Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. MIE njoftoi nisjen e zgjidhjes së kontratës me “MABCO” për Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Do të shkojmë në arbitrazh
Politikë

MIE njoftoi nisjen e zgjidhjes së kontratës me “MABCO” për Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Do të shkojmë në arbitrazh

• 5 Gusht, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Konflikti i zgjatur mes aksionerëve të Aeroportit të Vlorës që ka sjellë vonesa disamujore për mbarimin e veprës infrastrukturore duket se do të përfundojnë me zgjidhjen e kontratës në mënyrë të njëanshme nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Projekti, i cili ka nisur punimet në vitin 2021 dhe duhet të përfundonte brenda tri viteve, është shtyrë vazhdimisht pas konflikteve midis aksionerëve Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi mbi ndarjen e aksioneve. Ndërsa aeroporti duhej të ishte bërë operacional brenda vitit 2025 dhe punimet ende nuk kanë përfunduar, qeveria ka menduar si zgjidhje prishjen e njëanshme të kontratës për të zhbllokuar punimet.

Sipërmarrësi Behgjet Pacolli ka reaguar pas lajmit se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurën për zgjidhjen e kontratës së koncesionit për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke paralajmëruar arbitrazh ndërkombëtar nëse vendimi konfirmohet.

Read more:“Aeroporti i Kukësit është mbushur me panele diellore”/ Aktivisti Edison Lika: “Flatrat e Veriut” premtimi që mori fund shumë shpejt

Sipas Pacollit, kompania MABCO Constructions SA nuk është njoftuar zyrtarisht nga autoritetet shqiptare dhe e ka mësuar lajmin përmes mediave.
“Për një investim strategjik të kësaj rëndësie, është e papranueshme që investitori të informohet nga mediat dhe jo nga institucionet e shtetit”, deklaroi ai.

Pacolli pretendon se MABCO është ekspozuar financiarisht me mbi 320 milionë euro dhe se në muajin maj kishte përmbushur pothuajse të gjitha detyrimet kontraktore, duke qenë pranë certifikimit të aeroportit, por punimet u penguan.

Read more:Aeroporti i Vlorës/ Pas tensioneve, punonjësit e ‘Mabco’ drejt rikthimit në kantier

Ai akuzoi shtetin shqiptar për neglizhencë dhe veprime të kundërligjshme, ndërsa tha se pengesat institucionale kanë sjellë vonesa dhe dëme financiare.
“Paradoksi është i qartë: nga njëra anë institucionet penguan përfundimin e projektit, ndërsa nga ana tjetër përpiqen ta përdorin pikërisht këtë pengesë si arsye për zgjidhjen e kontratës”, u shpreh Pacolli.
Ai paralajmëroi se në rast të zyrtarizimit të procedurës për prishjen e kontratës, MABCO do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore, përfshirë arbitrazhin tregtar dhe atë ndërkombëtar kundër Republikës së Shqipërisë.
“Arbitrazhi nuk është kërcënim, është realiteti i krijuar si pasojë juridike e veprimeve të kundërligjshme dhe mosveprimeve të atyre që kishin detyrimin të mbronin ligjin, investimin dhe interesin publik”, tha Pacolli.

Sipas tij, çdo faturë financiare që mund të lindë nga një proces i tillë do të rëndojë mbi taksapaguesit shqiptarë, bizneset dhe shtetin.

Read more:Digjen mjetet e një guroreje në Mamurras, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Reagimi i plotë:

