Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Hoxha: Shqipëria nuk do ta zgjasë marrëveshjen e migrantëve me Italinë pas vitit 2030
Aktualitet

Hoxha: Shqipëria nuk do ta zgjasë marrëveshjen e migrantëve me Italinë pas vitit 2030

• 12 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shqipëria nuk do ta zgjasë marrëveshjen e saj për migracionin me Italinë përtej vitit 2030, tha ministri i Jashtëm shqiptar, Ferit Hoxha, në një intervistë ekskluzive për Euractiv.

Qeveria e Giorgia Meloni po përdor dy objektet në Gjadër dhe Shëngjin si qendra ndalimi për migrantët që nuk kanë arritur të fitojnë azil në Itali.

Kjo është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të qeverive evropiane për ta zhvendosur praninë fizike të migrantëve jashtë kufijve të tyre.

Marrëveshja pesëvjeçare u ratifikua në fillim të vitit 2024 dhe është përballur me polemika politike dhe probleme ligjore.

Read more:Arbëreshët e Siçilisë synojnë turizmin shqiptar me festa dhe tradita shekullore

Për të vazhduar pas vitit 2029, do të kërkohej një zgjatje vetëm disa muaj para afatit që vetë Shqipëria ka vendosur për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Para së gjithash, marrëveshja është për pesë vjet dhe nuk jam i sigurt se do të ketë zgjatje. Së dyti, nuk do të ketë zgjatje sepse ne do të jemi anëtarë të Bashkimit Evropian. Të gjithë kanë bërë të njëjtën llogaritje,” tha Hoxha, duke iu referuar synimit të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në vitin 2030.

“Sapo Shqipëria të hyjë në BE, kjo nuk do të jetë më territor ekstraterritorial, por territor i Bashkimit Evropian,” shtoi ai.

Read more:Miratimi i rezolutës së PE për Shqipërinë, Hoxha takohet me Schieder: Mesazh inkurajues në rrugën drejt anëtarësimit evropian

Sfidat ligjore në Itali e shtynë qeverinë e Melonit t’i ripërdorë këto objekte nga qendra fillestare për përpunimin e migrantëve në qendra ndalimi për migrantët me kërkesa të refuzuara, në pritje të riatdhesimit.

Por në prill, marrëveshja mori një shtysë pas një opinioni jo-detyrues nga një avokat i përgjithshëm në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së, i cili tha se skema është në përputhje me ligjin e BE-së. Hoxha theksoi se Shqipëria nuk është tërhequr nga detajet e marrëveshjes pavarësisht sfidave ligjore.

Hoxha, i cili ndodhej në Bruksel për të marrë pjesë në një takim me ministrat e Jashtëm të BE-së, e paraqiti Shqipërinë si një partnere të besueshme për Italinë.

Read more:A e kuptoi Amerika se nuk ecën dot vetëm? Ekspertët në Report TV zbërthejnë vizitën e Rubios në Vatikan: Pa Europën nuk mbyllet lufta me Iranin

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, e ka përshkruar partneritetin si “ekskluziv”, duke përmendur lidhjet e ngushta mes dy vendeve.

Hoxha hodhi poshtë sugjerimet se kjo mund ta nxisë qeverinë italiane – e cila mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE – të mos e lejojë hyrjen e Shqipërisë, me qëllim mbajtjen në funksion të kampeve. “Italia kishte nevojë për ndihmë. Ne ndihmuam. Dhe kjo nuk mund të harrohet,” tha Hoxha. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bashkimin evropian #Bruksel #Edi Rama #Ferit Hoxha #Giorgia meloni #itali #Italia #Marrëveshja e migracionit #Shqiperia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
  • Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide
  • Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO)
  • Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet
  • “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar 6 lexime · 4 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim 5 lexime · 5 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës 1 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by