Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Fiken sistemet e trafikut ajror në Shqipëri, që nga ora 17:30 anullime e vonesa për dhjetëra fluturime nga Rinasi! Albcontrol: Problem teknik, 90% e tyre u rikthyen në funksion brenda 30 minutash
Kronikë

Fiken sistemet e trafikut ajror në Shqipëri, që nga ora 17:30 anullime e vonesa për dhjetëra fluturime nga Rinasi! Albcontrol: Problem teknik, 90% e tyre u rikthyen në funksion brenda 30 minutash

• 28 Gusht, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sistemet e trafikut ajror në Shqipëri u fikën gjatë ditës së sotme rreth orës 17:30 për shkak të një problemi teknik. Lajmin e konfirmoi vetë Albcontrol ndërkohë që situata shkaktoi të paktën 5 fluturime të anulluara dhe vonesa në të paktën 10 fluturime në nisje nga Rinasi.

Gjatë ndërprerjes, avionët nuk u lejuan të kryejnë ulje apo ngritje nga Rinasi, ndërsa u ndalua edhe kalimi i mjeteve fluturuese përmes hapësirës ajrore të vendit.

Albtcontrol thotë se ekspertët e tij morën menjëherë masat për të shmangur çdo rrezik për avionët dhe nisën punën për rikthimin e sistemeve. Sipas Albcontrol rreth orës 18:00, 90% e sistemeve ishin rikthyer në funksion normal, por nga ana tjetër historiku i fluturimeve në faqen online të Rinas-it tregon që fluturimet ishin me vonesë deri në orën 18:45. Pas kësaj ore, në sektorin e nisjeve, nuk ka asnjë fluturim të parashikuar, ndërsa në sektorin e mbërritjeve ka vonesa dhe anullime.

1787936090_Screenshot56.jpg

Foto nga faqja e Rinas-it ku tregohen vonesat në fluturimet me nisje nga Tirana

Edhe pamjet nga Fly Radar konfirmojnë se në këtë hark kohor hapësira ajrore e Shqipërisë ishte e zbrazët.

Read more:EKSKLUZIVE/ Paracaktoi fatin e 8 tenderëve, SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun edhe për 6 lotet e Unazës së Madhe! I komunikohet akuza (VIDEO)

Siç shihet edhe nga pamjet avionet po fluturojnë në të gjithë hapësirën ajrore përreth Shqipërisë por jo brenda saj.

Ndërkohë Albcontrol thotë se reagimi në kohë dhe profesionalizmi i ekipeve bënë të mundur shmangien e bllokimit të trafikut ajror në hapësirën shqiptare. Për rastin reagoi edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, i cili njoftoi se fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare u pezulluan për pak minuta, si masë sigurie pas problemit teknik. Më tej në njoftim TIA shkruan se po menaxhon pasagjerët e prekur nga vonesat dhe ndryshimet në oraret e fluturimeve, teksa thekson se po punohet për rikthimin e operacioneve në normalitet.

Lajmi në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 21:59

Fikja e sistemeve të trafikut ajror në Shqipëri, Aeroporti i Tiranës: Pezullimi i fluturimeve, si masë sigurie pas problemit teknik! Po punohet për rikthimin e operacioneve në normalitet

1787947245_tdycudtu.JPG

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka reaguar për problemin teknik që preku sistemet e trafikut ajror në Shqipëri, ç’ka solli vonesa në fluturimet nga dhe drejt Rinasit, ndërsa aeroporti u mbush me pasagjerë në pritje.

Përmes një rearimi në faqen zyrtare, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka njoftuar se fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare u pezulluan për pak minuta, si masë sigurie pas problemit teknik.

Read more:Fiken sistemet e trafikut ajror në Shqipëri, vonesa mbi 1 orë në fluturimet nga Rinasi! Albcontrol: Problem teknik, 90% e tyre u rikthyen brenda 30 minutash

Më tej në njoftim TIA shkruan se po menaxhon pasagjerët e prekur nga vonesat dhe ndryshimet në oraret e fluturimeve, teksa thekson se po punohet për rikthimin e operacioneve në normalitet.

Në përfundim TIA këshillon pasagjerët të kontrollojnë rregullisht njoftimet dhe komunikimet e kompanive të tyre ajrore për informacionin më të fundit mbi statusin e fluturimit.

Reagimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës:

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR PASAGJERËT!

