Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarret, 7 vatra ende aktive! Ndërhyrje nga ajri në Malin e Dajtit dhe në Vajkal të Bulqizës (VIDEO)
Kronikë

Zjarret, 7 vatra ende aktive! Ndërhyrje nga ajri në Malin e Dajtit dhe në Vajkal të Bulqizës (VIDEO)

• 28 Gusht, 2026 • 5 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

10 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin nga të cilat 7 mbeten aktive, 2 janë nën mbikëqyrje dhe 1 është shuar plotësisht.njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.

Në Malin e Dajtit vijon ndërhyrja në tre vatra të riaktivizuara, me 25 forca zjarrfikëse.

Në qarkun Dibër vijojnë aktive vatrat në Qafë të Helmës, Vajkal dhe Sllatinë. Në Vajkal, po operojnë 53 forca, përfshirë 20 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 1 helikopter të FA-së, ndërsa në Sllatinë janë angazhuar mbi 40 forca bashkiake dhe vullnetare. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Tërbaç, Himarë, po operojnë dy automjete zjarrfikës me efektivin përkatës.

Read more:Zjarret, 4 vatra ende aktive! Dyshime për zjarr të qëllimshëm në Fushë-Krujë, problematike mbeten flakët në Dibër e Bulqizë! Shiu ‘qetëson’ Dajtin

Vatra aktive raportohen gjithashtu në Tërbuq, Gjirokastër, ku operojnë 3 efektivë me 1 automjet zjarrfikës, dhe në Plovisht, Maliq, me 3 efektivë dhe 1 automjet zjarrfikës.

Ndërkohë, vatrat në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit mbahen nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Në mbështetje të operacioneve, krahas kapaciteteve vendore, janë angazhuar 20 efektivë dhe 1 helikopter i Forcave të Armatosura, me fokus ndërhyrjen në vatrën e Vajkalit.

Read more:Po ndërtonte pa leje objektin 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë! Në kërkim 3 punonjës të IMT (EMRAT)

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 16:22

Zjarri i fuqishëm në Vranisht të Vlorës, flakët përhapen me shpejtësi, ndërhyjnë helikopterët

1787927138_Screenshot47.jpg

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë fshatin Vranisht, në bashkinë Himarë, që prej orës 12:00 të mesditës së sotme. Flakët janë përhapur me shpejtësi në terren, të favorizuara nga era, duke marrë drejtim në zona të tjera dhe duke krijuar vështirësi për ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Forcat zjarrfikëse të Himarës kanë nisur menjëherë punën për izolimin e vatrave dhe vënien nën kontroll të flakëve. Për shkak të përmasave të zjarrit dhe terrenit, në operacion është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri e një helikopteri të Forcave të Armatosura, i cili ka nisur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, pritet të mbërrijë edhe një helikopter i dytë, për t’iu bashkuar operacionit dhe për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së zjarrit.

Situata vijon të monitorohet nga strukturat në terren, ndërsa përpjekjet janë përqendruar në izolimin e vatrave të zjarrit dhe mbrojtjen e zonave të banuara. Era e fortë mbetet një prej faktorëve që favorizon përhapjen e flakëve, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen.

Read more:Zjarret, 3 vatra ende aktive! ‘Dajti’ ende problematik, ndërhyrje edhe nga ajri

Forcat zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencave vijojnë punën në terren, ndërsa ndërhyrja nga ajri pritet të ndihmojë në vënien sa më shpejt nën kontroll të situatës.

Ora 16:03

Zjarr në Odrie të Gjirokastrës, shkak djegia e një automjeti! Flakët u përhapën drejt shkurreve të thata, forcat zjarrfikëse në terren

Zjarr në zonën e Odries në Bashkinë Gjirokastër. Shkak i zjarrit është bërë djegia e një automjeti në rrugën e fshatit Tërbuq.

Për shkak të pranisë së barit dhe shkurreve të thata, si dhe i favorizuar nga era e fortë, zjarri ishte përhapur me shpejtësi në drejtim të fshatrave Labovë e Madhe dhe Labovë e Vogël.

Read more:DOSJA AKSHI/ Ergys Agasi arrestohet në Durrës, u ndoq për 40 km që nga Elbasani! Kapet në makinë me ish-policin në kërkim, i besuari i Ilir Prodës! VIDEO kur e prangosin

Forcat zjarrfikëse shkuan drejt vendngjarjes, ku për shkak të përhapjes së madhe të flakëve, është angazhuar i gjithë ekipi i Drejtorisë së Zjarrfikëses Gjirokastër për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Forcat Zjarrfikëse po vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve drejt zonave të banuara.

Ora 14:39

Zjarr në Vranisht të Himarës, forcat zjarrfikëse në terren (VIDEO)

Një zjarr ka rënë rreth orës 12:00 në fshatin Vranisht, në Bashkinë Himarë.

Read more:“Ulu atje!”/ Tensione dhe debate në Këshillin Bashkiak të Maliqit, të majtët braktisin mbledhjen, i moshuari kërcënon t’i godasë më shkop

Flakët janë përhapur në zonë, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen në terren për vënien nën kontroll dhe shuarjen e zjarrit.

Ora 14:10

Zjarr në Maliq, flakët përfshijnë pyje dhe kullota në fshatin Plovisht (VIDEO)

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me pyje dhe kullota në fshatin Plovisht, në Maliq. Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse dhe forcat e sektorit, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen. Aktualisht, situata është vënë nën kontroll dhe puna vijon për fikjen e plotë të zjarrit.

Lexo edhe
Kronikë

LIVE TV- Bulevardi në ‘shesh beteje’, breshëri gurësh ndaj policisë! Sulm Kuvendit, zjarr derës te Ministria e Ekonomisë! Prej gati 1 ore paqe, protestuesit u japin ujë efektivëve

Kronikë

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Tags: #automjet #Automjete #Fokus #helikopter #Helikopteri #Himarë #maliq #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • LIVE TV- Bulevardi në ‘shesh beteje’, breshëri gurësh ndaj policisë! Sulm Kuvendit, zjarr derës te Ministria e Ekonomisë! Prej gati 1 ore paqe, protestuesit u japin ujë efektivëve
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
  • LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar
  • Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO)
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
Nga të njëjtat tag-e
  • Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë
  • Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit
  • LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar
  • Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO)
  • Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 7 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të… 3 lexime · 47 minuta më parë
  6. 06
    Kronikë Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës 2 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

LIVE TV- Bulevardi në ‘shesh beteje’, breshëri gurësh ndaj policisë! Sulm Kuvendit, zjarr derës te Ministria e Ekonomisë! Prej gati 1 ore paqe, protestuesit u japin ujë efektivëve

Një tjetër ditë tensionesh e përplasjesh të forta mes policisë dhe protestuesve këtë të premte në Tiranë. Djegiet…

• 1 orë më parë • 32 min lexim
Kronikë

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Në ditën e tretë të përshkallëzimit të akteve të dhunës, Presidenti Bajram Begaj u ka bërë sërish thirrje…

• 1 ditë më parë • 21 min lexim
Kronikë

LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar

TIRANË– Tirana nuk e ka parë kurrë një ditë më parë si kjo e 14 tetorit. Disa qindra…

• 2 ditë më parë • 39 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin