Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. ‘Paketa e Maleve nuk është për oligarkët po për familjet dhe bizneset lokale’, Koçiu nga Vau i Dejës: Janë miratuar mbi 1200 aplikime në 52 bashki (VIDEO)
Sociale

‘Paketa e Maleve nuk është për oligarkët po për familjet dhe bizneset lokale’, Koçiu nga Vau i Dejës: Janë miratuar mbi 1200 aplikime në 52 bashki (VIDEO)

• 30 Korrik, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu deklaroi nga Vau i Dejës se “Paketa e Maleve” nuk është krijuar për oligarkë apo investitorë të huaj, por për familjet dhe bizneset lokale që jetojnë në zonat malore. Gjatë një takimi me banorë që kanë kaluar fazën e parë të aplikimit në këtë program, ajo tha se deri tani janë miratuar mbi 1200 aplikime në 52 bashki të vendit, ndërsa janë miratuar edhe më shumë se 400 zona zhvillimi.

“Deri më sot përveç Vaut të Dejës dhe në bashkitë e tjera janë miratuar mbi 400 zona zhvillimi. Në 52 bashki të vendit kemi mbi 1200 aplikime të miratuara deri më tani, çka do të thotë që interesi ka qenë i jashtëzakonshëm. Mua më vjen mirë që ne këtu së bashku jemi me disa nga dëshmitarët e këtij procesi, i cili fillon në fakt me një bashkëpunim shumë të ngushtë me bashkinë, në rastin konkret me Bashkinë e Vaut të Dejës, pasi do duhet që të paraqitet i gjithë dokumentacioni i nevojshëm për të deklaruar që një pronë, një truall apo një objekt posedohet së paku 10 vite nga ai që aplikon apo që dëshiron ta zhvillojë atë pronë dhe të zhvillojë një investim në atë pronë. Më pas, bashkia kryen procesin e saj administrativ dhe vijon më pas me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit, me marrjen dhe me miratimin e planit të zhvillimit e më pas me aplikimet e tjera. u shpreh Koçiu.

Read more:Deklaratat e pasurisë së anëtarëve të qeverisë Rama për vitin 2025. Kryeministri 110 mijë euro të ardhura, përveç pagës – Shqiptarja.com

Koçiu u ndal edhe te kritikat ndaj nismës, duke i cilësuar si dezinformim pretendimet se programi favorizon investitorët e mëdhenj. Sipas saj, “Paketa e Maleve” u jep mundësi banorëve që prej vitesh zotërojnë një pronë, por nuk kanë mundur ta zhvillojnë atë për shkak të problemeve me dokumentat, të realizojnë investimet e tyre.

“Si çdo gjë e re që bëhet, si çdo gjë e mirë që bëhet, nga ana tjetër fillon edhe përbaltja dhe besoj e keni dëgjuar baltosjen që i është bërë edhe “Paketës së Maleve” me gjithë fushatën e dezinformimit që filloi duke thënë është një paketë për oligarkët, është një paketë për ata që kanë kapital, është një paketë për investitorët e huaj. Në fakt komplet e kundërta është e vërtetë. Nuk është aspak një paketë për oligarkë apo për investitorë të huaj. Është një mundësi e jashtëzakonshme për bizneset familjare, për banorët lokalë të zonave malore, për ata që kanë vite që jetojnë në ato zona dhe kanë patur pamundësinë për ta zhvilluar një ide të tyre, një biznes lokal, një mundësi rritje më shumë për shkak të pamundësisë së disponimit të pronës mbi truallin apo objektin ku do duhet të zhvillohet ideja e investimit që ata kanë” deklaroi ajo.

Read more:“Paketa e Maleve kërkon të grabisë tokat për t’ua dhënë oligarkëve”/ Protestuesit: Dënojmë PD dhe PS për mosregjistrimin e pronave. Mungesa e zhvillimit ka shpopulluar fshatrat

Ajo tha se programi mbështetet edhe nga skema “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, përmes së cilës bizneset mund të marrin kredi me interesa 2 deri në 3%, me afat deri në 10 vjet, ndërsa shteti garanton deri në 70% të kolateralit.

