Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. BIRN: Dështimi i paralajmëruar i aeroportit të Vlorës rrezikon qindra milionë euro në arbitrazh
Politikë

BIRN: Dështimi i paralajmëruar i aeroportit të Vlorës rrezikon qindra milionë euro në arbitrazh

• 7 Gusht, 2026 • 9 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi të mërkurën se ka nisur zyrtarisht procedurën për zgjidhjen e kontratës së koncesionit për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke i hapur rrugë një përballjeje në arbitrazh ndërkombëtar me kompaninë private.

Ky vendim vjen pas një konflikti të ashpër gjyqësor dhe bllokimesh fizike në kantier mes dy ortakëve, “Mabco Construction” dhe “2A Group”, i cili nisi në vjeshtën e vitit 2025 për çështjen e ndarjes së aksioneve mes tyre. Pas muajsh përplasjesh, përfshi sherre masive mes punëtorëve të dy kompanive për aksesin në kantier dhe një sërë vendimesh gjyqësore, situata mbeti e bllokuar edhe pasi Gjykata e Lartë, në maj të vitit 2026, rrëzoi kërkesat e “2A Group” për marrjen e masave të sigurimit të padisë, duke u pasuar më vonë nga të tjera vendime bllokuese në shkallën e parë.

Por përtej një konflikti të thjeshtë mes ortakësh, dështimi i këtij koncesioni përfaqëson sipas ekspertëve një sindromë të vërtetë të Partneriteteve Publik-Privat, PPP, në Shqipëri, ku rreziqet i ngarkohen shtetit dhe përfitimet privatit.

Projekti i aeroportit të Vlorës ka qenë thellësisht kontrovers që në gjenezën e tij, i nënshkruar në prag zgjedhjesh, i zhvilluar kundër rekomandimeve të ekspertëve të financave, dhe i ngecur tashmë në një ngërç që rrezikon t’u lërë taksapaguesve shqiptarë një faturë kolosale detyrimesh.

“Nisja e procedurës për zgjidhjen e kontratës së Aeroportit të Vlorës nuk është dështim i izoluar i konsorciumit Mabco–2A Group, por prova e radhës e problematikës strukturore të PPP-ve në infrastrukturën shqiptare,” thekson Zef Preçi, drejtori ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.

Read more:“Histori mafioze dhe korrupsioni” – Berisha për Aeroportin e Vlorës: Treshja faqezezë Rama-Balluku-Balla donin t’i merrnin aksionet Pacollit! Lubia donte vjedhjen më të madhe në Ballkan!

Përballë kësaj situate, qeveria nuk ka dhënë sqarime publike. Një zëdhënës i Ministrisë së Infrastrukturës e konfirmoi shkurtimisht vendimin.

“Mundem vetëm t’ju konfirmoj nisjen e procedurës për zgjidhjen e kontratës së koncesionit për VIA. Nuk mund të bëjmë asnjë koment tjetër”, tha ai në një mesazh në WhatsApp.

Nga ana tjetër, biznesmeni Behgjet Pacolli e akuzoi publikisht qeverinë se po synonte t’i hiqte investitorit “të drejtat që burojnë nga kontrata e partneritetit publik-privat më e madhe e realizuar ndonjëherë në Shqipëri”. Valon Ademi, presidenti i 2A Group, kompanisë tjetër të përfshirë në punime dhe konflikt, nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi.

Një kontratë e favorizuar

Në kantierin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, puna vazhdon normalisht më 26 janar 2025. Foto: Xhemali Moku.
Projekti i aeroportit të Vlorës lindi si një premtim i hershëm elektoral i kryeministrit Edi Rama, i cili u shty përpara nga qeveria pavarësisht vlerësimeve financiare për fizibilitet të ulët dhe protestave nga organizatat mjedisore.

