Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Rritja përtej lagjes: Si Wolt po fuqizon bizneset lokale në Kosovë
Aktualitet

Rritja përtej lagjes: Si Wolt po fuqizon bizneset lokale në Kosovë

• 12 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në lokalin e ri të Green & Protein në Lakrishtë të Prishtinës, porositë përmes Wolt-itvinin pa ndalur. Edhe gjatë qëndrimit tonë gati një orë, dhjetëra shpërndarës vinin e largoheshin me shpejtësi me qeset e letrës në duar. Për këtë biznes kosovar, që ka nisur operimin në vitin 2017, bashkëpunimi me Wolt është bërë pjesë e përditshmërisë së punës dhe ka lujatur rol kyç në rritjen e biznesit.

“Krahas rritjes sonë është bashkangjitur edhe Wolt. Kjo platformë na ka mundësuar që të rrisim kualitetin e shërbimit, të jemi sa më të shpejtë dhe njëkohësisht të kemi kënaqshmëri më të madhe të klientëve. Biznesi ynë është themeluar dhe do të vazhdojë të funksionojë me një vizion shumë të qartë, e ai është ushqimi i shëndetshëm për një jetë sa më të mirë”, thotë drejtori financiar Dardan Koleci.

Përvoja e krijuar në Kosovë ka bërë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në vendet e tjera ku Green & Protein është zgjeruar. Pos dy pikave në Prishtinë, ata kanë hapur dy në Mal të Zi, dy në Shqipëri dhe një në Gjermani. Dhe së shpejti pritet të hapet edhe në Shkup dhe në Lubljanë.

Read more:Lisandri Dragoj: Wolt po fuqizon bizneset lokale në Kosovë dhe Shqipëri

Jo shumë larg Lakrishtës, në lagjen Arbëria të Prishtinës, një vend komod që u shërben me shije dhe menu unike konsumatorëve është Fika Eatery.

Pronari Defrim Puka, flet me pasion për menynë e larmishme dhe bashkëpunimin me Wolt, duke e përshkruar atë si një shtysë të rëndësishme për rritjen aktuale të biznesit dhe planet e ardhshme.

“Bashkëpunimi me Wolt ka qenë një hap i rëndësishëm për rritjen tonë. Platforma na ka ndihmu me e çu eksperiencën e Fika-s edhe jashtë lokalit, duke arritë te klientë të rinj çdo ditë. Edhe në të ardhmen e shohim këtë partneritet si një shtyllë të rëndësishme për rritjen tonë, dhe pa hezitim do ta rekomandonim për çdo biznes të ri që synon me u zhvillu dhe me arritë një audiencë më të gjerë”, thotë Puka.

Read more:Në kërkim të pronës së duhur? Ja përzgjedhja e javës në Telegrafi Real Estate

Në një nga lagjet më të reja të zhvilluara së fundmi të Prishtinës, rruga Muharrem Fejza, një tjetër biznes i suksesshëm në platformën Wolt është Pastao Eatery.

Pronari, Miftar Duriqi, shpjegon se si ky partneritet ka luajtur një rol kyç në rritjen e prezencës dhe dukshmërisë së Pastao në treg.

“Bashkëpunimi Pastao x Wolt ka qenë një hap shumë i vlefshëm për biznesin tonë. Përmes Wolt-it kemi arritur të jemi më afër klientëve, të marrim porosi nga klientë të rinj dhe të rrisim dukshmërinë e Pastao-s në treg. Për ne, ky bashkëpunim ka qenë një bonus i rëndësishëm në zhvillimin e biznesit dhe një mënyrë shumë praktike për t’i shërbyer klientëve më shpejt dhe më lehtë”,thotë Duriqi.

Read more:Rregulla të reja për gjuetinë, qeveria propozon kritere më të forta për administrimin e zonave

Këto rrëfime të autentike tregojnë ndikimin e drejtpërdrejt që Woltpo luan për bizneset në Kosovë. Për shumë prej tyre, platforma nuk është vetëm një mënyrë për të pranuar porosi, por edhe një mundësi për të rritur prezencën në treg, për të përmirësuar shërbimin dhe për ta bërë biznesin më të qasshëm për klientët.

Në një kohë kur gjithnjë e më shumë biznese po kërkojnë të rriten dhe të afrohen më shumë me konsumatorët, Wolt është bërë pjesë e një mënyre të re të të bërit biznes në vend.

Si mund të bëhen bizneset pjesë e platformës Wolt?

Read more:Kurti në “Future Industry Minds 2026”: Kosova ka potencial të madh për teknologji dhe industri

Bizneset mund të regjistrohen lehtë e shpejt përmes aplikacionit Wolt Merchant, duke plotësuar të dhënat bazë të biznesit në vetëm disa minuta.

Për çdo paqartësi, Qendra e FAQ për partnerët ofron udhëzime të qarta për gjithçka: nga menaxhimi i porosive deri te pagesat dhe përditësimet teknike.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Biznes #Biznese #Bizneset #Biznesi #gjermani #Green protein #Klientet #Pagesa #Wolt #Wolt kosova #Wolt merchant

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Shqipëria përfiton 3 mln dollarë grant nga Banka Botërore për turizmin, Gonxhja: Më shumë destinacione do të futen në itineraret turistike
  • Fasoneritë kërkojnë ndihmë/ Euroja e dobët dhe kostot në rritje, prodhuesit duan ndryshime fiskale për 2027
  • Gazment Bardhi: Rama sulmon mediat që nuk i kontrollon dot dhe s’janë pjesë e oborrit të tij (VIDEO)
  • Studiuesi Auron Tare: “Kino Ditar” i qeverisë për Butrintin, propagandë për të fshehur realitetin. Ndërtime në territorin e Parkut
  • VIDEO – Zgjedhjet në Gjermani/ Auron Dodi nga DW: E majta fiton Berlinin, AfD në MV. Ç’bën Merz?
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live 7 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video… 3 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Apple gjobitet me 5.7 miliardë dollarë, përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide 2 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Teknologji Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së 1 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by