Read more:“Protesta 53-ditore një mrekulli, do të studiohet nga psikologët dhe politikanët në të ardhmen”/ Anëtarja e Dhomës Britanike të Tregtisë: Investimet e huaja do të rriten me largimin e Ramës

“Përmes bashkëpunimit me Bankën e Shqipërisë dhe bankat e nivelit të dytë, bizneset mund të përfitojnë kredi me interesa 2 deri në 3 për qind, me afat deri në 10 vjet, ndërsa shteti garanton deri në 70 për qind të kolateralit. Kjo u jep mundësi sipërmarrësve të investojnë në pajisje, teknologji dhe zgjerimin e aktivitetit të tyre”, tha ajo.

Sipas Koçiut, programi krijon mundësi edhe për shqiptarët e diasporës që kanë trashëguar prona në zonat malore dhe nuk kanë mundur t’i zhvillojnë për shkak të mungesës së dokumentacionit të pronësisë.

Read more:“Qytetit i duhet një drejtim i lirë nga interesat partiake”/ Arben Malaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Vlorës

“Paketa e Maleve u jep mundësi edhe shqiptarëve të diasporës që kanë trashëguar prona në këto zona, por nuk kanë mundur t’i zhvillojnë për shkak të mungesës së dokumentacionit të pronësisë. Tani ata mund të investojnë dhe të zhvillojnë pronat që kanë poseduar prej vitesh”, u shpreh Koçiu.

Read more:Lezha nis ndërhyrjet kundër përmbytjeve, 84 milionë lekë investim për pritat malore, përrenjtë dhe urat

Në fund të takimit, ajo kërkoi angazhimin e institucioneve vendore dhe rajonale për të përshpejtuar procedurat administrative, në mënyrë që përfituesit të formalizojnë pronat dhe të realizojnë investimet e tyre.

Lexo edhe
Sociale

Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës

Sociale

Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)

Tags: #Albana Koçiu #bankat #Biznes #Bizneset #Investim #kredi #paketa e maleve #Shkoder #vau i dejes

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës
  • Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)
  • ‘Kujdes me llogaritë në WhatsApp’, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Ja masat që duhet të merrni për të mbrojtur llogarinë tuaj
  • Kushtoi mbi 4.7 mln euro, rruga e re ‘Vllahinë-Poçem’ e shembur prej 7 muajsh! Kalimi me 1 korsi, asnjë punim për riparimin e saj
  • Shqipëria përfiton 3 mln dollarë grant nga Banka Botërore për turizmin, Gonxhja: Më shumë destinacione do të futen në itineraret turistike
Nga të njëjtat tag-e
  • Shqipëria përfiton 3 mln dollarë grant nga Banka Botërore për turizmin, Gonxhja: Më shumë destinacione do të futen në itineraret turistike
  • Fasoneritë kërkojnë ndihmë/ Euroja e dobët dhe kostot në rritje, prodhuesit duan ndryshime fiskale për 2027
  • VIDEOLAJM/ Një udhëtim mes liqenit dhe malit, pamjet mbresëlënëse nga aksi Shirokë-Zogaj
  • Tentoi të kalonte 16 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër
  • Gazment Bardhi: Rama sulmon mediat që nuk i kontrollon dot dhe s’janë pjesë e oborrit të tij (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live 6 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video… 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Teknologji Apple gjobitet me 5.7 miliardë dollarë, përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada! 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide 2 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së 1 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në vendin, duke e çuar në dy numrin…

• 17 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)

Krijimi i një Këshilli Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe dhe mbështetje financiare shtesë për mësuesit ndihmës ishin…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Sociale

‘Kujdes me llogaritë në WhatsApp’, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Ja masat që duhet të merrni për të mbrojtur llogarinë tuaj

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) në njoftimin e fundit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by