Read more:Aeroporti i Vlorës/ Pas tensioneve, punonjësit e ‘Mabco’ drejt rikthimit në kantier

Projekti u ndërtua në afërsi të lagunës së Nartës, një zonë e mbrojtur natyrore dhe shtëpi e dhjetëra llojeve të rrezikuara të shpendëve. Zgjedhja e kësaj vendndodhjeje shkaktoi kundërshtime të ashpra publike, si dhe reagime zyrtare nga Komisioni Europian dhe Konventa e Bernës, të cilat paralajmëruan vazhdimisht për kostot e larta dhe të pakthyeshme mjedisore.

Kontrata u firmos në prill 2021 me konsorciumin fitues të përbërë nga kompania “Mabco Construction SA” e biznesmenit Behgjet Pacolli, kompania turke “YDA Group” dhe “2A Group” e Valon Ademit, ku shteti i ofroi koncesionarit një garanci prej 138 milionë eurosh të ardhurash nga buxheti për 10 vitet e para. Por në shtator të vitit 2022, kompania turke “YDA Group” u largua nga projekti në mënyrë të dyshimtë, duke i shitur aksionet e saj për vetëm 4,450 euro tek kompania e Pacollit.

Sipas letërkëmbimeve zyrtare mes institucioneve, të bëra publike në një shkrim investigativ të publikuar nga BIRN më 27 janar 2026, Ministria e Infrastrukturës mori përsipër risqe të paprecedenta duke garantuar pagesën e kredive bankare të koncesionarit në rast të prishjes së parakohshme të kontratës. Ky lëshim u bë brenda një afati shqyrtimi 3-ditor para nënshkrimit të kontratës, megjithëse Drejtoria e Borxhit dhe Ministria e Financave kërkuan ndryshimin e klauzolave me argumentin se ky angazhim “nuk gëzonte mbështetje ligjore”.

Sipas Zef Preçit, rreziku që rasti të përfundojë në arbitrazh me penalitete të rënda për buxhetin bëhet alarmant pikërisht nga këto klauzola, pasi kontrata i lë shtetit detyrimin për të shlyer huanë prej 56 milionë eurosh ndaj BKT-së në të tria skenarët e ndërprerjes. “Rreziku që rasti të përfundojë në arbitrazh ndërkombëtar me penalitete të rënda është i lartë,” theksoi Preçi.

Read more:MIE po zgjidh kontratën me “MABCO” për Aeroportin e Vlorës, vendimi do t’iu kushtojë miliona taksapaguesve shqiptarë

Kostot publike, siç bën të ditur Preçi, mund të rriten lehtësisht “në qindra milionë euro”, duke marrë parasysh se ka gjasa që asetet e aeroportit janë hipotekuar si kolateral edhe për një hua 100 milionë dollarëshe të “Mabco”-s ndaj “Delphos Securities”, çka fut një kreditor të tretë ndërkombëtar në këtë ekuacion. Sigurimi i kontratës prej 5% të vlerës, sipas Preçit, nuk ka funksionuar si mburojë efektive pasi ekzekutimi i tij kërkon vendime gjyqësore dhe nuk është automatik.

Beteja e gjatë gjyqësore

Tufa flamingosh në lagunën e Nartës, teksa në sfond vijon punimet Aeroporti i Vlorës | Foto Joni Vorpsi PPNEA
Nisja e procedurave për prishjen e kontratës vjen ndërsa kompania koncesionare ndodhet prej muajsh e paralizuar nga një konflikt i ashpër gjyqësor mes aksionerit kryesor “Mabco Construction” dhe ortakut minoritar “2A Group”, të cilët përpos përplasjes në gjykata civile, kanë shkëmbyer padi penale për manipulim, mashtrim dhe tjetërsim kuotash.

Vetëm në gjyqe për sigurim padie, përgjatë një periudhe rreth 9-mujore janë marrë të paktën 8 vendime të ndryshme nga të tria shkallët e sistemit të drejtësisë.

Ndonëse Gjykata e Lartë rrëzoi në maj 2026 kërkesat e “2A Group” për marrjen e masës së sigurimit të padisë, situata mori një tjetër kthesë në fillim të verës. Sipas ekstraktit historik të VIA, në korrik 2026 Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë vendosi të ndalojë çdo organ drejtues të shoqërisë, përfshirë Asamblenë dhe Administratorin Vegim Hoxha, për të aderuar apo garantuar Marrëveshjen e Financimit të lidhur mes “Mabco Construction SA” dhe “Delphos Securities S.A.R.L”.

