Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Histori mafioze dhe korrupsioni” – Berisha për Aeroportin e Vlorës: Treshja faqezezë Rama-Balluku-Balla donin t’i merrnin aksionet Pacollit! Lubia donte vjedhjen më të madhe në Ballkan!
Politikë

“Histori mafioze dhe korrupsioni” – Berisha për Aeroportin e Vlorës: Treshja faqezezë Rama-Balluku-Balla donin t’i merrnin aksionet Pacollit! Lubia donte vjedhjen më të madhe në Ballkan!

• 5 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 12
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar ashpër në konferencën për mediat situatën rreth projektit të Aeroportit të Vlorës, pas paralajmërimit të biznesmenit Behgjet Pacolli se do ta dërgojë çështjen në arbitrazh, pasi qeveria nisi procedurat për zgjidhjen e kontratës me kompanitë.

Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, ish-ministres Belinda Balluku dhe ministrit Taulant Balla, duke i cilësuar si një “treshe faqezinjsh” që kanë synuar t’i rrëmbejnë me forcë aksionet Pacollit përmes ortakut tjetër të ndërtimit.

Duke u ndalur te prapaskenat e këtij konflikti biznesi dhe shteti, lideri i opozitës u shpreh se Pacolli nuk i ka dorëzuar aksionet, pasi nuk pranon pazaret e tyre korruptive:

Read more:“Janë pezulluar punimet te aeroporti i Vlorës”, aktivisti Andi Tepelena: Qeveria “furnizon” shqiptarët çdo ditë me skandale, po “gërryhet”

“Pra, këtu janë një treshe faqezinjsh, Edi Rama, Lubi Balluku, Taulant Balla, që kanë përdorur atë ortakun tjetër të ndërtimit për t’ia marrë Pacollit aksionet e aeroportit. Pacolli aksionet nuk i jep. Është biznesmen me eksperiencë dhe duket se nuk plotëson pazarin e tyre. Janë më qesharakët në botë, proceset në botë ndaj kësaj dosjeje. Dëshmia që Pacolli ka bërë, si u thirr nga Belinda dhe si ajo u veçua me biznesmenin turk, dëshmoi se Rama-Balluku dhe Taulant Balla janë pretendentët kryesorë për aksionet. Histori mafioze e korrupsioni të papara.”

Berisha nuk ka kursyer as fjalët më të rënda për Belinda Ballukun, duke e akuzuar se ka mashtruar publikisht me dimensionet e projektit vetëm për të fshehur vjedhjet kolosale:

Read more:Fluksi në aeroportin e Rinasit, Hita: Përpunohen deri në 56 mijë pasagjerë në ditë, garantojmë sigurinë

“Belinda Balluku, e cila për hir të së vërtetës, në çdo rrafsh përfaqëson një nulitet njerëzor, një turp njerëzor, në çdo rrafsh, vraponte në Akërni dhe deklaronte se Vlora do ketë aeroportin më të madh në Ballkan, duke treguar veten se Ballkani nuk ka një injorante të dytë si ajo, që nuk di as të maskojë vjedhjet e saj. Të pretendosh të ndërtosh në Vlorë aeroportin më të madh të Ballkanit dmth të gjobisësh shqiptarët me një gjobë të tmerrshme… Pse e donin Rama dhe Balluku më të madhin në Ballkan? Për të bërë vjedhjen më të madhe në Ballkan me një aeroport!”

Në përfundim, kryetari i PD-së u ndal te dëmi mjedisor që i është shkaktuar zonës së mbrojtur të lagunës dhe tek angazhimi i forcave të rendit për të mbrojtur interesat e qeveritarëve:

Read more:MIE njoftoi nisjen e zgjidhjes së kontratës me “MABCO” për Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Do të shkojmë në arbitrazh

“Kur theksohej se ndërtohej aeroporti që i zhduk flamingot… Imagjino të fluturojë avioni mbi lagunë. Ne e ngritëm si problem, edhe disa mjedisore, por për të mbrojtur nga protestat, aty ditë e natë ishin të stacionuara 30 mikrobusa dhe autobusa policie, sepse Rama dhe Balluku mbronin ‘pronën e tyre’.”

Lexo edhe
Politikë

“Kombi na thërret”/ 114 ditë protestë, qytetarët mblidhen edhe sot para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen!

Politikë

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 113, qytetarët përsërisin kërkesën e panegociueshme: Rama jep dorëheqjen!

Tags: #Aeroporti #Ballkani #Behgjet pacolli #belinda balluku #Biznesi #Edi Rama #Flamingot #Mediat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Kombi na thërret”/ 114 ditë protestë, qytetarët mblidhen edhe sot para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen!
  • “Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 113, qytetarët përsërisin kërkesën e panegociueshme: Rama jep dorëheqjen!
  • “Ministri e vdekjes”/ Vijon marshimi në rrugët e Tiranës, protestuesit ndalen te “Shëndetësia”
  • “Bashkohuni studentë, kombi na thërret”/ Vijon marshimi në rrugët e Tiranës: Rama jep dorëheqjen!
  • “Bashkë për një shtet ku ligji nuk ndryshon sipas emrit që ke”/ Arvina Lleshi thirrje: Më 24 shtator sa më shumë para Parlamentit!
Nga të njëjtat tag-e
  • “Kombi na thërret”/ 114 ditë protestë, qytetarët mblidhen edhe sot para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen!
  • “Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 113, qytetarët përsërisin kërkesën e panegociueshme: Rama jep dorëheqjen!
  • “Ministri e vdekjes”/ Vijon marshimi në rrugët e Tiranës, protestuesit ndalen te “Shëndetësia”
  • “Bashkohuni studentë, kombi na thërret”/ Vijon marshimi në rrugët e Tiranës: Rama jep dorëheqjen!
  • “Faleminderit News24”/ Aktivisti :shpërthen” ndaj Ramës: Gjarpri është mësuar të bëjë keq, por do t’ia shkulim dhëmbët kuçedrës! Jap besën e Zotit se…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Plagosja e dy të rinjve nga Kamza në 2025-ën që solli një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë! Nga shpërthimet me tritol te eliminimi i Isuf Jacajt 297 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Burri vret me thikë gruan në shtëpinë e vajzës, kapet në Kamëz pas arratisë! 58-vjeçarja po kujdesej për dy nipërit e mitur (EMRAT+VIDEO) 45 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Reagimi i Ramës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, hipokrizi”/ Bytyçi: Duhet të kërkojë ndjesë, mori helikopterin drejt Prishtinës dhe ndikoi për miratimin e Gjykatës Speciale 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin 11 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Kronikë “Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë” nipi 14-vjeçar tregon minutat e fundit të Lumturie Patushit para se të vritej nga bashkëshorti në Tiranë 9 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar! Ende nuk dihen rrethanat 9 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! I arrestuar në 2017-ën për dhunë në familje (EMRAT+VIDEO) 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Kombi na thërret”/ 114 ditë protestë, qytetarët mblidhen edhe sot para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen!

Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon edhe këtë të hënë në Tiranë, duke hyrë në ditën…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 113, qytetarët përsërisin kërkesën e panegociueshme: Rama jep dorëheqjen!

Është mbyllur protesta e 113-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, pas tubimit para Kryeministrisë dhe marshimit të…

• 11 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Ministri e vdekjes”/ Vijon marshimi në rrugët e Tiranës, protestuesit ndalen te “Shëndetësia”

Marshimi i protestuesve vijon në rrugët e Tiranës, ndërsa pjesëmarrësit janë ndalur para Ministrisë së Shëndetësisë. Gjatë ndalesës,…

• 11 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by