Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Teknologji
  3. Apple gjobitet me 5.7 miliardë dollarë, përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër
Teknologji

Apple gjobitet me 5.7 miliardë dollarë, përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër

• 29 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një gjykatë amerikane ka urdhëruar Apple të paguajë 5.7 miliardë dollarë dëmshpërblim për përdorimin e paautorizuar të teknologjisë së haptikës të kompanisë Taction Technology.

Taction Technology pretendoi në vitin 2021 se Apple kishte shkelur dy patenta të saj për teknologjinë haptike, e cila përdor dridhjet për t’u dhënë përdoruesve ndjesinë e prekjes gjatë veprimeve të ndryshme në pajisje, si marrja e një njoftimi apo shtypja e një butoni.

Teknologjia haptike i lejon përdoruesit të ndërveprojnë me pajisjet përmes ndjesisë së prekjes të simuluar nga dridhjet. Ajo përdoret në pajisje të ndryshme elektronike, përfshirë iPhone dhe Apple Watch, por edhe në kontrolluesit e videolojërave.

Read more:Ermal Beqiri me kështjellë 2.6 mln euro në Francë, ja VIDEO si duket! Llogari 2 mln euro, apartamente e mjete motorike! SPAK kërkon sekuestron e pasurive

Taction, e cila prodhon kufje dhe pajisje për lojëra, pretendoi se patentat në fjalë i ishin dhënë në vitin 2020 dhe se Apple i kishte përdorur shpikjet e saj pa licencë apo autorizim.

Sipas padisë, Apple kishte përfituar nga teknologjia e Taction duke përmirësuar sistemin e vibrimeve në pajisjet e saj dhe, në këtë mënyrë, përvojën e përdoruesve.

Read more:Radarët dhe dronët ‘zbulojnë’ shkeljet rrugore në Gjirokastër, 1383 gjoba dhe 24 patenta të pezulluara në 1 javë (VIDEO)

Apple i ka kundërshtuar pretendimet, duke argumentuar se nuk kishte përdorur teknologjinë e Taction. Kompania ka deklaruar se sistemi i saj Taptic Engine është thelbësisht i ndryshëm nga teknologjia e Taction dhe se kjo, sipas Apple, ishte konfirmuar edhe nga testet e kryera nga vetë Taction gjatë procesit gjyqësor.

Taptic Engine u prezantua për herë të parë nga Apple në vitin 2014, me Apple Watch, dhe më pas u integrua në një numër më të madh pajisjesh të kompanisë.

Read more:Ukraina prezanton dronin e ri sulmues, të projektuar për të 'shkatërruar' mbrojtjen ajrore ruse

Çështja kishte marrë një tjetër drejtim në vitin 2023, kur një gjykatë në San Diego vendosi se Apple nuk kishte shkelur patentat e Taction. Kompania më pas e apeloi vendimin në një gjykatë federale apeli.

Apple është përballur edhe më parë me procese të ngjashme për patentat. Në nëntor 2025, një gjykatë e urdhëroi kompaninë të paguante 634 milionë dollarë ndaj kompanisë së teknologjisë mjekësore Masimo, në një çështje që lidhej me shkeljen e një patente për teknologjinë e matjes së oksigjenit në gjak.

Lexo edhe
Teknologji

‘Lista gri’/ Apple fsheh rreth 100 mijë fjalë dhe fraza nga sugjerimet e tastierës së iPhone, mes tyre edhe shprehje politike

Teknologji

“Askush nuk është imun”, Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

Tags: #Apple #Iphone #Kompania #patenta #San Diego #Technology #Teknologjia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Lista gri’/ Apple fsheh rreth 100 mijë fjalë dhe fraza nga sugjerimet e tastierës së iPhone, mes tyre edhe shprehje politike
  • “Askush nuk është imun”, Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme
  • Claude ekspozon të dhëna sekrete/ Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private
  • Zbulimi i ri për kërkimin e jetës jashtëtokësore, shkencëtarët krijojnë një Tokë virtuale
  • Interneti dhe teknologjia, çfarë i shqetëson më shumë shqiptarët? Siguria e fëmijëve kryeson listën
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Lista gri’/ Apple fsheh rreth 100 mijë fjalë dhe fraza nga sugjerimet e tastierës së iPhone, mes tyre edhe shprehje politike
  • Claude ekspozon të dhëna sekrete/ Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private
  • Coca-Cola Bottling Shqipëria prezanton raportin e qëndrueshmërisë 2025: rritje dhe tranzicion i gjelbër, shifrat e një industrie që sheh drejt vitit 2030
  • Probleme me shërbimet e Microsoft në disa rajone të botës, autoritetet shqiptare paralajmërojnë qytetarët: Kujdes nga mesazhet që ju kërkojnë fjalëkalimin!
  • Interneti dhe teknologjia, çfarë i shqetëson më shumë shqiptarët? Siguria e fëmijëve kryeson listën
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Përplasje në protestë/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin, policia i zhvendos në trotuar! Disa shoqërime, mes tyre edhe vajza e një i moshuar (VIDEO) 6 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji ‘Lista gri’/ Apple fsheh rreth 100 mijë fjalë dhe fraza nga sugjerimet e tastierës së iPhone, mes tyre edhe shprehje politike 3 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Përfshihet nga flakët “Range Rover”-i i bardhë në rrethrrotullimin e Farkës, zjarrëfikësit në vendngjarje (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë 15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji “Askush nuk është imun”, Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Protesta shton pasiguritë ekonomike, Banka e Shqipërisë: Mund të frenojë investimet dhe aktivitetin turistik në të ardhmen 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Teknologji

‘Lista gri’/ Apple fsheh rreth 100 mijë fjalë dhe fraza nga sugjerimet e tastierës së iPhone, mes tyre edhe shprehje politike

Apple ka krijuar një listë të fshehtë me rreth 100 mijë fjalë dhe fraza në gjuhë të ndryshme,…

• 8 orë më parë • 5 min lexim
Teknologji

“Askush nuk është imun”, Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

Rreth 800 mijë vende pune pritet të zhduken në Gjermani gjatë 15 viteve të ardhshme si pasojë e…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Teknologji

Claude ekspozon të dhëna sekrete/ Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private

Një problem sigurie i Claude Code, asistenti i programimit të inteligjencës artificiale të kompanisë Anthropic, ka bërë që…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin