Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. U përplas me Trump për shitjen e cigareve elektronike, presidenti amerikan shkarkon nga detyra komisionerin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave
Botë

U përplas me Trump për shitjen e cigareve elektronike, presidenti amerikan shkarkon nga detyra komisionerin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave

• 12 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Komisioneri i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA), Marty Makary, pritet të largohet nga administrata e Donald Trump, pasi presidenti amerikan ka miratuar planin për shkarkimin e tij, raportojnë mediat amerikane, duke cituar burime të njohura me situatën.

Sipas raportimeve, Makary ishte vënë prej kohësh nën presion të vazhdueshëm si nga brenda administratës, ashtu edhe nga grupe të jashtme interesi. Një nga përplasjet kryesore lidhej me qëndrimin e tij kundër miratimit të shitjes së cigareve elektronike me aromë, çështje që thuhet se e çoi Trumpin në një përballje të drejtpërdrejtë me të.

Ai u përball gjithashtu me kritika nga industria farmaceutike dhe grupet kundër abortit, ndërsa gjatë drejtimit të tij FDA-së u karakterizua nga ndryshime të shpeshta në nivelet e larta drejtuese dhe përplasje të brendshme.

Read more:“Armëpushimi është në fije të perit”/ SHBA shqyrton rinisjen e sulmeve ndaj Teheranit, zyrtari i lartë iranian: Nuk ka alternativë më të mirë se propozimi ynë

Largimi i Makary-t krijon një tjetër vakancë në strukturat drejtuese të Departamentit Amerikan të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore. Aktualisht, administrata amerikane nuk ka ende drejtues të përhershëm në krye të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), si dhe në postin e kirurgut të përgjithshëm.

Dorëheqja e tij vjen vetëm një ditë para se Makary të dëshmonte para Komitetit të Buxhetit të Senatit lidhur me buxhetin e propozuar të FDA-së.

Sipas raportimeve të Politico, përpjekjet për largimin e tij u intensifikuan ditët e fundit nga një grup zyrtarësh të Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shëndetësisë, të cilët ishin të pakënaqur me drejtimin e agjencisë dhe konfuzionin në politikat e saj.

Read more:Rusia nuk humbet kohë, nis sulmet ajrore në Kiev menjëherë pas përfundimit të armëpushimit 3-ditor

Megjithatë, disa këshilltarë të Trumpit kishin argumentuar se shkarkimi i një zyrtari të lartë të shëndetësisë mund të sillte pasoja politike, veçanërisht duke zemëruar mbështetësit e lëvizjes “Make America Healthy Again”, e lidhur me sekretarin e Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr..

Një nga çështjet që përshpejtoi tensionet ishte refuzimi i Makary-t për të miratuar cigaret elektronike me aromë frutash. Sipas burimeve, Trump ushtroi personalisht presion ndaj tij për këtë çështje, ndërsa FDA ndryshoi më vonë qëndrim lidhur me produktet në fjalë.

Një tjetër përplasje lidhej me debatin për pilulën abortive mifepristone. Aktivistët kundër abortit i kërkuan administratës që FDA të anulonte rregullat që lejojnë dërgimin me postë të ilaçit, i cili përdoret gjerësisht për abortet medikamentoze në SHBA.

Read more:Shpërthimi dëmton shtëpi në Sao Paulo të Brazilit, duke lënduar tre persona

Presidentja e organizatës kundër abortit “Susan B. Anthony Pro-Life America”, Marjorie Dannenfelser, kishte kërkuar publikisht shkarkimin e Makary-t, duke e akuzuar për mungesë reagimi ndaj kërkesave të lëvizjes anti-abort.

Makary, kirurg dhe autor, ishte zotuar pas emërimit të tij në vitin 2025 se do të përshpejtonte proceset e miratimit të ilaçeve, pajisjeve mjekësore dhe vaksinave. Megjithatë, gjatë mandatit të tij ai u përball me kritika të vazhdueshme si nga kompanitë farmaceutike, ashtu edhe nga kritikët e vaksinave dhe grupet konservatore sociale.