Read more:68 ditë protesta masive, qytetarët nuk tërhiqen! Protestuesit mbyllin fjalimet para Kryeministrisë, marshojnë drejt Korpusit: Ju erdhi fundi! Revolucion!

Në media më herët u publikua se Ministria e Infrastrukturës u pati dhënë një ultimatum palëve të zgjidhnin mosmarrëveshjen dhe se vendimi për prishjen e kontratës vjen pasi nuk ka pasur dakordësi.

Vendimi i qeverisë për zgjidhjen e kontratës ka sjellë reagimin e menjëhershëm të biznesmenit Behgjet Pacolli. Përmes një deklarate publike, Pacolli paralajmëroi se arbitrazhi tashmë është i pashmangshëm, pasi hapi i ministrisë “synon t’i heqë investitorit të drejtat që burojnë nga kontrata”. Ai akuzoi drejtpërdrejt institucionet shtetërore se kanë lejuar degradimin e shtetit të së drejtës duke mos ndërhyrë ndaj “tentativave për tjetërsimin e kuotave të investitorit”, “përjashtimit të paligjshëm të MABCO-s nga administrimi i investimit” dhe “bllokimit fizik të aksesit në kantier nga grupe që vepronin jashtë ligjit”.

Sipas Pacollit, kërkesat e “MABCO”-s që prej gushtit 2025 për një auditim ndërkombëtar teknik dhe financiar të investimit janë injoruar, ashtu si edhe kallëzimet penale të paraqitura prej tyre ndaj veprimeve të kundërligjshme. “Unë nuk kam dëshiruar kurrë që taksapaguesit shqiptarë të paguajnë pasojat e veprimeve ose mosveprimeve të disa zyrtarëve,” deklaroi ai, duke theksuar se nuk ka alternativë tjetër veç mbrojtjes përmes së drejtës ndërkombëtare.

Pacolli fajëson ortakun e tij dhe qeverinë për mospërmbushjen e kontratës dhe vendosjen në operim të aeroportit brenda afateve, duke akuzuar ministrisë se në nisjen e procedurave për prishjen e marrëveshjes citon fakte të rreme.

Read more:“S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private

Ekspertët theksojnë se përballë kësaj situate, monitorimi institucional ka qenë pasiv në mënyrë shqetësuese. Megjithëse konflikti u shfaq në vjeshtën e vitit 2025, Ministria e Infrastrukturës priti deri në maj 2026 për të dhënë një ultimatum 30-ditor, ndërkohë që klauzolat e monitorimit dhe penaliteteve duhej të ishin aktivizuar shumë më herët.

Në kushtet e tanishme, Zef Preçi vlerëson se “opsioni më racional nuk është rifillimi me çdo kusht, por rivlerësimi i plotë i arsyeshmërisë ekonomike të projektit, qëndrueshmëria financiare e të cilit është vënë në dyshim që në fillim”.

Preçi ofron si zgjidhje e mundshme një tender i ri ndërkombëtar transparent për një operator të kualifikuar aeroportual, me kushte të rinegociuara pa garanci shtetërore, ose ripërdorimi i infrastrukturës për aviacion rajonal e logjistikë, duke shmangur kështu kostot e rënda mjedisore në lagunën e Nartës./ BIRN

Lexo edhe
Politikë

Protesta kundër qeverisë hyn në ditën e 69-të/ Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Edi Ramës

Politikë

“Rama po përgatit aferën e radhës, SPAK të veprojë”/ Këlliçi ngre alarmin për projektligjin në shëndetësi: Krijon një strukturë paralele dhe rrezikon monopolin

Tags: #2A Group #Aeroporti #Asetet #Aviacion #Behgjet pacolli #Buxheti #e paralizuar #Edi Rama