Për shkak të një problemi teknik të përkohshëm në sistemin e monitorimit të trafikut ajror nga Albcontrol, fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare u pezulluan për pak minuta si masë sigurie.

Read more:BIRN: Dështimi i paralajmëruar i aeroportit të Vlorës rrezikon qindra milionë euro në arbitrazh

Problematika u adresua menjëherë dhe aktualisht po bëhen të gjitha përpjekjet për rikthimin sa më të shpejtë të operacioneve në normalitet.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha autoritetet përkatëse dhe kompanitë ajrore, ndërsa po menaxhon pasagjerët e prekur nga vonesat dhe ndryshimet në oraret e fluturimeve.

TIA ka angazhuar numrin maksimal të stafit në dispozicion për të mbështetur operacionet në terminal dhe për të garantuar menaxhimin sa më të shpejtë të situatës. Ekipet tona janë në gatishmëri të plotë dhe po bëjnë maksimumin për të përshpejtuar rikthimin e operacioneve në normalitet.

Pasagjerët këshillohen të kontrollojnë rregullisht njoftimet dhe komunikimet e kompanive të tyre ajrore për informacionin më të fundit mbi statusin e fluturimit.

Read more:76 ditë protestë/ Muçollari: Qytetarët i kanë dhënë zemër edhe socialistëve të revoltohen ndaj Ramës

Siguria e pasagjerëve mbetet prioriteti kryesor.

Ora 20:20

Blackout në trafikun ajror, problemet vijojnë në Rinas, asnjë mbërritje e parashikuar që prej orës 18:50

1787941337_Screenshot57.jpg

Edhe në orën 20:30, në tabelën online të mbërritjeve në aeroport nuk figuron asnjë fluturim i parashikuar që prej orës 18:50.

Të dhënat shfaqen në faqen e Rinasit, pas problemit teknik që preku sistemet e trafikut ajror rreth orës 17:30 dhe solli vonesa në fluturimet nga dhe drejt aeroportit.

Ora 19:24

Defekti teknik në sistemet e trafikut ajror, mbi 10 fluturime me vonesë, 5 të anulluara në mbi një orë në Rinas! Këto janë destinacionet e prekura

1787938043_rinas.png

Në tabelën e fluturimeve në Rinas, të filmuara nga Report TV, dallohen mbi 10 fluturime me vonesë dhe 5 të anulluara në harkun kohor nga ora 17:39 deri në 19:30. Në ekran shfaqen oraret e planifikuara dhe vonesat e fluturimeve, pas problemit teknik që preku sistemet e trafikut ajror. Destinacionet ku janë hasur më shumë vonesa janë Parisi, Barcelona, Milano, Athina, Roma, Londra, Brukseli etj.

Read more:Prova të reja: Thirrjet Shqiptare me arkitektët e “dehur” – Blog

Ora 19:10

Fiken sistemet e trafikut ajror, çfarë po ndodh në Rinas? Pasagjerë të shumtë në pritje (VIDEO)

Pasagjerë të shumtë janë filmuar duke pritur në Rinas, ndërsa problemi teknik që preku sistemet e trafikut ajror shkaktoi vonesa mbi një orëshe në fluturimet e tyre

Pamjet që vijnë për Report TV tregojnë sallene aeroportit të mbushurme udhëtarë në pritje për tu nisur për destinacionet e tyre.

Në faqen e ëeb-it të Rinasit, fluturimet në ardhje janë të anulluara, ndërsa 15 nga ato në nisje janë me vonesë

Lexo edhe
Kronikë

Zjarret në vend/ 2 familje evakuohen në Xhyrë të Librazhdit, mbi 100 forca në Sllatinë të Dibrës! Flakë masive edhe në Tepelenë! Një i shoqëruar për zjarrëvënien në Vranisht (VIDEO)

Kronikë

8 vatra zjarri aktive në vend, 2 banesa evakuohen në Xhyrë të Librazhdit, mbi 100 forca në Sllatinë të Dibrës! Një i shoqëruar për zjarrëvënien në Vranisht të Vlorës(VIDEO)

Tags: #Aeroporti #Albcontrol #Athina #Barcelona #Foto #Hapesira #kontakt #Tirane #trafiku ajror