Lexo edhe
Botë

Lufta në Lindjen e Mesme/ Donald Trump refuzon ishullin Kharg: Sado e mirë të duket, nuk kemi oreks për të

Botë

Fillon zyrtarisht ‘El Nino’, shkencëtarët ngrenë alarmin për temperaturat e larta: Këtë vit mund të jetë një nga episodet me të forta

Tags: #Cigaret #Donald Trump #Kirurg #Mediat #Para #Presidenti #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Lufta në Lindjen e Mesme/ Donald Trump refuzon ishullin Kharg: Sado e mirë të duket, nuk kemi oreks për të
  • Fillon zyrtarisht ‘El Nino’, shkencëtarët ngrenë alarmin për temperaturat e larta: Këtë vit mund të jetë një nga episodet me të forta
  • Paralajmëron Trump: SHBA-të do të sekuestrojnë qendrën kryesore të eksportit të naftës iraniane
  • Zjarri shkrumbon kopshtin zoologjik në Britaninë e Madhe, vret pothuajse të gjitha kafshët
  • Valë migrantësh drejt Kretës, qindra emigrantë mbërrijnë nga Libia, Greqia forcon masat e kontrollit në det
Nga të njëjtat tag-e
  • Lufta në Lindjen e Mesme/ Donald Trump refuzon ishullin Kharg: Sado e mirë të duket, nuk kemi oreks për të
  • Paralajmëron Trump: SHBA-të do të sekuestrojnë qendrën kryesore të eksportit të naftës iraniane
  • Zjarri shkrumbon kopshtin zoologjik në Britaninë e Madhe, vret pothuajse të gjitha kafshët
  • Sulmi ndaj anijes së tretë me marinarë indianë pranë Omanit, India akuzon SHBA-në: Situata shqetësuese
  • “Më pëlqen inflacioni”, deklarata e Trump shkakton stuhi reagimesh në SHBA
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë ‘Zvërneci’/ Protestë para Kryeministrisë, propozohet Kuvend Kombëtar përtej çdo partie! Sali Lushaj dhe i biri Stresi në mes të turmës, nervozohen nga thirrjet ‘Berisha n’burg’! Qytetarët: Ikni (VIDEO) 14 lexime · 14 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Si po orvatet Edi Rama të poshtërojë të rinjtë? – Blog 7 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Gjirokastër/ Mbytet në pishinë 15-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt! Arrestohet pronari i biznesit, bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë (EMRAT) 7 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Investimet me rregulla të reja, qeveria kërkon më shumë industri dhe më pak fokus te pasuritë e paluajtshme 4 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplaset me motomjetin! Ndërron jetë 48-vjeçari 4 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Botë Fillon zyrtarisht ‘El Nino’, shkencëtarët ngrenë alarmin për temperaturat e larta: Këtë vit mund të jetë një nga episodet me të forta 4 lexime · 3 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Sezoni turistik/ Ngrihet task-forca, mekanizëm monitorimi për garantimin e sigurisë dhe ofrimin e shërbimeve për pushuesit 4 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Botë

Lufta në Lindjen e Mesme/ Donald Trump refuzon ishullin Kharg: Sado e mirë të duket, nuk kemi oreks për të

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dhënë deklarata të reja lidhur me situatën në Iran gjatë një bisede…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Botë

Fillon zyrtarisht ‘El Nino’, shkencëtarët ngrenë alarmin për temperaturat e larta: Këtë vit mund të jetë një nga episodet me të forta

Fenomeni klimatik El Niño, i lidhur shpesh me thatësira, përmbytje dhe temperatura rekord në mbarë botën, ka filluar…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Botë

Paralajmëron Trump: SHBA-të do të sekuestrojnë qendrën kryesore të eksportit të naftës iraniane

Presidenti Donald Trump tha të enjten në mëngjes se SHBA-të do të marrin ishullin Kharg dhe infrastrukturën tjetër…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by