
Barcelona po shfaq interes në rritje për sulmuesin brazilian Joao Pedro përpara afatit kalimtar të verës, sipas raportimeve nga El Chiringuito TV.
Sulmuesi i Chelseat vlerësohet shumë nga trajneri i ri i Barcelonës, Hansi Flick, i cili e sheh atë si një profil të përshtatshëm për forcimin e repartit ofensivë të skuadrës katalanase.
El Chiringuito raporton se Barcelona mund të intensifikojë përpjekjet për të siguruar shërbimet e tij, sidomos në një situatë ku emra të tjerë për sulmin, përfshirë Julian Alvarez, janë lidhur me lëvizje të mundshme drejt Paris Saint-Germain.
Read more:Lajm i mirë për Barcelonën, gjiganti evropian tërhiqet nga gara për Alvarez
Joao Pedro përshkruhet si një lojtar që plotëson shumë nga kërkesat taktike të Barcelonës në repartin ofensivë, duke kombinuar lëvizshmëri, teknikë dhe fleksibilitet në sulm.

Megjithatë, qëndrimi i Chelseat mbetet i qartë: klubi anglez nuk ka ndërmend të dëgjojë oferta për sulmuesin gjatë kësaj vere, pavarësisht interesit në rritje nga klubet evropiane.
Read more:Julian Alvarez vs Joao Pedro: cili sulmues është perfekt për Barcelonën?
Pavarësisht kësaj, nuk përjashtohet që interesi i Barcelonës dhe zhvillimet në merkato të ndikojnë në qëndrimin e lojtarit në muajt në vijim, veçanërisht nëse ai kërkon më shumë rol apo sfida të reja në karrierë.
24-vjeçari në 48 ndeshje zyrtare në të gjitha garat ka shënuar 20 gola dhe ka asistuar në 9 të tjerë. /Telegrafi/




