Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kos: Siguria e Evropës varet nga stabiliteti në Ballkan, rajonin duhet ta pranojmë në BE
Aktualitet

Kos: Siguria e Evropës varet nga stabiliteti në Ballkan, rajonin duhet ta pranojmë në BE

• 12 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos tha të martën se siguria e Evropës është e lidhur ngushtë me stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe se Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra praktike për ta afruar rajonin ku bën pjesë edhe Kosova, më shpejt me strukturat evropiane.

Ajo bëri këtë koment pas takimit të parë ministror të ministrave të Jashtëm të Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Bratisllavë të Sllovakisë

“Siguria e Evropës është shumë e lidhur me stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Prandaj duhet të gjejmë mënyra praktike për ta afruar rajonin me Bashkimin Evropian. Nga e kaluara e dimë se vetëm dy vende të Ballkanit Perëndimor janë anëtare të BE-së: Kroacia dhe Sllovenia. Prandaj duhet të bëjmë më shumë dhe kjo ishte në qendër të diskutimit tonë sot, si mund ta arrijmë këtë”, tha Kos.

Read more:BE-ja ka ndalur të gjitha pagesat nga Plani i Rritjes për Serbinë

Kos tha se BE-ja nuk mund të lejojë që boshllëqet e sigurisë të rriten në fqinjësinë e saj, teksa shtoi se në këtë situatë gjeopolitike “të çmendur”, për herë të parë ka forca të jashtme destabilizuese që duan ta shohin BE-në dhe vendet aspiruese të dështojnë në procesin e anëtarësimit dhe se ato forca mund të ndërhyjnë dhe t’i përdorin “këto vende kundër nesh”.

“Me Shqipërinë kemi hapur të gjithë kapitujt dhe shpresojmë të ecim drejt mbylljes së tyre sa më shpejt të jetë e mundur. Maqedonia e Veriut kohët e fundit ka përshpejtuar ritmin e reformave, por ambicia jonë është që i gjithë rajoni të ecë përpara. Sepse në fund të fundit, të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor i përkasin Bashkimit Evropian si anëtarë të barabartë, me të drejta dhe përgjegjësi të plota, të bazuara në harmonizim të plotë me ligjet dhe vlerat e BE-së”, tha Kos.

Ndërsa, ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Juraj Blanar tha se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mundësi të përfitojnë nga mbështetja financiare dhe integruese e Bashkimit Evropian për t’u përballur me sfidat si migrimi i të rinjve drejt BE-së dhe nevojat për zhvillim ekonomik.

Read more:Ndryshimet gjeopolitike theksojnë nevojën për lidhje më të ngushta Turqi-BE, vlerëson Erdogan

Ai përmendi Shqipërinë dhe Malin e Zi si dy shembuj pozitivë që duhet ndjekur të gjitha vendet tjera të rajonit në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Ne mendojmë se vende si Sllovakia, Mali i Zi dhe Shqipëria mund të jenë shembull pozitiv për të gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor se është e mundur të arrihet kjo.

Read more:“Serbia na trajton si dele” – rrëfimi i një serbi nga Kosova për presionin politik

Ne e mbështetëm Shqipërinë në rrugën e saj, sepse është shumë, shumë e motivuar dhe kjo është prioriteti i saj, por ata ende kanë punë për të bërë”, tha ai.

Grupi i Miqve të Ballkanit Perëndimor përfshin Austrinë, Kroacinë, Greqinë, Çekinë, Sllovakinë, Italinë dhe Slloveninë.

Në takimin në Bratislavë morën pjesë gjithashtu përfaqësues të Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Kosovës.

Read more:Hoxha: Shqipëria nuk do ta zgjasë marrëveshjen e migrantëve me Italinë pas vitit 2030

Kosova ka aplikuar në dhjetor të vitit 2022 për statusin e vendit kandidat në BE. Për këtë, ende nuk ka ndonjë vendim nga Brukseli.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha ditë më parë se “BE-ja duhet të punojë së bashku për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit”. Sipas tij, ‘duhet të ketë unitet angazhimi në BE në mënyrë që Kosova të mos mbetet prapa”.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Albin kurti #ballkani perendimor #Bashkimi evropian #Bashkimin evropian #Detyrë #jetë #Kandidat #Kosova #Marta Kos

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Kujtoni fëmijët tuaj kur i përcollët për jashtë shtetit”, protestuesja: Mafia është në pushtet, por do e rrëzojmë. Këtu do vendosim ne
  • Bllokimi i rrugëve/ Protestuesi thirrje shoferëve: Ne nuk jemi fajtorë. E dimë se jeni nën presion ekonomik, do çlirohemi
  • Përfundojnë fjalimet/ Me thirrjet “Dorëheqje”, protestuesit drejtohen për tek sheshi “Nënë Tereza”
  • Ambasadori i Gjermanisë: Rruga drejt BE-së ka shumë punë, ka raste të korrupsionit të frikshëm në nivele të larta
  • “Maxhoranca e ka humbur fillin! Zgjidhja, zgjedhjet”/ Indrit Sefa: Protesta e goditi fortë Ramën te pika e tij më dobët! Shqiptarët morën frenat në dorë!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Plagosi dy persona në Laprakë, shpallet në kërkim autori 14 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Arrestoni Ramën!”/ 103 ditë revoltë, gazeta amerikane: Protestat kundër qeverisë kanë tronditur Shqipërinë 12 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit 11 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Protestuesit të ndarë! Një grup bllokoi rrugët e Tiranës, rrethoi dhe sulmoi një makinë! Rama replikon sërish me ‘Demokratët Evropianë’: Kjo është dhunë (VIDEO) 7 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë Skandali i trafikut ndërkombëtar të armëve/ Muçollari: Ky është biznesi i Ramës dhe Yeffet, do apelojmë tek partnerët që të angazhohen në zbardhjen e aferës 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- Nuk ndalet rezistenca! Kumbojnë thirrjet në Bulevard: Bashkohuni studentë, kombi na thërret! 6 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Të bllokojmë gjithë institucionet!”/ Mërgata shqiptare në shesh më 12 shtator, aktivisti Daci: Nisemi nesër për Tiranë, të bashkohemi gjithë shqiptarët! 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by