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës
Sot u bë publik lajmi se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurën për zgjidhjen e Kontratës së Koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Deri në këtë moment, MABCO Constructions SA nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga Autoriteti Kontraktor. Për një investim strategjik të kësaj rëndësie, është e papranueshme që investitori të informohet nga mediat dhe jo nga institucionet e shtetit.
Nëse ky lajm rezulton i vërtetë, atëherë shteti shqiptar ka vendosur të ndjekë rrugën e arbitrazhit ndërkombëtar.
MABCO ka bërë çdo përpjekje për ta shmangur këtë skenar, duke kërkuar dialog, zgjidhje institucionale dhe zbatim të ligjit. Fatkeqësisht, këto përpjekje janë penguar nga neglizhenca, papërgjegjshmëria, veprimet e kundërligjshme të disa zyrtarëve, nga elementë që kanë vepruar dhe veprojnë jashtë ligjit, nën mbrojtje institucionale dhe nga dështimi i një sistemi të drejtësie, të ndikuar për të garantuar mbrojtjen e investitorit.
MABCO është ekspozuar financiarisht me mbi 320 milionë euro, pa përfshirë humbjen e fitimit dhe kostot ligjore. Mabco që në Maj kishte përmbushur pothuajse të gjitha detyrimet kontraktore dhe ndodhej para certifikimit të aeroportit, kur u pengua të vazhdonte punimet.
Edhe pas vendimit të Gjykatës së Lartë, MABCO u mbajt për muaj të tërë jashtë kantierit, në prani të Policisë së Shtetit. Gjatë kësaj periudhe u dëmtuan dhe u shkatërruan pajisje me vlerë, ndërsa një pjesë e tyre u vodhën.
Paradoksi është i qartë: nga njëra anë institucionet penguan përfundimin e projektit, ndërsa nga ana tjetër përpiqen ta përdorin pikërisht këtë pengesë si arsye për zgjidhjen e kontratës. Kjo bie ndesh me vendimin e Gjykatës së Lartë, me Kontratën e Koncesionit, me Marrëveshjen Dypalëshe për Mbrojtjen e Investimeve ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë, si dhe me parimin themelor të së drejtës se askush nuk mund të përfitojë nga sjellja e vet e paligjshme.

Read more:Sërish tensione në aeroportin e Vlorës, ‘2A Group’ e Valon Ademit bllokon hyrjen për punonjësit e Pacollit, vendos kamionë te dera

Nëse procedura konfirmohet, MABCO do të përdorë të gjitha mjetet juridike dhe të gjitha provat që disponon për të kërkuar përgjegjësi ndaj kujtdo që ka kontribuar në këtë situatë, përfshirë arbitrazhin tregtar dhe arbitrazhin ndërkombëtar kundër Republikës së Shqipërisë.

Nuk kam dëshiruar kurrë që taksapaguesit shqiptarë të paguajnë faturën e neglizhencës, papërgjegjshmërisë dhe vendimeve të kundërligjshme të disa zyrtarëve. Megjithatë, ata vazhdojnë të sillen me indiferencë, sikur të mos kishte asnjë rëndësi nëse Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës vihet në funksion me muaj apo vite vonesë dhe sikur dëmi ekonomik të mos rëndonte mbi qytetarët.

Read more:‘Paketa e Maleve nuk është për oligarkët po për familjet dhe bizneset lokale’, Koçiu nga Vau i Dejës: Janë miratuar mbi 1200 aplikime në 52 bashki (VIDEO)

Përfaqësuesit e lartë të institucioneve sillën sikurse nuk mbajnë asnjë përgjegjësi personale, sepse e dinë se nuk do të paguajnë asgjë nga xhepi i tyre. Faturën do ta paguajnë qytetarët shqiptarë, bizneset dhe vetë shteti. Kjo kulturë pandëshkueshmërie po dëmton rëndë interesin publik, besimin tek institucionet dhe klimën e investimeve në Shqipëri.
ARBITRAZHI nuk është një kërcënim, është realiteti i krijuar si pasojë juridike e veprimeve të kundërligjshme dhe mosveprimeve të atyre që kishin detyrimin të punojnë NDERSHËN, të mbronin ligjin, të mbronin investimin dhe interesin publik.
MABCO GJITHËMONË KA FUNKCIONUAR DHE VAZHDON TE FUNKCIONOJ VETEM KONFORM LIGJIT DUKE RRESPEKTUAR ATË , PA KOMPROMIS!