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta kundër qeverisë hyn në ditën e 69-të/ Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Edi Ramës
  • “Rama po përgatit aferën e radhës, SPAK të veprojë”/ Këlliçi ngre alarmin për projektligjin në shëndetësi: Krijon një strukturë paralele dhe rrezikon monopolin
  • Dita e shtatë e protestës në Divjakë, banorët: Bashkia të mos shkrihet me Lushnjen, digjen simbolikisht “teserat” e PS
  • VIDEO/ Mbyllet protesta e 68-të kundër qeverisë, qytetarët mesazh të prerë: Revolta vazhdon deri në dorëheqjen e panegociueshme të Ramës. Paralajmërojnë përshkallëzim dhe bllokim rrugësh
  • LIVE- “Më 14, 15 dhe 16 Diaspora na bashkohet në shesh”/ Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Protesta në Europë e SHBA, kudo ku janë shqiptarët. Të vendosur deri në largimin e Ramës
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta kundër qeverisë hyn në ditën e 69-të/ Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Edi Ramës
  • “Rama po përgatit aferën e radhës, SPAK të veprojë”/ Këlliçi ngre alarmin për projektligjin në shëndetësi: Krijon një strukturë paralele dhe rrezikon monopolin
  • VIDEO/ Mbyllet protesta e 68-të kundër qeverisë, qytetarët mesazh të prerë: Revolta vazhdon deri në dorëheqjen e panegociueshme të Ramës. Paralajmërojnë përshkallëzim dhe bllokim rrugësh
  • LIVE- “Më 14, 15 dhe 16 Diaspora na bashkohet në shesh”/ Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Protesta në Europë e SHBA, kudo ku janë shqiptarët. Të vendosur deri në largimin e Ramës
  • “O milet, Rama ka siklet!”, protestuesit marshojnë drejt ish-Bllokut: Shqipëria e shqiptarëve!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rikthimi i fundit i Diasporës për të larguar Ramën. Jemi të mobilizuar”/ Aktivisti nga Londra, Bledi Meti: Qeveria ka humbur legjitimitetin 33 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Histori mafioze dhe korrupsioni” – Berisha për Aeroportin e Vlorës: Treshja faqezezë Rama-Balluku-Balla donin t’i merrnin aksionet Pacollit! Lubia donte vjedhjen më të madhe në Ballkan! 11 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Kjo s’është çudi që do të zgjasë 3 ditë”/ Rama e parashikoi revoltën kundër tij 15 vjet më parë? Rrjeti ironizon kryeministrin (VIDEO) 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dubai i Durrësit ka ngecur”/ Këlliçi i numëron dështimet Ramës: Kriza transferohet tek projektet! Aeroporti i Vlorës, do t’i kushtojë taksapaguesve shqiptarë 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Rama të shpjegojë pse shpall non grata shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë – Blog 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Edhe zvarrë do vijmë në këtë shesh, derisa të largoheni”/ I riu në protestën kundër Ramës: Duam një Shqipëri të re, votën nuk e japim që të na vidhni 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- Revolta kundër kryeministrit/ “Shërbime në spitale nuk ka, arsimi i shkatërruar”, qytetari në protestën kundër Ramës: Nuk ia dalim dot deri në fund të muajit 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Protesta kundër qeverisë hyn në ditën e 69-të/ Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Edi Ramës

Protestat kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama kanë hyrë këtë të premte në ditën e 69-të, ndërsa qytetarët…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Rama po përgatit aferën e radhës, SPAK të veprojë”/ Këlliçi ngre alarmin për projektligjin në shëndetësi: Krijon një strukturë paralele dhe rrezikon monopolin

Belind Këlliçi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përgatit krijimin e një strukture paralele në sistemin shëndetësor,…

• 11 orë më parë • 5 min lexim
Politikë

Dita e shtatë e protestës në Divjakë, banorët: Bashkia të mos shkrihet me Lushnjen, digjen simbolikisht “teserat” e PS

Banorët e Divjakës kanë vijuar për të shtatën natë radhazi protestën kundër reformës territoriale, e cila parashikon bashkimin…

• 12 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by