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarret në vend/ 2 familje evakuohen në Xhyrë të Librazhdit, mbi 100 forca në Sllatinë të Dibrës! Flakë masive edhe në Tepelenë! Një i shoqëruar për zjarrëvënien në Vranisht (VIDEO)
  • 8 vatra zjarri aktive në vend, 2 banesa evakuohen në Xhyrë të Librazhdit, mbi 100 forca në Sllatinë të Dibrës! Një i shoqëruar për zjarrëvënien në Vranisht të Vlorës(VIDEO)
  • Fiken sistemet e trafikut ajror në Shqipëri, që nga ora 17:30 anullime e vonesa për dhjetëra fluturime nga Rinasi! Albcontrol: Problem teknik, 90% e tyre u rikthyen brenda 30 minutash
  • 8 vatra zjarri aktive në vend, 2 banesa evakuohen në Xhyrë të Librazhdit, mbi 100 forca në Sllatinë të Dibrës! Një i shoqëruar për zjarrëvënien në Vranisht të Vlorës(VIDEO)
  • Fiken sistemet e trafikut ajror në Shqipëri, anullime e vonesa mbi 1 orë për dhjetëra fluturime nga Rinasi! Albcontrol: Problem teknik, 90% e tyre u rikthyen brenda 30 minutash
Nga të njëjtat tag-e
  • Fiken sistemet e trafikut ajror në Shqipëri, që nga ora 17:30 anullime e vonesa për dhjetëra fluturime nga Rinasi! Albcontrol: Problem teknik, 90% e tyre u rikthyen brenda 30 minutash
  • Fiken sistemet e trafikut ajror në Shqipëri, anullime e vonesa mbi 1 orë për dhjetëra fluturime nga Rinasi! Albcontrol: Problem teknik, 90% e tyre u rikthyen brenda 30 minutash
  • VENDIMI/ Kryebashkiaku Erion Veliaj shkarkon nga burgu Anuela Ristanin: Nuk zbatoi urdhrat!
  • Fiken sistemet e trafikut ajror në Shqipëri, vonesa mbi 1 orë në fluturimet nga Rinasi! Albcontrol: Problem teknik, 90% e tyre u rikthyen brenda 30 minutash
  • Fiken sistemet e trafikut ajror në Shqipëri, vonesa mbi 1 orë në fluturimet nga Rinasi! Albcontrol: Problem teknik, 90% e tyre u rikthyen brenda 30 minutash
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Kanë prova që mund ta çojnë në burg”/ Bardhi: Ergys Agasi dhe Belinda Balluku mbajnë peng Edi Ramën 22 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Plagosi me thikë administratorin e pallatit ku banonte, arrestohet 35-vjeçari (EMRI+VIDEO) 20 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Në pranga jo vetëm Agasi”/ Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut! 17 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe! Ikën me lotari për një jetë më të mirë 17 lexime · 12 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”/ Aktivistja Luçiana Kokaj: Më 12 shtator protestë kombëtare, Diaspora vjen në shesh! Lëvizje qytetare ku mund të lindë një parti! 15 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Politikë Frikë nga vezët e protestuesve? U paralajmërua tubim te selia e PS, dyshime se Rama do të ndryshojë vendin e takimit me ministrat 13 lexime · 10 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Portat e HEC-it të Dibrës u hapën kur po laheshin në Drin, uji merr xhaxhain me 2 nipat e 2 mbesat! Mbytet 7-vjeçarja (VIDEO) 12 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarret në vend/ 2 familje evakuohen në Xhyrë të Librazhdit, mbi 100 forca në Sllatinë të Dibrës! Flakë masive edhe në Tepelenë! Një i shoqëruar për zjarrëvënien në Vranisht (VIDEO)

17 vatra zjarri janë raportuar në territorin e vendit deri në orën 20:00 të 28 gushtit, ndërsa 8…

• 19 sekonda më parë • 10 min lexim
Kronikë

8 vatra zjarri aktive në vend, 2 banesa evakuohen në Xhyrë të Librazhdit, mbi 100 forca në Sllatinë të Dibrës! Një i shoqëruar për zjarrëvënien në Vranisht të Vlorës(VIDEO)

17 vatra zjarri janë raportuar në territorin e vendit deri në orën 20:00 të 28 gushtit, ndërsa 8…

• 60 minuta më parë • 9 min lexim
Kronikë

Fiken sistemet e trafikut ajror në Shqipëri, që nga ora 17:30 anullime e vonesa për dhjetëra fluturime nga Rinasi! Albcontrol: Problem teknik, 90% e tyre u rikthyen brenda 30 minutash

Sistemet e trafikut ajror në Shqipëri u fikën gjatë ditës së sotme rreth orës 17:30 për shkak të…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by