Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. U përplas me Trump për shitjen e cigareve elektronike, presidenti amerikan shkarkon nga detyra komisionerin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave
Botë

U përplas me Trump për shitjen e cigareve elektronike, presidenti amerikan shkarkon nga detyra komisionerin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave

• 12 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Komisioneri i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA), Marty Makary, pritet të largohet nga administrata e Donald Trump, pasi presidenti amerikan ka miratuar planin për shkarkimin e tij, raportojnë mediat amerikane, duke cituar burime të njohura me situatën.

Sipas raportimeve, Makary ishte vënë prej kohësh nën presion të vazhdueshëm si nga brenda administratës, ashtu edhe nga grupe të jashtme interesi. Një nga përplasjet kryesore lidhej me qëndrimin e tij kundër miratimit të shitjes së cigareve elektronike me aromë, çështje që thuhet se e çoi Trumpin në një përballje të drejtpërdrejtë me të.

Ai u përball gjithashtu me kritika nga industria farmaceutike dhe grupet kundër abortit, ndërsa gjatë drejtimit të tij FDA-së u karakterizua nga ndryshime të shpeshta në nivelet e larta drejtuese dhe përplasje të brendshme.

Read more:“Armëpushimi është në fije të perit”/ SHBA shqyrton rinisjen e sulmeve ndaj Teheranit, zyrtari i lartë iranian: Nuk ka alternativë më të mirë se propozimi ynë

Largimi i Makary-t krijon një tjetër vakancë në strukturat drejtuese të Departamentit Amerikan të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore. Aktualisht, administrata amerikane nuk ka ende drejtues të përhershëm në krye të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), si dhe në postin e kirurgut të përgjithshëm.

Dorëheqja e tij vjen vetëm një ditë para se Makary të dëshmonte para Komitetit të Buxhetit të Senatit lidhur me buxhetin e propozuar të FDA-së.

Sipas raportimeve të Politico, përpjekjet për largimin e tij u intensifikuan ditët e fundit nga një grup zyrtarësh të Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shëndetësisë, të cilët ishin të pakënaqur me drejtimin e agjencisë dhe konfuzionin në politikat e saj.

Read more:Rusia nuk humbet kohë, nis sulmet ajrore në Kiev menjëherë pas përfundimit të armëpushimit 3-ditor

Megjithatë, disa këshilltarë të Trumpit kishin argumentuar se shkarkimi i një zyrtari të lartë të shëndetësisë mund të sillte pasoja politike, veçanërisht duke zemëruar mbështetësit e lëvizjes “Make America Healthy Again”, e lidhur me sekretarin e Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr..

Një nga çështjet që përshpejtoi tensionet ishte refuzimi i Makary-t për të miratuar cigaret elektronike me aromë frutash. Sipas burimeve, Trump ushtroi personalisht presion ndaj tij për këtë çështje, ndërsa FDA ndryshoi më vonë qëndrim lidhur me produktet në fjalë.

Një tjetër përplasje lidhej me debatin për pilulën abortive mifepristone. Aktivistët kundër abortit i kërkuan administratës që FDA të anulonte rregullat që lejojnë dërgimin me postë të ilaçit, i cili përdoret gjerësisht për abortet medikamentoze në SHBA.

Read more:Shpërthimi dëmton shtëpi në Sao Paulo të Brazilit, duke lënduar tre persona

Presidentja e organizatës kundër abortit “Susan B. Anthony Pro-Life America”, Marjorie Dannenfelser, kishte kërkuar publikisht shkarkimin e Makary-t, duke e akuzuar për mungesë reagimi ndaj kërkesave të lëvizjes anti-abort.

Makary, kirurg dhe autor, ishte zotuar pas emërimit të tij në vitin 2025 se do të përshpejtonte proceset e miratimit të ilaçeve, pajisjeve mjekësore dhe vaksinave. Megjithatë, gjatë mandatit të tij ai u përball me kritika të vazhdueshme si nga kompanitë farmaceutike, ashtu edhe nga kritikët e vaksinave dhe grupet konservatore sociale.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Cigaret #Donald Trump #Kirurg #Mediat #Para #Presidenti #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Braktisi Partinë Socialiste për të dalë në krah të “Flamingove”/ “Neomalsorja” sërish në protestë
  • Lumi i protestuesve rikthehet para Kryeministrisë. Mbyllet protesta e 63 antiqeveritare/ Qytetarët largohen me thirrjet: Rama jepe dorëheqjen!
  • La PS-në për të dalë në krah të “Flamingove”/ “Neomalsorja” sërish në protestë
  • “Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë”/ Gent Progni nga protesta: Nëse heshtni fiton korrupsioni
  • Erdhën për pushime, 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë për të na marrë para, policia nuk ndërhyri
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Berisha: Do bëjmë gjithçka që Olsi Rama të hetohet nga drejtësia amerikane, nuk e votojmë ligjin e lojërave të fatit 19 lexime · 14 orë më parë
  2. 02
    Politikë Emërimi i ish-anëtares së Kryesisë së PD në qeveri/ Berisha: Korruptimi i opozitës është politikë kryesore e Ramës 19 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama duhet të tërhiqej, kërkohet qeveri tranzitore”/ Aulon Kalaja: Rezistenca e protestës heroike, Europa e ka mbështetur! “Besa” e Ramës? Si karamele propagandistike 16 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Duam dorëheqjen e Ramës dhe që kryeministri të ketë vetëm dy mandate gjatë jetës politike”/ Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba e sorra kundër korrupsionit 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Denoncimi i Klevis Balliut: Skemë vjedhje te Ushtria e firmosur nga Balluku. Ja si Ron Yeffet, miku i Ramës dhe KAYO zhvatin miliona euro tendera (VIDEO) 12 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, minatori 40-vjeçar mbetet i bllokuar, ende nuk dihet fati i tij 10 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Gjirokastër/ ’Cekja’ i Beratit dhe Baba Sheh Hormova përplasen me makinë, shpëtojnë pa lëndime 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 1 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by