Lexo edhe
Politikë

Banorët e Divjakës në protestë për të pestën ditë/ Kërkohet anulimi i projektit të mazhorancës për shkrirjen e 15 bashkive

Politikë

67 ditë protesta të pandërprera antiqeveritare/ Protestuesit nuk dorëzohen, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Tags: #Aeroporti #Behgjet pacolli #Bizneset #euro #Investim #Kërcënim #Kompania #Mabco Constructions SA

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Banorët e Divjakës në protestë për të pestën ditë/ Kërkohet anulimi i projektit të mazhorancës për shkrirjen e 15 bashkive
  • 67 ditë protesta të pandërprera antiqeveritare/ Protestuesit nuk dorëzohen, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës
  • “Me “Territorialen” duan të shpopullojnë Shqipërinë, por nuk do e lejojmë”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Nafta rritet, çmimet rriten, si do jetojmë…Në shesh deri në largimin e Ramës
  • VIDEO/ “Rama jepe dorëheqjen”, marshim-protestë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi! Rama në burg, Berisha në burg
  • VIDEO/ “Nesër më shumë!” Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në Bulevard
Nga të njëjtat tag-e
  • Në detyrim paraqitjeje për vjedhje, pronari i Exchange në Vlorë denoncon punonjësen: Grabiti 5 mijë euro dhe u zhduk (EMRI+VIDEO)
  • “Me “Territorialen” duan të shpopullojnë Shqipërinë, por nuk do e lejojmë”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Nafta rritet, çmimet rriten, si do jetojmë…Në shesh deri në largimin e Ramës
  • “8.5 mln eurot e check-up-it Beqaj i bëri ketchup, por u la i lirë. Vëllai ynë në ‘arrest shtëpie’ për 1 vezë”, ironizon protesutesi: Veliaj u bë me djalë, Belinda në tentativa shtatzënie
  • “Me “Territorialen” duan të shpopullojnë Shqipërinë, por nuk do e lejojmë”/ Aktivisti Ilir Xhemaj: Nafta rritet, çmimet rriten, si do jetojmë…Në shesh deri në largimin e Ramës
  • “Belinda ka vjedhur!”/ Protestuesi thirrje kreut të SPAK-ut: Nëse nuk arreston Ramën dhe Ballukun, jep dorëheqjen!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë VIDEOLAJM/ Fishekzjarre në qiellin e Tiranës gjatë marshimit kundër Ramës, protestuesit njëzëri: Jepe dorëheqjen 28 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Frikë e madhe te politika nga qytetarët, deputetë të PS gati për dorëheqje”/ Çepa zbulon prapaskenat nga protesta 65-ditore: PS po çahet nga brenda, revolta popullore po trondit Ramën 27 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi (VIDEO) 27 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Në një shtet normal, Rama do të kishte dhënë dorëheqjen dhe PS do e largonte”, Lubonja: Jemi në një regjim kriminal, pakënaqësitë do të ushqejnë protestën! 23 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk lëvizim nga sheshi deri sa ta largojmë. As deti s’e shpëton”/ Qytetari ia numëron Ramës: Erdhi në pushtet me mashtrime. Rrafshoi shtëpitë, shëndetësi falas nuk ka 17 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Pas aludimeve për shtatzëninë e Ballukut, Shehaj ironizon Ramën dhe Ballën: Nuk mbeteni dot shtatzënë 13 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Alabbar pranoi se gaboi me Portin e Durrësit, SPAK të hetojë aferën”/ Kedhi: Godinat e para janë duke u fundosur, fatura iu mbetet shqiptarëve 12 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Banorët e Divjakës në protestë për të pestën ditë/ Kërkohet anulimi i projektit të mazhorancës për shkrirjen e 15 bashkive

Protesta e pestë e banorëve të Divjakës është mbajtur mbrëmjen e së martës në sheshin kryesor të qytetit.…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

67 ditë protesta të pandërprera antiqeveritare/ Protestuesit nuk dorëzohen, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Për 67 ditë me radhë mbahen protesta masive në vend kundër kryeministrit Edi Rama. Shqiptarët njëzëri kërkojnë largimin…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Me “Territorialen” duan të shpopullojnë Shqipërinë, por nuk do e lejojmë”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Nafta rritet, çmimet rriten, si do jetojmë…Në shesh deri në largimin e Ramës

Aktivisti Ilir Xhemalaj ka mbajtur fjalën e tij në protestën e 66-të kundër kryeministrit Edi Rama, ku ngriti…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by