshkruan në mënyrë të përkryer natyrën e tyre: sado herë të bien, gjithmonë arrijnë të ngrihen.

Read more:Monika Kryemadhi befason duke treguar një fakt për kushërirën Bebe Rexha: Ajo vdes për të pasur një burrë shqiptar, unë i them "Për çfarë e do"

Luani: forca e fshehur pas buzëqeshjes

Në shikim të parë duket sikur Luani ka lindur vetëm për vëmendje, shkëlqim dhe skena të mëdha jetësore, por pas këtij vetëbesimi fshihet një psikikë jashtëzakonisht e fortë.

Luanët refuzojnë ta shohin veten si viktima. Edhe kur kalojnë një periudhë të vështirë, përpiqen ta ruajnë dinjitetin, buzëqeshjen dhe besimin se në fund gjithçka do të bëhet mirë.

Forca e tyre mendore buron nga krenaria e madhe dhe besimi në aftësitë e veta. Ata nuk ia lejojnë vetes të qëndrojnë gjatë të thyer, sepse zëri i brendshëm i shtyn vazhdimisht përpara.

Shumë njerëz nuk e dinë se Luanët e tregojnë brishtësinë e tyre vetëm para njerëzve më të afërt. Para pjesës tjetër të botës, pothuajse gjithmonë duken të fortë dhe të qëndrueshëm.

Read more:Përfundon në spital këngëtarja e famshme Bonnie Tyler

Çfarë i lidh këto tri shenja?

Bricjapi, Akrepi dhe Luani kanë një veçori të përbashkët: nuk lejojnë që jeta t’i thyejë përgjithmonë.

Forca e tyre mendore nuk buron nga një jetë e përsosur, por nga aftësia për të mbijetuar edhe atëherë kur është më së vështiri. Ata nuk kërkojnë miratimin e rrethit, nuk luten për mirëkuptim dhe rrallë tregojnë sa shumë i dhemb diçka.

Pikërisht për këtë arsye, shumë njerëz i konsiderojnë ndër më të fortët psikikisht në Zodiak. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Autoritetet amerikane kapin mat 3 shqiptarët, tentuan të ‘blinin’ trupën gjykuese për të shpëtuar ish-boksierin malazez, zbulohet lidhja e tyre me mafien Gambino të Italisë

Aktualitet

I merrnin shqiptarë me faqeve dhe sms-ve të falsifikuara të Postës Shqiptare, arrestohet 22-vjeçari francez, shpallet në kërkim një shtetas gjerman

Tags: #bota #Emocionet #Forca mendore #jetë #Para #Shenjat e horoskopit #Telegrafi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Autoritetet amerikane kapin mat 3 shqiptarët, tentuan të ‘blinin’ trupën gjykuese për të shpëtuar ish-boksierin malazez, zbulohet lidhja e tyre me mafien Gambino të Italisë
  • I merrnin shqiptarë me faqeve dhe sms-ve të falsifikuara të Postës Shqiptare, arrestohet 22-vjeçari francez, shpallet në kërkim një shtetas gjerman
  • “Krijohet panik, dolëm jashtë”/ Sulm rus në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Ukrainë, Filo për “Shqipëria Live”: Ata godasin civilë pa marrë parasysh kostot
  • I merrnin para qytetarëve shqiptarë përmes faqeve dhe sms-ve të falsifikuara të Postës Shqiptare, arrestohet një 22-vjeçar francez, shpallet në kërkim një shtetas gjerman
  • E rëndë në Durrës, dy persona i japin fund jetës, ngjarjet ndodhën në lagje të ndryshme
Nga të njëjtat tag-e
  • I merrnin shqiptarë me faqeve dhe sms-ve të falsifikuara të Postës Shqiptare, arrestohet 22-vjeçari francez, shpallet në kërkim një shtetas gjerman
  • I merrnin para qytetarëve shqiptarë përmes faqeve dhe sms-ve të falsifikuara të Postës Shqiptare, arrestohet një 22-vjeçar francez, shpallet në kërkim një shtetas gjerman
  • I nxehti ekstrem godet Francën, humb jetën një person që po merrte pjesë në një garë vrapimi në Paris, 10 garues të tjerë përfundojnë në spital
  • Shpërthim me tritol në Kinostudio, detajet e para
  • Exclusive/ “Thashë shyqyr që e vranë Lamajn, do u jepja drekë çunave”, dëshmia audio e vrasësit të pamëshirshëm Nuredin Dumani: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e krimit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 7 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 5 lexime · 5 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Sërish kontroll në qelitë e Fierit, gjenden 10 telefona, shishe uji të mbushura me alkool dhe lëndë narkotike 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme 3 lexime · 3 orë më parë
  7. 07
    Botë Përleshje e frikshme mes të rinjve në Londër/ Plagoset një 17-vjeçar, në pranga nëntë persona 3 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Autoritetet amerikane kapin mat 3 shqiptarët, tentuan të ‘blinin’ trupën gjykuese për të shpëtuar ish-boksierin malazez, zbulohet lidhja e tyre me mafien Gambino të Italisë

Tre anëtarë të mafias shqiptare, njëri prej të cilëve i lidhur me familjen Gambino, pranuan se u përpoqën…

• 2 minuta më parë • 7 min lexim
Aktualitet

I merrnin shqiptarë me faqeve dhe sms-ve të falsifikuara të Postës Shqiptare, arrestohet 22-vjeçari francez, shpallet në kërkim një shtetas gjerman

Një 22-vjeçar francez është arrestuar nga Policia e Shtetit, ndërsa një shtetas gjerman është shpallur në kërkim, pasi…

• 2 minuta më parë • 3 min lexim
Aktualitet

“Krijohet panik, dolëm jashtë”/ Sulm rus në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Ukrainë, Filo për “Shqipëria Live”: Ata godasin civilë pa marrë parasysh kostot

Ambasadori shqiptar në Ukrainë, Ernal Filo, ka folur për “Shqipëria Live” në lidhje me sulmin rus që ndodhi…

• 32 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by