Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. RCC kërkon reforma konkrete për tregun e punës në Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

RCC kërkon reforma konkrete për tregun e punës në Ballkanin Perëndimor

• 12 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviç, ka marrë pjesë në konferencën “Ballkani Perëndimor: Avancimi i Punësimit dhe Politikave Sociale së Bashku”, e mbajtur në Berlin në kuadër të Procesi i Berlinit.

Konferenca u organizua nga Ministria Federale e Punës dhe Çështjeve Sociale e Gjermanisë dhe kishte në fokus forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e punësimit dhe politikave sociale në Ballkanin Perëndimor.

Në fjalën e tij gjatë panelit “Promovimi i Punësimit: Strategji Efektive për Tregje Pune të Qëndrueshme dhe Gjithëpërfshirëse”, Kapetanoviç theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor përballen me sfida të përbashkëta në tregun e punës, si mungesa e aftësive, informaliteti, papunësia e të rinjve dhe presionet demografike.

Read more:BE-ja mbledh ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në fokus dialogu Kosovë–Serbi

“Në të gjithë Ballkanin Perëndimor, tregjet e punës përballen me rrethana të ndryshme, por shumë nga sfidat strukturore janë të përbashkëta. Mesatarisht, normat e punësimit dhe aktivitetit mbeten dukshëm nën nivelet e Bashkimit Evropian, papunësia e të rinjve dhe normat NEET vazhdojnë të jenë të larta, pjesëmarrja në mësimin gjatë gjithë jetës mbetet e kufizuar, ndërsa informaliteti vazhdon të dobësojë produktivitetin, të ardhurat publike dhe qasjen në mbrojtje sociale. Për këtë arsye, bashkëpunimi rajonal nuk është një punë shtesë, por një domosdoshmëri praktike. Procesi i Berlinit jep drejtimin politik, Plani i Punës përcakton prioritetet konkrete, ndërsa roli i RCC-së është të ndihmojë në zbatimin e tyre përmes analizave, shkëmbimit të përvojave, monitorimit dhe mjeteve praktike që forcojnë institucionet dhe sjellin rezultate për qytetarët,” tha Kapetanoviç.

Kapetanoviç shtoi se bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm për adresimin e këtyre problemeve dhe se Procesi i Berlinit ofron drejtimin politik, ndërsa RCC ndihmon në zbatimin praktik të prioriteteve përmes analizave dhe shkëmbimit të përvojave.

Read more:Anëtarësimi në BE, ministri Hoxha nga Shkodra: Të rinjtë rrëzuan diktaturën 36 vite më parë, sot rol kyç për ndërtimin e Shqipërisë evropiane

Ai foli edhe për rolin e Platformës për Punësim dhe Çështje Sociale (ESAP), e cila mbështet vendet e rajonit në harmonizimin me standardet e Bashkimit Evropian dhe në luftimin e punës së padeklaruar.

Konferenca shënoi gjithashtu prezantimin zyrtar të Planit të Punës të Procesit të Berlinit për Punësim dhe Politikë Sociale, i cili synon forcimin e bashkëpunimit rajonal në fusha si mobiliteti i fuqisë punëtore, zhvillimi i aftësive dhe modernizimi i shërbimeve të punësimit.

Read more:Mbi 50 mijë personel shëndetësor nga Ballkani Perëndimor kujdesen për të sëmurët në Gjermani

“Askush tjetër nuk do të ndërtojë tregje pune të qëndrueshëm për Ballkanin Perëndimor përveç autoriteteve të rajonit, duke punuar së bashku dhe për të mirën e qytetarëve të tyre”, përfundoi Kapetanoviç. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Amer kapetanoviç #Ballkani #ballkani perendimor #Berlin #Fokus #Praktik #Punësim #Rcc

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Pas takimit me ministrat dhe drejtuesit politikë, Rama mbledh sot të deleguarit për Tiranën dhe deputetët e qarkut
  • Pas takimit me dyer të mbyllura me ministrat dhe drejtuesit politik, Rama mbledh sot të deleguarit për Tiranën dhe deputetët e qarkut
  • “90 ditë, një kërkesë: Llogaridhënie”/ Protestuesit ironi me Ramën përmes pankartave: Sot mbledhje partie, nesër në burg
  • Mbledhja me dyer të mbyllura/ Zbardhen porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë: Skemë e personalizuar për çdo territor, “Pasqyra Shqipëri” të zbatohet nga të gjithë
  • Zjarret, 7 vatra ende aktive! Ndërhyrje nga ajri në Malin e Dajtit dhe në Vajkal të Bulqizës (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe! Ikën me lotari për një jetë më të mirë 21 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”/ Aktivistja Luçiana Kokaj: Më 12 shtator protestë kombëtare, Diaspora vjen në shesh! Lëvizje qytetare ku mund të lindë një parti! 18 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Politikë Frikë nga vezët e protestuesve? U paralajmërua tubim te selia e PS, dyshime se Rama do të ndryshojë vendin e takimit me ministrat 14 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Portat e HEC-it të Dibrës u hapën kur po laheshin në Drin, uji merr xhaxhain me 2 nipat e 2 mbesat! Mbytet 7-vjeçarja (VIDEO) 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Arrestimi i Agasit, reagon Shehaj: Radha e Ramës, e kishte krah të djathtë, e mbrojti ndërkombëtarisht 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “S’ka “Diell”, “Besë” e satelit që e shpëton! I ‘mbiu’ në bark Lubia”/ Berisha sulmon Ramën: Sondazhet e kanë nxjerrë me 27 pikë në rënie, ka marrë fund! 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- 3 muaj protestë kundër qeverisë! Oshëtijnë thirrjet në bulevard: O Ergys, o legen, prite Belindën se po vjen! Arrestoni Ramën! 11 lexime · 17 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by