Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Kontributi i Shqipërisë në BE, projektligji krijon llogarinë e posaçme për pagesat në buxhetin europian
Ekonomi

Kontributi i Shqipërisë në BE, projektligji krijon llogarinë e posaçme për pagesat në buxhetin europian

• 3 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shqipëria pritet të krijojë një instrument të ri financiar si rrjedhojë e detyrimeve që ka ndaj procesit të anëtarësimit në BE. ‘Kontributi Kombëtar i Shqipërisë në buxhetin e Bashkimit Europian’ do të jetë funksional nga data kur vendi ynë të jetë anëtar në familjen europiane.

Projektligji i sapohedhur këtë të premte në konsultim publik parashikon ngritjen e kapaciteteve për krijimin e një sistemi kombëtar të aftë për administrimin, përllogaritjen, raportimin dhe vënien në dispozicion të Burimeve të Veta të Bashkimit Evropian.

Kontributi kombëtar do të përbëhet nga të ardhurat që rrjedhin nga detyrimet doganore të Tarifës së Përbashkët Doganore dhe nga detyrimet e tjera të vendosura ose që do të vendosen nga institucionet e Bashkimit Evropian për tregtinë me vendet e treta, si dhe nga burimi i bazuar në tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), burimin e bazuar në të ardhurat kombëtare bruto.

Read more:“Kush s’mban mend se ça ka thënë dje, nuk kërkon dot besim sot!”, Rama frymëzohet nga protesta për ‘Pasqyrën e flamengove”: Nëse qeveria nuk është në gjendje të merret me veten, të hapë krahun!

Në dokumentin e siguruar nga Top Channel planifikohet hapja e një llogarie të posaçme bankare për kontributin kombëtar, e cila do të jetë në pronësi të Republikës së Shqipërisë, e administruar pranë Bankës së Shqipërisë nga Ministria e Financave, në të cilën arkëtohen fondet dhe kryhen transferimet përkatëse në buxhetin e Bashkimit Evropian.

Ministria e Financave do të jetë përgjegjëse si autoritet koordinues dhe për llogaritjen e vlerës së kontributit kombëtar për BE. Gjithashtu do të formohet Komiteti Kombëtar për Kontributin Kombëtar në BE, që do të kryesohet nga Ministri i Financave dhe ka në përbërjen e tij Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë për Financat; Ministrin përgjegjës për mjedisin dhe Titullarin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, të cilët do të mbledhin të dhëna edhe mbi mbetje të paketimit plastik që nuk riciklohen.

Read more:Shqipëria drejt lekut digjital, projektligji hap rrugën për lekun digjital sipas standardeve të Bashkimit Evropian

Projektligji krijon gjithashtu bazën ligjore për administrimin e një sistemi të unifikuar të të dhënave, i cili siguron integritetin, saktësinë, gjurmueshmërinë dhe dokumentimin e informacionit që përdoret për përllogaritjen e kontributit kombëtar.

“Miratimi i projektligjit pritet të ketë ndikim pozitiv në forcimin e kapaciteteve institucionale të administratës publike, në përmirësimin e koordinimit ndërinstitucional, në rritjen e cilësisë dhe besueshmërisë së të dhënave zyrtare, si dhe në garantimin e përmbushjes së detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni i Bashkimit Evropian në fushën e Burimeve të Veta”, thuhet në citatën e projektligjit në Ministrinë e Financave.

Read more:Nuk lejohen kamerat në proceset gjyqësore, Televizionet kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të KLGJ: Po cënohet e drejta e informimit (LETRA E PLOTË)

Procesi dhe raportimi periodik për Kontributin e Shqipërisë në buxhetin e Bashkimit Europian do t’i nënshtrohet auditimit dhe kontrollit edhe nga institucionet e BE, si Komisioni Europian apo Eurostat. Në rast të mosrespektimit të afateve apo shkeljeve, Shqipëria dhe institucionet përgjegjëse do të mbajnë përgjegjësi administrative, disiplinore, civile ose penale.

Lexo edhe
Ekonomi

Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë

Ekonomi

Rënia e euros krizë për bizneset, turistët vijnë por lokalet e hotelet në jug humbasin miliona nga zhvlerësimi i euros

Tags: #eurostat #jetë #Komisioni Europian #Ministri i financave #Ministria e Financave #projektligji #Shqiperia #Top Channel #Transferimet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë
  • Rënia e euros krizë për bizneset, turistët vijnë por lokalet e hotelet në jug humbasin miliona nga zhvlerësimi i euros
  • Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit
  • “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut
  • Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
Nga të njëjtat tag-e
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
  • “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë
  • Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog
  • Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile – Ide
  • Sot është turp të jesh socialist – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër 9 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog 6 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide 4 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Sociale Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’ 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë

Me nisjen e vjeshtës në skenën ekonomike rikthehet debati i përvitshëm, sa para do të mbledhin dhe si…

• 6 ditë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Rënia e euros krizë për bizneset, turistët vijnë por lokalet e hotelet në jug humbasin miliona nga zhvlerësimi i euros

Rënia e euros po jep efektet negative te bizneset, veçanërisht në jug të vendit, ku turizmi mbetet një…

• 7 ditë më parë • 1 min lexim
Ekonomi

Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit

Qeveria ka miratuar projektligjin për krijimin e Këshillit Fiskal, një institucion i pavarur që do të kontrollojë nga…

• 1 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin