Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. A e kuptoi Amerika se nuk ecën dot vetëm? Ekspertët në Report TV zbërthejnë vizitën e Rubios në Vatikan: Pa Europën nuk mbyllet lufta me Iranin
Aktualitet

A e kuptoi Amerika se nuk ecën dot vetëm? Ekspertët në Report TV zbërthejnë vizitën e Rubios në Vatikan: Pa Europën nuk mbyllet lufta me Iranin

• 7 Maj, 2026 • 6 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Vizita e sekretarit amerikan Marco Rubio në Vatikan dhe takimi i tij me Papa Leonin XIV, pak ditë pas sulmeve të ashpra të Donald Trump ndaj Selisë së Shenjtë, u interpretua në emisionin “Bota Report” në Report TV si shenja më e qartë se Amerika ka nevojë sërish për Europën dhe aleatët tradicionalë për të dalë nga ngërçi strategjik i krijuar nga lufta me Iranin.

Sipas ekspertëve të marrëdhënieve ndërkombëtare, Juxhina Sotiri dhe Alban Daci, përplasjet e Trump me Vatikanin, ftohja me Giorgia Melonin dhe krisjet brenda NATO-s kanë detyruar Uashingtonin të kërkojë një rikanalizim të marrëdhënieve me Europën në një moment kritik për konfliktin në Lindjen e Mesme.

Alban Daci u ndal te pesha diplomatike dhe morale e Selisë së Shenjtë, duke argumentuar se Vatikani historikisht ka mbajtur një linjë që shpesh bie ndesh me politikën e jashtme amerikane, pasi fokusi i tij mbetet paqja dhe mbrojtja e njeriut.

Read more:Rubio është rokeri i administratës Trump dhe kandidat serioz për president në vitin 2028

“Selia e Shenjtë ka një fuqi të jashtëzakonshme diplomatike dhe një rëndësi për shkak të moralit dhe asaj që përfaqëson. Linja diplomatike e saj shpesh nuk përputhet me politikën e jashtme të SHBA-ve sepse interesi diplomatik i Vatikanit është paqja dhe mbrojtja e njeriut. Nuk është hera e parë që është kritikuar linja soft e Vatikanit, por mendoj që Trump e ka ekzagjeruar duke bërë një nga deklaratat më të ashpra në 30 vitet e fundit kundër Papës, duke e konsideruar atë ‘rrezik për katolikët’”, tha Daci.

Sipas Juxhina Sotirit, vetë fakti që këtë herë është Uashingtoni ai që po afrohet me Vatikanin dhe jo liderët europianë me Shtëpinë e Bardhë, tregon vështirësitë strategjike ku ndodhet administrata amerikane dhe nevojën për të rikuperuar raportet me aleatët.

Read more:Rubio takohet me Papën

“Deri tani ka patur goditje të herëpashershme jo vetëm të NATO-s, por edhe marrëdhëniet personale të Trump me Melonin nuk janë më ato të para 1 viti. Profili i Melonit si një lider që është sytë dhe veshët e Trump në Europë, nuk është më. Pra, kemi ikjen e Orbanit, aleat i Trumpit dhe një kundërpërgjigje që ka marrë nga Meloni. Tani e shoh si një përpjekje për t’u afruar dhe për të kërkuar një ndërmjetësim të Papës”, u shpreh ajo.

Sotiri argumentoi se deklaratat e Trump ndaj Papës kanë krijuar një çarje më të thellë me botën e krishterë dhe me aleatët europianë.

“Ajo që ka ndodhur me Trump është e paprecedent. Gjuha denigruese ndaj Papatit dhe Vatikanit ka sjellë një çarje në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Italisë, por të gjitha vendeve të krishtera në të njëjtën kohë. I duhet një suport apo edhe një kontroll i narrativës që të thotë se SHBA është e mirëpritur në Vatikan. E vetmja gjë që i mbeti Trump në pathosin e Krishtërimit ishte të thoshte që Jezusi kishte pasaportë amerikane. Vetëm kjo mbeti pa u thënë”, deklaroi ajo.

Read more:Tërheqja e trupave amerikane nga Europa, ish-ambasadori Bimo: Liderët e BE-së nuk e kanë lexuar siç duhet mesazhin, marrin me të mira Trump me shpresën se do ndryshojë mendje

Ndryshe nga Sotiri, Alban Daci nuk mendon se Selia e Shenjtë ka hyrë në një krizë raportesh me SHBA-në, duke argumentuar se Vatikani historikisht ka ruajtur marrëdhënie edhe me liderë kontroversë.

“Unë nuk mendoj që ka krisje të marrëdhënieve nga Selia e Shenjtë sepse ajo në historinë e saj ka patur dhe diktatorë që i kanë kushtuar goxha njerëzimit. Mussolini është një prej tyre. Filozofia e Papës nuk funksionon në bazë inatesh apo deklaratash. Problemi i Trump është që ai nuk ka koherencë dhe nuk mban mend deklaratat që bën ndaj s’ka as krisje nga ana e SHBA-ve. Ai i teston aleatët”, tha ai.

Read more:Nga një udhëtim luksoz në një thriller shëndetësor, çfarë ndodhi në anije para dhe pas shpërthimit të epidemisë së Hantavirusit

Sipas Dacit, objektivi kryesor i SHBA-së mbetet mbyllja e konfliktit me Iranin, por kjo nuk mund të arrihet pa mbështetjen e Europës dhe veçanërisht të Italisë.

“Trump tani ka përpara sfida shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me mbylljen e luftës që do mbyllet në qershor se nuk ka opsione të tjera. Asnjërës palë nuk i intereson vazhdimi i këtij konflikti. Trumpit i duhet Italia. Ka një pozicion që i duhet të mbajë linjën euro-atlantike sepse nuk e thyen dot ndryshe binomin francezo-gjerman dhe kjo është arsyeja përse Meloni ka lidhur marrëdhënie speciale me Trump. Një marrëveshje mes Amerikës, Iranit dhe Izraelit pa garancinë e BE-së do ta bënte më të dobët dhe më të paaplikueshme sepse shumicën e embargos ekonomike dhe të aksioneve bankare e ka në dorë Bashkimi Europian. Pra Trumpit i duhet Europa që ta mbyllë luftën. Aleati më i mirë historik është Italia”, deklaroi ai.

Read more:Alban Daci: Spiropali dhe loja e pritjes për lidershipin

Në fund të debatit, Juxhina Sotiri u ndal edhe te kriza e besimit brenda NATO-s dhe rëndësia strategjike që Italia ka për Aleancën dhe Amerikën, përtej çdo lidershipi politik.

“Nuk duhet të harrojmë zinxhirin e komandës së NATO-s. Një ndër to është Komanda e Napolit, që është më e rëndësishmja për aleancën. Ndaj Italia është e rëndësishme përpos çdo lidershipi. Aleati që mban NATO-n është SHBA dhe duket se besimi mes aleatëve është thyer ndërsa dialogu është minuar. Kjo bën që procesi politik i vendimmarrjes brenda NATO-s të jetë i pamundur në arritjen e unanimitetit”, përfundoi ajo.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #alban daci #Amerika #Bashkimi Europian #bota #Bota Report #Donald Trump #Giorgia meloni #juxhina sotiri #Nato #Papa Leone XIV

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
  • Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog
  • “Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër 13 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog 6 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 5 orë më parë
  5. 05
    Politikë Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) 2 lexime · 7 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin