Kryeministri Edi Rama, teksa prej 3 muajsh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e tij, nuk e ka fshehur faktin që nga këto tubime është frymëzuar duke sjellë ‘Pasqyra Albania’, një rubrikë e të cilës do të quhet ‘Pasqyra e flamingove’.
Në një takim me ministrat dhe deputetet e PS-së, Rama tha se një qeveri nuk është në gjendje të merret me veten, duhet të hapë krahun.
“Pasqyra Albania publikon në kohë reale për çdo qytetar ku ngec një shërbim për. Do të informojë çdo qytetar se sa zgjat përgjigja e asaj që ai do të presë. “Pasqyra Albania” Do të mbajë të lidhur çdo qytetar përmes celularit, në gjithçka që do të ndryshojë në ligje sa i takon një biznesi të vogël.. Këtë ndryshim do ta marrë në whatsappin e tij përmes një njoftimi. Pasqyra Albania nuk mbledh të dhëna jashtë dijenisë së cilit do qoftë. Përmes Pasqyrës, njerëzit do të njoftohen për rreziqet nga zjarret apo nga përmbytjet. Së shpejti, çështje javësh, shfaqja e parë e Pasqyrës, pasi është punë e madhe për të ndërtuar këtë artiketkurë të re bazuar te IA, do të jetë një komponent i saj që quhet ‘Pasqyra e Flamingos’, Ku Sazani dhe Nart-Pishë Poro do të jetë e pasqyruar me të gjitha dokumentet, me referencat ligjore për të gjitha pikat e ngritura dhe do të pasurohet hap as hapi me projektin dhe studimin mjedisor. Një shtet që nuk mban mend se ça ka thënë dje, nuk kërkon dot besim sot. Një qeveri duhet të përballet me sfidën e vetë. Këto janë barrë e pushtetit, as e pasqyrës, as e qytetarit. Nëse qeveria nuk është në gjendje të merret me veten, duhet të hapë krahun. Kjo është detyra e PS. Se përndryshe nuk është pasqyrë, por billbord reklamash qeveritare. Por transparenca nuk mjafton. Por kërkon përgjegjësi.”, tha ai.




